Këngëtarja e njohur shqiptare “mohon” vendin e lindjes, tjetra flet për marrëdhëniet me femrat

Dua Lipa dhe Rita Ora janë dy nga këngëtaret më të famshme në botë, dhe që kanë origjinë shqiptare të dyja.

Origjinë që ato e  pranojnë me krenari.

Por Dua Lipa ka rënë pre e sulmeve të komentuesve shqiptarë, pasi në një video të fundit, ajo shprehet se “Përshëndetje! Unë jam Dua Lipa, këngëtare dhe autore tekstesh nga Londra”.

“ Londra është vendi ku jeton, por Kosova është vendi i saj”, shkruajnë komentuesit.

Gjë që në fakt Dua nuk e ka fshehur asnjëherë, pasi edhe e ka promovuar Kosovën me koncerte të ndryshme, më i fundit vetëm pak muaj më parë.

Ndërsa këngëtarja tjetër e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka tërhequr vëmendjen me deklaratat për seksualitetin e saj.

“Unë admiroj bukurinë te burrat dhe gratë. I shoh gjërat pa fytyra dhe pa gjini, për mua ka rëndësi personi”, tha ajo.

Rita foli për herë të parë për biseksualitetin kur publikoi këngën “Girls”, ku shihej duke puthur  me Cardie B.

“Girls u shkrua për të përfaqësuar të vërtetën time dhe është një tregim i saktë i një përvoje të vërtetë dhe të sinqertë në jetën time.

Kam pasur marrëdhënie romantike me gra dhe burra gjatë gjithë jetës sime dhe ky është rrugëtimi im personal”, ishte komenti i saj.(TemA)

7 komente në “Këngëtarja e njohur shqiptare “mohon” vendin e lindjes, tjetra flet për marrëdhëniet me femrat”

  1. LULJA says:

    PUNE KURVASH NGA KOSOVA

  2. bisexuali says:

    Pune kurvash.bi

  3. Genn says:

    E cfare do te thote ky shkrim?

  4. Genn says:

    Me mire dy shqiptare te tilla se shume injorante, dge ne kemi shume te tille

  5. emigranti says:

    Ku e sheh mohimin e vendlindjes o gazetar qe kerkon ti hedhesh benzine zjarrit.
    Mund ti kesh inat dhe je i lire te shkruash, por jo te vesh ne gojen e tyre te paverteta qe jane pjelle e mendjes tende.

  6. Enea says:

    Keto dy kengetare nderkombetare nuk e kane komhu kurre origjinen shqiptare. Ky ishte shkrim qe po ta lexonin keto te dyja do ju hidhnin ne gjyq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *