Francezët gabuan himnin shqiptar, UEFA hap procedim!

10 Shtator 2019, 20:16Sport TEMA

Të shtunën e shkuar në “Stade de France”, ndeshja mes Francës dhe Shqipërisë do të niste 7 minuta me vonesë dhe kjo erdhi pasi u ekzekutua himni i Andorrës në vend të atij shqiptar, gjë që solli indinjatën me të drejtë të kuqezinjve, që nuk deshën të vazhdonin deri sa situata u qetësua dhe u korigjua gafa e madhe.

UEFA, megjithatë, nuk e ka pritur mirë këtë ngjarje dhe ka vendosur që të hapë një procedim disiplinor.

Tani pritet të shihet nëse do të jetë një gjobë, sipas “L’Equipe” prej 100 mijë eurosh për federatën franceze të futbollit, osee dhe dënim të fushës.

Dënimi do të caktohet mes datës 19 shtator ose 17 tetor.

2 komente në “Francezët gabuan himnin shqiptar, UEFA hap procedim!”

  1. Dukat says:

    0-3 fitore ne tavoline

  2. cuni says:

    Cfare do te thote mes dates 19 Shtator ose 17 Tetor.

    Qeveria jone t’i vere gishtin kokes here tjeter kur t’i dhuroje dicka Frances. Kujtoni i dhuruam 100 mije Euro kur u dogj katedralja pak kohe me pare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje