Mimi Kodheli: Radarët nuk punonin kur erdhëm në pushtet, deklaratat e Tahirit janë një goditje nën brez

Pas deklaratave të ish-ministrit Saimir Tahiri se i kishte dërguar shkresë ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli në lidhje me fikjen e radarëve, kjo e fundit mohon që radarët të mos kenë punuar ndonjëherë.

E ftuar në studion e “News 24”, Kodheli thotë se se nuk ka pasur nevojë për asnjë letër, pasi radarët kanë qenë pjesë e akuzave që socialistët atëherë në opozitë drejtonin ndaj qeverisë Berisha dhe e dinin që ishin të fikur.

Kodheli theksoi se ajo si ministre ka përgatitur një draft projekt për rifillimin e punës së radarëve që është miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe nga dhjetori i 2013 ata kanë qenë në punë pa u fikur asnjëherë. Ish-ministrja sqaroi se radarët e ushtrisë janë ndryshe nga ata të policisë. Kodheli foli edhe për gjuajtje nën brez.

Si është puna e radarëve në këndvështrimin tuaj?

Nuk është në këndvështrimin tim, do të jem pothuajse 100% afër realitetit. Sigurisht që është marrë vetëm një moment për sa jam informuar sepse zoti Tahiri ka folur gjatë për korrespodencën. Nuk më është dashur as letra e zotit Tahiri që daton tetor i vitit 2013, pra ne kishim vetëm një muaj që ishim futur në zyrë për të kuptuar që radarët nuk punonin sepse çështja e trafikimit të paligjshëm apo të mosfunksionimit të vrojtimit të bregdetit shqiptar ishte një nga shtyllat e luftës sonë politike kur ne ishim në opozitë me qeverinë e Sali Berishës.

Nuk ishte e nevojshme të vinte një letër pas një muaji sepse ne e dinim. Ne gjetëm shumë çka më keq se ato që ne mendonim se do të gjenim. Për të qetësuar të gjithë, mund të them që në muajin nëntor të po atij viti, duke përcaktuar ruajtjen e kufijve tanë detar si një prioritet absolut, unë kam përgatitur me urgjencë një draft projekt që i është prezantuar Këshillit të Ministrave, pra dy muaj pasi kishim hyrë në zyrë dhe është miratuar. Janë nxjerrë para nga fonde të veçanta për të mundësuar fillimin e rikthimit në punë të radarëve. Dhe pavarësisht se kjo u ngrit në një legjendë, jam e qetë sepse ministrat e vënë dorën mbi Kushtetutë dhe përgjigjen për respektimin e Kushtetutës dhe legjislacionit në vend.

Për sa i përket problematikës tjetër gatishmëria i takon FA-ve, Shtabit të Përgjithshëm dhe janë ata që merren. Radarët nuk kanë punuar dhe kanë qenë të gjithë në tokë në tetor 2013 kur ne sapo kishim hyrë në zyrë për t’i rikthyer në punë dhe kanë filluar të punojnë nga dhjetori, sigurisht është dashur punë e madhe dhe kanë vazhduar të punojnë 100%. Nuk fiken dot. Pastaj është një strukturë që e menaxhon këtë gjë. Radarët janë të ushtrisë, policia ka radarë të tjerë për të cilët ushtria nuk përgjigjet.

Radarët ushtarakë janë të programuar të shikojnë 1000 milje e përtej jo bregdetin e afërt, janë të programuar me programe të drejta të qeverive të mëparshme që të shikojnë ata që vijnë nga jashtë dhe jo e kundërta por për shkak të mjeteve që ushtria e FA-të disponojnë kanë një bashkëpunim të ngushtë me policinë dhe forcat kufitare madje në strukturën që drejtohet nga Këshilli i Ministrave dhe që menaxhon radarët, drejtohet nga Këshilli i Ministrave, ka në përbërje forca të armatosura, forca policore, forca të doganës, forca të rojës kufitare apo struktura policore ndërkombëtare.

Pra një grup të madh njerëzish që në monitorë gjigandë monitorojnë ujërat detare shqiptare dhe ato ndërkombëtare, duke vepruar si një vend i NATO-s. Kështu që këto gjuajtjet nën brez, e ka njoftuar, ndërkohë që Mimi nuk e dinte apo korrespodenca nuk…duhet të jenë jashtë çdo diskutimi që është diskutuar sot në seancë me Saimir Tahirin. Besoj se këtu kam ezauruar edhe pyetjen tuaj.

REMOTE_ADDR:[]

15 komente në “Mimi Kodheli: Radarët nuk punonin kur erdhëm në pushtet, deklaratat e Tahirit janë një goditje nën brez”

  1. ALBAN DEGA says:

    Leter e hapur Saimir Tahirit

    PSE BESOJ NE PAFAJESINE TENDE SAIMIR TAHIRI !?

    – Mungon kambana… motivi.

    Besoj ne pafajesine tende sepse besoj ne aftesite tuaja, besoj ne trimerine dhe burrerine tende si ne opozite edhe si lider i saj ne kohen e koleres, edhe si Heroi i Lazaratit, edhe si minister i Brendshem edhe si lider i fushates elektorale te PS-se per Tiranen ne te gjitha zgjedhjet e 13 vjeteve te fundit e sidomos ne ato te 25 qershorit 2017.
    Besoj ne pafajesine tende sepse besoj ne atdhetarine tende perballe pabesise, anti Shqiptarise se armiqeve me te eger e me gjakatare serbe te Pashicit, Aleksander Rankovicit, Sllobodan Miloshevicit dhe dores se zeze te tyre ne Tirane Sali Karaxhicit, Lulezim Fazlicit, Mul Stanishicit, Mona Cizmes…
    Besoj tek ti se e njoh po aq mire sa ju vellezerit e mi te Tepelenes e Gjirokastres, Sarandes e Korces, Vlores e Permetit… barbarine greke sepse e njoh shume mire, sepse e kemi provuar ne kurriz e paguar me gjak genocidin e Token e Djegur serbo- greke tash e 125 vjet !

    Vellezer te nje gjaku perballe
    armiqeve gjakesore …

    Katragjyshi Ibrahim Izlami u plagos per vdekje nga pushtuesit otomane ne vitin 1910 dhe nga nacalniket e Pashicit ne 1913 dhe vdiq prej plageve te tyre pak muaj me vone ne lulen e burrerise 44 vjec!
    Shtepia jone ne Grac, 20 kilometra nga kufiri shqiptaro-shqiptar u dogj tri here prej tyre ne vitet 1913-1915.
    Gjyshi Ali Ibrahimi luftetar i Bajram Currit plagoset prej mercenareve te Ahmet Zog Pashicit ne shkurt 1925 dhe pa sheruar ende plaget eshte i vetmi tropojan qe shoqeron vigun me kufomen e tij deri ne Has…Kur kthehet Biberajt e ngushellojne “ Ju shendoshe per Baben” !
    Babai Ram Dega plagoset rende nga nazistet gjermane ne shtator 1944 dhe nga nacalniket e Rankovicit te Shkambi i Rajes ne 1949 qe e lene per te vdekur. Pas 6 muaj lufte me vdekjen ringjallet ne saje te aftesise se Dr.Veli Totes dhe nje Doktoreshe sovjetike e quantity Tatjsna ne Spitalin Ushtarak ne Tirane…
    Nderkohe ministri i Brendshem Mehmet Shehu i shkruante Enver Hoxhes ne Raportin e tij “ Teper Sekret”“ Ram Degen do ta spastrojme ne rastin me te pare “
    Besoj ne pafajesine tende sepse kam pare me syte e mi qendrimin stoik, denoncimet, luften titanike tende e te Fatmir Xhafajt, Ulsi Manes, Taulant Balles…per Reformen ne Drejtesi e Vetingun, per ligj e Drejtesi, kunder proprokuhoreve dhe gjykatesve te sterkorruptuar te Mafias krejt jashte kontrollit e Bandes se Gangstereve politike, biologjike e mediatike te Saleh Ramollah Berishes !
    Besoj ne pafajesine tende dhe ndershmerine tende sepse besoj ne idealet tua atdhedashese e demokratike, proevropiane e proamerikane te sprovuara ne fushen e betejes titanike per Shqiperine qe duam!

    “ Sindroma Tropojane” …

    Besoj te ti vella i nje gjaku e nje kombi nga Tepelena se si bir i Malesise se Gjakoves, e njoh shume mire “Sindromen Tropojane “ qysh kater breza pa lindur akoma nga goja e te pareve te mi brez pas brezi!
    Cfare eshte kjo sindrome kobezeze qe gjen misherimin e saj me nekrofil tek Sali Berisha !?
    Nuk ka pase nje djale te pashem a burre te mencur e atdhetar, trim e te pashem qe i ka ka kaluar te 35 vjetet ne shekullin e fundit ne Tropoje qe nuk eshte qelluar me fjale, me shpifje shkurt me fjale plumba apo plumba pushke …
    Le te flasin faktet !
    Per nje te shtene me pushke ne gjurmet e kembes ne debore te nje vajze shtojzovalle te Grise nga nje djale i marrosur pas bukurise se saj me shikimin e pare, jane vrare 27 djemte me te pashem te Tropojes ne vitet 20-30!
    Rrustem Bajrami i Hoxhaje te Gashit, burri i Halles se Babait tim i kerkon Mbretit Ahmet Zogut fonde per nje kanal ujites per Gashin. Ai jo vetem nuk pranon por edhe i flet rende.
    “Po me njofte per Major te njoh per Mbret! Po me njofte per Rrustem te njoh per Ahmet!” ia kthen Rrustemi me krenarine e burrerine e malesorit sy ne sy.
    Pas tre muajve Rrustem Bajrami vritet nga kusheriri i tij i dyfishte Muj Hoxha me paret e Zogut.
    Pa kaluar shume kohe vritet edhe Muje Hoxha gjoja per hakmarrje, por ne fakt paret i kishte paguar po vete Zogu nga frika se mos ai i bente atentat edhe atij !

    … dhe Zezona Trojane

    Jo shume kohe mbrapa vritet edhe i biri i tij Kapiten Ali Rrustemi yll drite nga pamje e nga mendja ne Mitrovice te Kosoves po nga dora e zgjatur e Zogut dhe Pashicit pasi i kishte deklarue nje spiuni te tij se nuk do ta zinte varri pa marre hakun e Babes ne Tirane !
    Te njejtin fat te zi do ta priste edhe Rame Mujen ne fundin e viteve 40-te nga dora e zeze e spiuneve serbe ne gjirin e udheheqjes shqiptare te pas Luftes, Koci Xoxes me porosi te Rankovicit .
    Kjo síndrome kobezeze jo vetem por kryesisht tropojane do te hante kokat e Arif Gashit, Ali Nimanit, Beqir Ndojit… e deri edhe te mesueses heroine te gjalle Rukie Rames e te Azem Hajdarit, te nxjerre ne prite nga Sali Berisha pasi e kishte vrare me dhjetra here me fjale por edhe me ndeshkime politike e publike.
    E paralajmerova ne syte e Luz Thacit dhe Guri Durollarit ne takimin e fundit me te ne vitin 1997 ne shtepine e Guros ne Hakensak , Nju Xhersi,“ Kujdes Azem ruaju se e ke leshuar shume gojen kunder Saliut e ai e merr vesh cdo gje pa dale akoma nga goja jote… E si nipa Berishe qe jemi te dy e dime, cka eshte Sherri i Berishes! Eshte edhe me i keq se Kali i Trojes apo Zezona Trojane !”
    – A ke marre vesh ndonje gje a!? me pyet si nje femije kureshtar Azemi.
    – Kur ta marr vesh une ketu ne SHBA, i pergjigjem une, atehere emri yt do te jete neper shtylla( Lajmerim Vdekjeje ) dhe kryelajmi i mediave jo vetem shqiptare !
    Si Luzi edhe Guro jane deshmitare te gjalle te kesaj bisede
    A nuk ishte po Sali Berisha skenaristi dhe regjizori i vrasjeve te 175 tropojaneve ne 2 vitet 1998-2000, katerfishi i te gjitha ekzekutimeve nga ish- diktatura komuniste per 46 vjet !?

    Balle perballe e sy ne sy !

    Kam jo vetem besim, por edhe bindje te plote ne pafajesine tende sepse si askush tjeter ne politiken shqiptare edhe ti Saimir ke qene objetktivi kryesor, tabele qitjeje jo vetem e Sali Berishes, por edhe bastardeve te tij politike e biologjike !?
    Pse !?
    Sepse si askush tjeter ne politiken shqiptare ke denoncuar hapur nga tribuna e Kuvendit e ne media, ne fushata elektorale cdo e te gjitha zezonat e Sali Berishes e Bandes se Gangstereve politike e biologjike te tij per 15 vjet me radhe !
    Si burrat e balle perballe e sy ne sy!
    Kur per nje thirrje cunaku 16 vjecar te Haklaje Shkelqimit, Sali Berisha e Azem Hajdari ia vune pushken e topat, dinamitin e minat zjarrin e flaken… vendlindjes se vet e Atdheut mbare cfare tjeter do prisje ti a kushdo tjeter prej Kalit te Trojes e Toptanit te Tropojes !?
    A nuk ishte i biri i tij Shkelzeni e Banda e tij ne prokurorise e gjykatat shqiptare qe ngriten padi pas padishe kunder teje e familjes tende!?
    A nuk ishin kamikazet e tij ne policine shqiptare qe sajuan shpifjet me te ndyra, perdoren jo vetem prangat por edhe dinamitin ndaj babait tend te nderuar Bashkim Tahirit per gjoja nje cante ilacesh kur Shkelzeni e Argita, Luli e Muli, Meta e Mona, Fazlici e Dobici… mbushnin thaset me qindra mijera, me miliona dollare e euro nga mundi e djersa, nga sakrificat e gjaku i shqiptareve fakira mbi nje truall Floriri nen parzmoren e celikte “ Ligji jam une!” te impunitetit dhe antishtetit te Saleh Ramollah Ajatollah Berishes, alias Saliqi i pare

    Hienat e krimeve te renda …

    A nuk ishin kryeprokuhorat e tij kryekriminele te krimeve te renda Adriatik Palla e Besim Hajdarmataj, qe u hodhen si hiena gjaksore kunder teje mbi bazen e thashethemeve te disa narkotrafikanteve ordinere hashashi qe eshte legalizar ne gati 30 shtete te SHBA-se, Kanadase, Hollandes… e qindra shteteve ne mbare Boten, qe mbuluan 90 kilograme kokaine 99 % te paster e nuk lane gure pa levizur per te vonuar e sabotuar hetimet per 613 kilograme te tjere te kapur nga policía shqiptare ne bashkepunim me agjencite ligjzbatuese te aleateve tane strategjike!?
    Te bijte biologjike e Politike te Sali Berishes, Xen e Fatmir Medihoxha ekzekutuan 27 e sakatuan qindra gerdecare ne syte e mbare shqiptareve dhe mbare botes dhe babai i tyre politik ekzekutoi me shpifje prokuroret e ndershem dhe vuri ne levizje krejt Mafian e Togave te Zeza duke shpikur “ Aksidentin Teknologjik” aty ku vetem teknologji nuk kishte, per te shpetuar vrasesit e Gerdecit!?
    A nuk ishte Sali Berisha qe e ktheu qeverine e tij ne nje zyre noterie ne sherbim te Xenit, Argites, Jamserbit, Lulbebilushit… dhe po ai i shpalli si familjare te tú Habilajt, me te cilet mund te jete po aq kusheri sa c’je kusheri ti me ta …
    As vete Enver Hoxha nuk shkonte pertej brezit te katert ne luften e tij te klasave, kurse Sali Berisha e coi ate deri ne brezin e 10-te duke u bere gardiani i krimit te perbindeshem te brezit te pare te tij, Shkelzen Sali Berishes!
    Kesaj i thone te shohish qimen ne syrin e tjetrit e jo traun ne syrin tend ose ose 24 karat Salikraci !
    Po CEZ-i 850 milionesh po i Shkelzenit, ngjyrosja e naftes, Rapiscani, 21 janari, skenari ogurzi grek, 860 milione eurot borxhe ndaj biznesit shqiptar, minat me sahat ne cdo fushe te jetes shqiptare !?

    Kam besim ne pafajesine tende sepse besoj te Amerika !

    Kam besim e bindjen e plote ne pafajesine tende Saimir sepse kam besim te plote tek SHBA, tek vizita juaj si pjestar i Delegacionit te kryesuar nga Edi Rama ne Washington qe u prit ne nivelet me te larta te administrates amerikane ne Zyren Ovale nga Presidenti Obama, zv.Presidenti Biden dhe zyrtaret me te Larte te agjencive lugjzbatuese amerikane, perfshi Drejtorin e FBI-se amerikane me te cilin nenshkruat edhe nje marreveshje historike bashkepunimi.
    Po te kishin dyshimin apo rezerven me te vogel ndaj jush Saimir ata do te gjenin njemije e nje menyra per te shmangur takimin me ju, sic vepruan me kryeprokuhorin 50/50 per qind te Sali Like Floririt qe se priti askush, as portieret e FBI-se amerikane dhe qe e zgerlaqi aq mjeshterisht Radioja “Zeri i Amerikes” qe ia beri gjyqin e pare publik ne syte e mbare shqiptareve, cka shenoi fillimin e fundit te turpshem sa edhe te merituar jo vetem te tij por edhe te “Bandes se Gangstereve” politike, biologjike dhe mediatike te Sali Like Floririt !
    Kam besimin e plote dhe bindjen e patundeshme ne pafajesine tende Sajmir Tahiri se asnjehere kurre nuk i zhgenjeve as braktise as zgjedhesit as vartesit e tu, as Atdheun tend, as aleatet e miqte tane strategjike!
    Kam besim dhe bindjen e plote se je i pafajshem sepse qysh femije 4-5 vjec kam vene re se rrufete gjithnje godasin lisat e medhenj !

    Cili eshte motivi !?

    Kam besim e bindjen e plote se nga kjo beteje me Xhenxhiz Khanin e Sllobodanin e Shqiperise Saleh Ramollah Berishen dhe Banden e Gangstereve te tij do te dilni me i forte jo vetem ti, por edhe Edi Rama, por edhe Taulant Balla edhe Fatmir Xhafaj qe edhe me doreheqjen e tij ua pshurri gazin ne buze jo vetem Babaleve politike, biologjike e mediatike te Havalese se Shqiperise Sali Berishes dhe Mafias se tij krejt jashte kontrollit !
    Kam besim tek pafajesia jote sepse besoj plotesisht tek e Drejta Romake. Ajo e dha veridiktin e saj nepermjet vendimit te Gjykates te Katanias qe te shpalli te pafajshem !
    Nuk mund te kete dy vendime te
    ndryshme per te njejten ceshtje aq me pak nga nje gjykate shqiptare !?
    Ky vendim eshte vula ligjore e pafajsise tende, qe nuk shton as heq asgje ne besimin e bindjen time qe e kam shprehur publikisht edhe tek Dita edhe tek Tema qysh diten e pare te Babalese se pare te Havaleve te Shqiperise Sali Berisha e Corp!
    Kryesorja e kryesoreve qe me ben te besoj ne pafajesine tende Saimir Tahiri eshte mungesa e kambanes, mungesa e motivit. e aresyes per te shkelur ligjin.
    Líder politik me moshe te re!
    Deputet teper aktiv.
    Ministri Nr. 1 ne qeverine e Shqiperise !
    Me perspektive dhe dyer te haptura per te shkuar edhe me lart!
    E drejta edhe vonon, por kurre nuk harron Saimir Tahiri !

    Vellazerisht

    Alban Dega

    Nju Jork, me 29 tetor 2018

    PS: Vetem pese fjalite e fundit jane shtuar me daten 29 tetor 2018 ne oren 2:09:03 te Amerikes Lindore .

    PERDITESIM I SOTEM:

    Besoj ne pafajesine tende te plote sot me shume se kurre pas Babales 4 te Partise Babale te Havalese se Shqiperise Saleh Ramollah Ajatollah Milloshevic Putaninit dhe Bandes se Gangstereve te tij politike, biologjike dhe oturako- mediatike te cileve iu bashkua gazeta me e madhe ne Evrope “ Me hallate perjashta” ne 70 per qind te faqeve te saj, bulevardeskja “ Bild “, qe u pagua me 3 milione euro te vjedhura shqiptareve nga Babalet shqiptare dhe nuk dihet sa milione te tjere nga Perandorise e Djallit Putin qe i ka shtrire kthetrat ne mbare Boten.
    Pse me shume sot se kurre !?
    Sepse ne krejt pergjimet e botuara prej saj nuk ka asnje fakt, asnje akt dhe asnje pasoje penale as per Avdylajt… e jo me per te tjeret.
    Te vetmet “ fakte” jane deklaratat politike antishqiptare te kryebanditeve, kryekrimineleve, kryemafiozeve, kryehajduteve me ze e me figure e me nje mal krimesh deri kunder njerezimit te “ Mafias krejt jashte kontrollit” te sAli Babes qe rrine duke klithur kapeni hajdutin!
    A e degjove deponimin e kamikazit te Sali Berishes dhe kryeprokuhorit te Krimeve te Renda qe me urdher te Xeni Sales hapi ceshtjen tende, Besim Hajdarmataj,per narkotrafikanin Babale se si ne vend ti vinte prangat ne zyren e tij ua rekomandoi per informator Sherbimit Informativ Shqiptar, SHISH.
    Dhe vazhdon te jete akoma prokuhorat!?
    Zot ruajna Shqiperine nga antishqiptaret! Amen!
    Nuk ka se si ndodhe ndryshe me nje prokuhori qe na del me e zonja, me e afte, me e fuqishme se Prokuroria dhe Gjykata e Katanias sibija te Drejtesise Romake me histori mbi 2000 vjecare!
    Behet fjale per prokuhora Plepash e Kristalesh, Vitrinash e Vicidoli … dhe Akademish Domosdove, sic i fshikullonte eruditi Imzot Fan Noli i madh, ndersa “Banda e Gangstereve” te SaLike Ramollah Ajatollah Millosh Putaninit ferkojne e duart e pergjakura me krime Hage dhe gezojne miliarda eurot e sarajet e Lalezit, Farkes, Kunes… me djersen dhe gjakun e mbi 10 000 shqiptareve te vrare e sakatuar ne kohe paqeje !
    O Zot shpetoje Shqiperine nga keto kucedra me nente krere qe e kane katandisur ne kete derexhe! Amin !

    1. apapa says:

      Po ik o Alban laj pjatat ate bej se na cave derrasat! Ku di gje ti o k^r cfare ka bere Tahiri?

    2. Alumi says:

      Samiri i nderuar Alban eshte thellesisht i inkriminuar dhe duhet denuar. Lere me kaq. I majte jam edhe une por krimi dhe korrupsjoni duhet luftuar dhe ky eshte pjese e kesaj lufte. Shpresoj te marri me vete edhe Berishen, Basgen, Mediun, Beqajn dhe te tjert.

      1. shteti i hienave says:

        Perfshi edhe koken e krimit, Edi Ramen.
        Apo mendon se Beqaj, Ahmetaj etj. vodhen pa i ndare me Ramen ?!
        Rama nuk eshte vetem hajdut, por edhe tradhtar, mashtrues, demagog, hipokrit…
        He se mos harroj, eshte edhe kokrra e legenit …

    3. Lame Duka says:

      Alban Dega, fjala juaj eshte e ndershme, eshte bindese, eshte e paster, eshte atdhetare.

    4. I. Storiani says:

      Doktori quhej Veli Toto, nga Gjirokastra.
      Eshte i ati i Luljeta Minxhozit.

    5. Raimond vlonjati says:

      Alban , po qenke komplet hajvan mor dreq.

      Saimir Tahiri ehste kontrabandist droge, ti na e ben burre te mire –Ik or idiot , se na i shpife me keto carcafet e tu

      Porse per letren q eka bere Saimir ka te drejte, sepse kjo Mimi i fitke radaret qe te vinin avionet dhe anijet me droge ,
      Edhe Sajmiri ketu po i nxjerr bojen kesaj idiotes

      Porse keto qe thote Sajmiri per kete Mimin , jane edhe nje paralajmerim per Ramen…

    6. Alb says:

      @ Alban ke nevoje te dalesh ne natyre. Je pertej normales i ngarkuar…

  2. Alban says:

    LOJA E MINJEVE DASMA E MACOKUT !

  3. BRSS says:

    KJO RRUSPIA TER JETEN KA VJEDHUR DHE HIQET SI È NDERSHME PLERA

  4. Kellira says:

    Hajde Mimi se nuk ia fut kot Tahiri. Di kujt i gjuan. Pragut te degjoje dera.

  5. Demo says:

    Edi Rama mund te kete shume difekte por zevendesimi qe i beri kesaj mediokres nga ministre mbrojtjes me Olta Xhacken ishte me i godituri. Kur e shikon kete femer me sy te shkruar thua se mendjen e ka plot madje disa e quanin edhe zonja e hekurt. Sapo fillon te flase Mimi duket qe nuk artikulohet dot duke cfaqur nje nivel IQ shume te ulet, flet e cperqendruar dhe budallalleqe me oke. Nuk kupton qarte situatat dhe duket qe ndikohet shume nga te tjere.

  6. Arben says:

    Nuk kam besim as te Tahiri as te Kodheli.
    1. Ne Tirane nuk eshte e veshtire te gjesh njerez qe kane takuar ne hotelin grek ministrin dhe zv/ministren nen shoqerine e HAbilajve.(pra eshte mjaft e lehte te provohet se ai ka pasur lidhje e kontakte me ta dhe jo vetem ai po dhe zv/ministrja qe sot eshte deputete e ben politika kunder trafikut). Dhe po keshtu seshte e veshtire te vertetosh se seshte vetem lidhje por implikim,
    2 . Ministrja Kodheli perse nuk reagoi kur mori pushtetin dhe gjeti sigurine kombetare te cenuar??? Ke dergoi ne prokurori??
    Mos tregoni perralla, pranoni se u zhytet duke ju zene syte parate dhe nuk pane se ishin te lyera me gjak.

    Te shporren

  7. buj says:

    demi me i madh qe ishte bere SHQIPERISE ME AQ SA DIME, ESHTE SAJMIR TAHIRI MINISTER LEJ PASTAJ KJO KUKUMJACKA OSHT AJER KU ME VJEDH BO NOJ TRAFIK DISAFISH ME TE VOGEL SE SAJA… U QR

  8. I. Storiani says:

    Doktori quhej Veli Toto, nga Gjirokastra.
    Eshte i ati i Luljeta Minxhozit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *