Mark Babani reagon pas akuzave të PD: Në jetën time nuk kam marrë as edhe një gjobë makine. Unë jam hero dhe asnjë intrigant e i poshtër s'mund të më njollosë emrin

10 Shtator 2019, 11:50Politika TEMA

Menjëherë pas akuzave të ngritura ndaj tij nga Partia Demokratike, kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Babani, ka reaguar për A2 CNN, duke i hedhur poshtë ato.

“Jam përpjekur gjithë jetën time të ruaj traditën e familjes, babait e gjyshit tim, një familje e ndershme.

E them me përgjegjësi të plotë, që nuk jam dënuar, ndaj meje nuk ka pasur asnjë proces gjyqësor, madje nuk kam marrë asnjë gjobë makine.

Me vjen keq që opozita, për të ruajtur elektoratin, trillon shpifje te tilla”, u shpreh Babani.

Më herët, përmes një letre zyrtare drejtuar Prokurorisë, sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, i kërkoi kësaj të fundit të bënte verifikimet për Babanin, pasi dyshohet që ka qenë i arrestuar në Itali, por edhe në Maqedoninë e Veriut.

“Jam larguar nga Italia në 1995 ku kam ardhur me fabrikën që unë punoja, kemi bërë një investim në Shëngjin të Lezhës”, shprehet Babani.

Sipas PD ju jeni arrestuar në vitet 94-99 në Itali?

Kjo pjesë s’ka lidhje me mua dhe me jetën time. Më vjen turp që dëgjoj këto fjalë, por kam kluftuar gjithë jetën me kenë një shqiptar model dhe kështu kam rezultuar. Gjithë jetën unë, baba im dhe gjyshi im si ka bërë kush 24 orë burg në asnjë qeveri që ka qenë këtu.

Po me emrat keni pasur probleme?

Kam pasur absolutisht vetëm emrin Mark, do më vinte turp të ndryshoja emër për një arsye apo për një tjetër.

Unë kam shkelur në Itali në vitin 1994 deri në vitin 2003, me emrin Mark Babani, e lidh këtë me vitet e punës që kam pasur atje dhe me kodin fiskal që kam pasur.

Në vitin 2003 kam shkuar e dorëzuar soxhornon dhe kam marrë vizën si biznesmen. Për shkak të biznesit e kaloj pjesën më të madhe të kohës në Eeropë.

Nëse arrijnë me gjet një gjobë 100 euroshe në një nga vendet e Europës, do i kem borxhin më të madh.

Kemi 100 vjet histori që jetojmë për nder e lavdi e s’ka mundsi që një intrigant e i poshtër të vijë të njollosë emrin dhe mbiemrin e Mark Babanit, është turpi më i madh i atyre jo i imi.

Do i denoncoj për shpifje, jam i gatshëm që në këto momente ti vihem në dispozicion Prokurorisë, Gjykatës së Krimeve të Rënda që ta cojmë në fund këtë histori. Jam hero i Ballkanit, se kam prure nje pune te re ne Ballkan.

4 komente në “Mark Babani reagon pas akuzave të PD: Në jetën time nuk kam marrë as edhe një gjobë makine. Unë jam hero dhe asnjë intrigant e i poshtër s’mund të më njollosë emrin”

  1. Daja says:

    Dukesh nga pamja.Te lumte trim.Rilindjes i duhen te tille heronj.

  2. SHKODRANI says:

    ordiner, vagabond , eshte nje thenie ne Shkoder te gjitha kurvat flasin per nder.

  3. Jimi says:

    E hengre dhe ti o car

  4. Termeti says:

    Besoj ne deklarimet e tua, i nderuari Babani!
    Ne se ne gjykate do te vertetoni deklaratat tuaja, do te beni nje tjeter deshmi te pakontestueshme, se vendi ynë qe nga 1992 sa here eshte qeverisur prej pd, ka patur mbi qafën e taksapaguesve shqiptare horra, hajdute, hajna, shpifesa, pisa dhe te poshter.
    Fitorja juaj do te jete nje tjeter prove se pd ka degjeneruar në një çerdhe për shpifje dhe përdhosje te vlerave qytetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje