Mehmet Shehun e vranë apo u vetëvra? Artan Fuga ngre dyshimet e forta dhe nxjerr pistat mafioze

Artan Fuga ka ngritur pikëpyetje, nëse ish kryeministri Mehmet Shehu është vrarë apo vetëvrarë.

Në një shkrim të tij në Facebook, Fuga ngre dyshime të forta rreth ngjarjes më të bujshme të shekullit të kaluar, e cila mbetet edhe sot e mbushur me mister.

Mes të tjerash Fuga bën pyetjen se:“A mundet një njeri që gjendet i vrarë, pasi ka lënë një letër se do të vetëvritet, mos jetë vetëvrarë, por ta kenë vrarë?

Shkruan Fuga

Vrasje apo vetëvrasje?

A mundet një njeri që gjendet i vrarë, pasi ka lënë një letër se do të vetëvritet, mos jetë vetvrarë, por ta kenë vrarë?

Ka një ngjarje në historinë e Shqipërisë që vazhdon edhe pas dyzet vjetësh të tërheqi vëmendjen e atij brezi që ka jetuar atëhere si edhe të historianëve dhe mediave.

Ish- kryeministri i atëhershëm, në atë dhjetor 1981, u vra apo u vetëvra?

Ata që e kanë mbyllur dyshimin e tyre dhe thonë se ishte një vetëvrasje, si provë marrin faktin që i ndjeri kishte shkruar një letër ku pasi rrëfente pezmin e tij, po i thoshte Enver Hoxhës se meqë nuk i kishte lënë rrugë tjetër po vriste veten.

Historianët, ndofta edhe të tjerë, me lehtësi kujtojnë se kanë gjetur një provë të pakundërshtueshme të vetëvrasjes. Një njeri që le një letër vetvrasjeje, dhe vritet, domethënë se është vetëvrarë.

Këtu nis budallalliku i historianit, amator ose gjoja profesionist, që merr letrat dhe dokumentet për prova, i cili i zhytur në një metodologji lineare, duke mos njohur se çfarë është komunikimi bien në gabime logjike.

Unë nuk di gjë për ngjarjen konkrete, nuk kam ndonjë studim për këtë sepse nuk është më është dashur, ndonëse kam libër për tipologjinë antropologjike të totalitarizmit shqiptar.

Por, a është e mundur që njeri që le një letër ku thotë se po vetëvritet, dhe gjendet i vrarë më pas, të mos jetë vetëvrarë por vrarë?

Teorikisht po, patjetër, pa problem.

Dikush nga bashkëpuntorët e tij i thotë: shkruaj një letër Enverit dhe thuaji se po vret veten, ne ja çojmë dhe kështu ai do të kuptojë se duhet të ndërhyjë shpejt, pa kaluar ti në akt, ta mbylli këtë muhabet, dhe nuk dënohesh. I ndjeri nuk ka rrugë tjetër dhe e shkruan. Ndërkohë e vrasin. letra është shkruar, hiqet qafe.

Ai vetë shkruan një letër ku thotë se do të vetëvritem, por jo medoemos e ka këtë synim atë ditë ditë ose atë çast, thjesht e shkruan ta ketë si version për një moment të dytë ku nëse do të vendoste ta vriste veten, të mos humbëte kohë ta shkruante letrën. Por, dikush e konstaton ose e merr vesh letrën dhe gjen rastin ta vrasi.

Dikush i thotë se do të eliminohesh, prandaj rruga më e mirë është të shkruash një letër ku të thuash këtë që do të vetëvritesh. Mbase do të shpëtosh pjesën tjetër të familjes. I ndjeri e shkruan letrën e vetvrasjes, por heziton ta vrasi veten. Atëhere ata që e kanë kërcënuar kryejnë aktin.

I ndjeri për t’u lehtësuar shkruan se do të vrasi veten, por jo medoemos e ka vërtet atë synim imediat. Bën psikologjikisht një sprovë me veten, sesi do t’i dukej po ta bente pergjysem aktin e vetvrasjes, por bën vetëm gjysmën e kthyeshme. Shkruan se do të vritet, por kur sheh gjysmen e veprimit të bërë, ka peshtjellim dhe lemeri dhe nuk e ben aktin e vertete. Por, kaq duhet që ai të ekzekutohet sepse letren e ka shkruar.

Sigurisht, Mehmet Shehu ka shumë mundësi të ketë vetvrarë veten.

Se mos ka ndonjë rëndësi kjo tani.

E kam gjetiu.

Si është e mundur që historianë amatorë ose që e quajnë veten profesionistë marrin copën e letrës automatikisht si dokument, marrin letrën si provë, konsiderojnë se një njeri i vrarë meqë ka lënë një letër se do të vrasi veten, është sigurisht i vetëvrarë.

Pale kur thonë se edhe vetë i biri e pranon. Pse po të jesh i biri nuk ja fut kot??? Statusi i dëshmitarit të besueshëm nuk lidhet fare me statusin familjar. Aq më pak i historianit nuk të jep sigurinë që gabime logjike t’i marrësh për prova historike.

Se po u pranua se ka një vrasje pasi shkruhet një letër për vetvrasje, atëhere gjithçka ndryshon. Ndryshon shumë. Por, nuk po i shkoj rrjedhojave deri në fund.

Puna është sesa lehtë bëhet gabimi logjik në analizën e ngjarjeve historike nëse historiani ngatërron:

Dokumentet me provat, ngatërron atë që është shkruar me atë që ka ndodhur ose mund të ketë ndodhur, ngatërron shkakun iluzor me shkakun e vërtetë!

Do të thotë ndokush: Po ky çne sot me këtë?

Hiç o kot, ashtu m’u kujtua duke ecur!

REMOTE_ADDR:[]

17 komente në “Mehmet Shehun e vranë apo u vetëvra? Artan Fuga ngre dyshimet e forta dhe nxjerr pistat mafioze”

  1. Skandro says:

    O zog gamori, po ty të thotë gjë tregimi i djalit, Bashkimit?

    1. Zorro says:

      Ky Fuga gjithmone thote ndonje gje qe te tjeret nuk e kuptojne!
      Doemos se nuk ha…mut kot!

  2. ali says:

    Nje idiot ekzemplar qe per fat te keq
    jep leksione te tilla edhe para brezit te ri.
    Cudija eshte qe nje njeri duke ecur mendjen e mban 40 vjet mbrapa, duke garantuar qe edhe intelekti i tij ka mbetur ne vitin 1980

  3. Hrushovi says:

    Hajde fantazi e shfrenuar se e kishte problem babloku ta gjykonte e ta vriste mehmetin atij si dilte e keqia qe vrau veten ai e jo ta bente legen perpara popullit e ta vriste

  4. Qytetari sehirxhi says:

    Shumë “i saktë”!
    Sa për ilustrim mund të mendohet se :
    Artikullshkruesi po rrekej të shkruante një artikull për të “goditur” indirekt një historian që e ka zët, sepse ai nuk ja vlerëson broçkullat ky, shkruan në fb.
    Shkroi artikullin e mësipërm, por u pendua, ndaj nuk e postojë, por fiku kompjuterin dhe vendosi të shkojë tek byrektorja e lagjes të kullufisë një byrek me gjizë.
    Ndërkohë, administratori i faqes së tij në fb
    sapo e lexoi, u mrekullua dhe postoi menjëherë
    Kaq mjaftoi dhe artikulli përfundoi në faqet e shtypit..
    Në këtë rast nuk mund të thuhet se artikullshkruesi mendon kështu apo ashtu për vdekjen e M Shehut.

  5. Qytetari sehirxhi says:

    Shumë “i saktë”!
    Sa për ilustrim mund të mendohet se :
    Artikullshkruesi po rrekej të shkruante një artikull për të “goditur” indirekt një historian që e ka zët, sepse ai nuk ja vlerëson broçkullat që ky, shkruan në fb.
    Shkroi artikullin e mësipërm, por u pendua, ndaj nuk e postoi, por fiku kompjuterin dhe vendosi të shkojë tek byrektorja e lagjes të kullufisë një byrek me gjizë.
    Ndërkohë, administratori i faqes së tij në fb
    sapo e lexoi, u mrekullua dhe e postoi menjëherë
    Kaq mjaftoi dhe artikulli përfundoi në faqet e shtypit..
    Në këtë rast nuk mund të thuhet se artikullshkruesi mendon kështu apo ashtu për vdekjen e M Shehut.

  6. pak arësye says:

    Te jete edhe kaq i lehte ky Fuga?! Po i thuhej Mehmet Shehut qe shkruaj nje leter keshtu e ashtu dhe Enveri do te fale?! Po e ka njohur ky kush ish Mehmet Shehu? Mehmet Shehu nuk pranonte kurre ta gjykonte dhe ofendonte Lenka Cuko, nje mjelese e Krutjes. Une nuk di sa te verteta jane ato qe thuhen e shkruhen, por nje gje e di qe ato dite, kur Mehmet Shehu ka shkuar ne Kote te Vlores per te ngushelluar per vdekjen e ish shoqeruesit te tij nga Gorrishti, s’me kujtohet emri, kur eshte kthyer ne Vlore dhe ka shkuar tek vila ne Uje te Ftohet ku ishte Enver Hoxha, rojet nuk e kane lejuar te takohej me Enverin. Ky ishte nje poshetrim tjeter per Mehmet Shehun, nuk di aresyen pse, por ai po shikonte qe s’kishte me asnje mbeshtetje dhe kjo e çoi ne vetevrasje, sepse nuk pranonte te perulej ai njeri dhe me ate te kaluar te lavdishme, para njerzeve medioker si Lenka apo ca te tjere. Prandaj, i thoni “professor” Fuges qe mos te shohe me enderra rruges dhe ti Mero leri keta njerez qe kane mbaruar bashke me kohen e kaluar e s’arriten dot te gjejne veten. Dhe nje gje Mero: shikoj qe shume komente serioze nuk i nxierr ti ose kush nuk e di, por kjo nuk eshte se me irriton se tani jam mesuar me tolerancen, por edhe me merzit kur shikoj komente pocaqine gazete. Te faleminderit edhe per kaq.

  7. LEXUESI says:

    Respekt te Plote Z.Artan Fuga..
    edhe une nje Lexues i Thjeshte jame per Versjonin tuaj…dhe kete e kame Komentuar edhe me Pare…
    Mehmet Shehu, i ka Shkruar edhe here te tjera Enver Hoxhes ku i thote “Se jame bere per te Vrare Veten”…kur i Komenton “Fejesen” e deshtuar, te djalit me Silva Turdiun..
    Pra Skenari i Letres ishte nje Skenar me te Vertet “Vetevrases”…Kadri Hazbiu, qe shkon te Shtepia e Mehmetit naten Fatale ..c´fare Roli Luajti??
    PSE Gjithe kohes e “Mohoj” se nuk kishte qene te Mehmeti, ??Kur dime se ishte AI, dhe Ramiz Alia, qe eGoxhduan Mehmetin ne Mbledhjen me Mehmetin??
    Por une (Lexuesi) z.Fuga, kame pasur edhe nje Versjon Tjeter:Letra nuk u shkruan nga Mehmet Shehu, ate Leter e vuri dikush ne Dhome, pasi e Vrane…por nese vijme te “Besueshmeria e shkrimit”….dhe “Dora qe e shkroi” ishte e Mehmetit, ketu Gabojme…Letra edhe Thjeshte Alibia e VRASJES,..pra Letra per mua Lexuesin u Shkrua nga Kopjuesit e Drejtorise se dyte te Sigurimit, apo dikush tjeter,Kopjues…qe bene nje Leter Identike me Shkrimin e Mehmetit…Sjelle si FAKTE se edhe Ditaret e Hitlerit ne Gjermani ne vitet e 80-ta u Kopjuan nga nje Kopjues i Famshem, i cili i shiti ato si Origjinale per Revisten DER SPIEGEL(Pasqyra)..per 2-miljon Marka….
    Me vone SKANADALI U Zbulua se nuk ishin vertet Ditaret e Hitlerit..por ..pake kush kishte Interese te merrej me to…Mashtruesi dhe Shkruesi u “Denua” simbolikisht…por kemi, edhe dicka tjeter:Nese ne kete Loje jane Perzjer edhe Agjenturat e Huaja…si ajo Jugosllave, ka shume Mundesi…letra te jete Prodhuar ne Laboratoret e UDB-se, ose KGB-se….dhe u “Servire” si e Mehmetit…
    KA SHUME FAKTE QE NA BENE TE BESOJME SE E VRANE…
    Sa per Djemte e Mehmetit qe jane Gjalle, atyre nuk u intereson te Flasin…sepse ne Mallakaster thone:I IKURI DHE I VDEKURI ,NUK KANE NDERE…Duket se ne VRASJEN E Mehmetit eshte Pleksur Fiqerete Shehu, qe kerkonte me C´do Kushte te Shpetonte Familjen, duke Ruajtur Privilegjet,jo me kote se Fundi ne Librin “Blloku” isuf Kalo:Shkruan-ishte nje “Vetevrasje e negocjushme”…ky TERME FSHEH, shume Gjera por hape nje Dritare te Intriges VRASJA E MEHMETITI….lol

  8. Nik says:

    Ka shumè versione tè ndryshme dhe besoj se do tè shkruhet edhe nè tè ardhmen por njè ekspertiz e mirfillt s’besoj se dèmton asnjè njeri.Ka raste tè kèsaj natyre jasht shqipèrie ku mbi njè person ka patur mbi dy ekspertiza dhe gjer kètu nuk ka asgjè tè keqe,historianèt bazohen mbi fakte kur shkruajn.

  9. Arben says:

    Nje kriminel i lig shkoj ne boten tjeter me 17 dhjetor 1981, e ç’rendesi ka nese e vrane apo u vetvra. Ai sistem i rregullonte si te donte punet.Çar zgjidhet edhe nese e paskan vra. Enver Hoxha te vriste jo me doren e tij, kishte dhene prova edhe me te tjere para dhe pas Mehmetit. Nese eshte kurth i enverit ok mund te jete vrasje ose vetvrasje si te donte ai, por po te ishte kurth i ndonje tjetri enveri kishte hallkat e tij qe ta zbulonte,nuk I kalonte gje pa e ditur atij aq me teper ne biro. Ishte e shkruar qe tre kriminele te tipit mesjetaro mafioz te vdisnin deri ne 85. Nje te mire kishin ato, hajdudit i prisnin koken.

  10. Dhori says:

    Kujt I plasi kkkkk, ngordhi qeni.

  11. Ben says:

    Akoma me keto gjera ju ne Shqiperi! Merruni me te kaluaren.ndersa5.keta te.sotmit po ju shkerdhejne me keq! Paskeni qene fare e keqe or ti!

  12. I. Storiani says:

    Mehmeti nuk ishte dokushdo, e kalama. I kishte shpetuar plot kurtheve. A thua do binte ne kurthin e shkrimit te nje letre vetevrasese per shaka?! Qe pastaj ta vriste fshesaxhiu i rruges?! Kaq kalama e kujtoni?!
    Sa kurtheve u ka mbijetuar ai gjate jetes? Ehu!

  13. Kellira says:

    Ashtu kot… flit me ndonje doktor!

  14. 17nentori says:

    Shikoni mos Artan Fuga, ben vaki dhe i bie vetes, qe te dali pastaj e te thone qe e kishte thene po se kuptuat juve qe nuk e kuptoni ndryshimin e dokumenteve nga … provat!

Lini një Përgjigje te Admir Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *