“Normaliteti” që prodhon lajm për Ilir Metën

10 Shtator 2019, 18:25Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Presidenti Ilir Meta po përpiqet të krijojë një frymë diversioni për raportet e tij me shumicën, që ka nisur procedurën për shkarkimin e tij. Gjuha korrekte gjatë seancës para Komisionit Hetimor, gjestet etike të drejtuesve të Kuvendit dhe mungesa e ndonjë “përleshje” në sallë, duket se prodhuan lajm si sjellje normale dhe presidenti dukej i kënaqur me këtë gjë. Në fakt, kishte kohë që prodhonte lajme, vetëm si anormal.

I vetmi moment kur ai humbi qetësinë, nuk ishte salla e Kuvendit, por tek zyra e tij diku nga mbrëmja, kur zëdhënësi i tij bëri një postim, i cili, në përpjekje për të qenë satirë ndaj një dale live tek Fevziu, të Alfred Pezës, ishte më shumë një shenjë e fortë dëshpërimi, që po i dekonspironte diversionin që kishte nisur me normalitetin në seancën hetimore.

Gjithë ai seriozitet në sallë, gjithë ajo etikë, gjithë ai luks i të priturit në zyrë, u zhbënë papritur me një gjuhë vulgare lacash, që i kujtonin gazetarit, historitë e tij si deputet me premtime elektorale, a thua se dje ishte dita kur Fred Peza duhet të jepte llogari, përse nuk çoi në Peqin akademinë e Lacios në futboll.

Në fakt, arsyeja ishte më e fortë se kjo. Ajo që Ilir Meta nuk duhet të dëgjonte dje mbasdite, ishte një zë nga Partia Socialiste, që i numëronte gjithë broçkullat që tha para Komisionit, dhe që kërkonte shkarkimin e tij.

Ai ishte i interesuar për regjinë që kishte ngritur në kokën e tij, për etikën në sallën e Komisionit, kafen me kryetarin, pastaj përcjelljen, e më pas “jehonën” në shtypin e tij si seancë normale, dhe sidomos zërat për diversion rreth një pazari me Ramën.

Fakti që një zë zyrtar nga PS foli ne nje TV publikisht kundër tij dhe që e prishte këtë histori diversioni, e banalizoi për dy minuta seriozitetin dhe “normalitetin” e presidentit. Atij ju desh të ripërtypte pyetjet që ju bënë në Komision dhe t’u ripërgjigjej në Facebook, duke vazhduar me sulme ndaj Alfred Pezës, që është ndërkohë sekretar në PS, vetëm se ky i prishi magjinë e diversionit të normalitetit.

Madje kjo Presidencë nuk do mbahet mend aq shumë për lajthitjet shëndetësore të Ilir Metës, se sa për këshilltarët e tij që dalin e mbrojnë marrëzitë. Rasti i parashikimit të tërmetit apokaliptik nga presidenti, mund të ishte toleruar dhe si humor për shembull, por dalja të nesërmen e këshilltarit, që u kërkonte llogari ministrave përse nuk marrin masa për tërmetin, është rast më shumë se klinik për presidentin.

E njëjta gjë ndodh me sulmet që zyra e tij i bën shtypit, me një gjuhë që tregon presidentin e vërtetë.

Dje mbasdite kjo ishte më e qartë se kurrë, pas fasadës etike në Komision. Dhe nuk ishte ndonjë inat personal me Alfred Pezën. Aq më pak ka rëndësi, se çfarë mendon Ilir Meta për të, apo ai për Ilir Metën. Rëndësi kishte fakti që të mos prishej misteri i diversionit për një pazar të tij me socialistët.

Ndaj nuk e mbajti dot etikën deri në darkë. Nuk i hynte më në punë dhe e prishi magjinë e “normalitetit”, që shtoi dyshimet se ishte pazar.

12 komente në ““Normaliteti” që prodhon lajm për Ilir Metën”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Vete komisjoni nuk ka rregulla duke percaktuar kohen e nje deputeti pa filluar seanca dhe rradha-lista mbas njeri tjetrit.. Duhet minutazh kur ke rradhen jo bej pese pyetje dhe merr nje pergjigje.. Ben nje pyetje, merr nje pergjigje specifike.. Nje nga deputetet e PS-se kishte pyetje te mira qe duhej te pergjigjej specifikisht per ato veprimtari qe ndodhen njera pas tjetres dhe jo pergjigje sallatrash duke e marre nga bishti dhe menjanon pyetjen e dyte ose te trete qe menjanon thelbin e pyetjes per pergjigje.. Vendosni standarte baze kur beni komisjon hetimor jo bjeri ti biem..

  2. Saliu says:

    Ky sekretari Peza, cberi me 1 milion dollaret e pastrimit? I mori apo pagoi postin? Nuk keni turp edhe ju qe i beheni shtroje nje maskarai si Peza, pa Ilir kriminelin e njohim se cfare njeriu i zi eshte. Mero Balliu! Keshtu u katandise.

    1. mondi says:

      Sali o kopili i Ram Berishes ti je mo shpellari dixhital.

    2. Xxx says:

      O sali me kete emer qe ke vene ske faj qe ste shofin syt nga urrejtja.

  3. selim rroshi says:

    Ilir Meta e varrosi njehere e mire komisionin qesharak Manja. Pasi ne raportin e OSBE OHDIR dekretet e tij u quajten te ligjshme Meta shkoi serbes ne komision dhe Manja nga frika e groteskut te vet e filloi fjalimin me elozhe per Meten. Meta shkoi ne nje rrenoje qesharake komisioni parlamentar dhe foli aty per requiemin e tij.
    Kjo eshte loja Mero e mbaje mend komisioni nuk mblidhet me. Ate e varrosi OSBE OHDIR

    1. Genci&Agimi says:

      Me cilin sy e lexove o Selim Mavria qe OSBE quajti “te ligjshme” dekretet e Metes..Se mbase jemi qerruar ne te tjeret!
      He derman na ndrico pak

  4. Jugu says:

    Ilirin ju e pastruat me ate mbledhje mire sjelljeje. I dhate dhe nje kafe ne fund dhe i that te na falesh per cfare ju kemi rene me qafe.
    Iliri talli trapin me trupen e komisionit. Ju premtoj tju pres ne Presidence po ashtu dhe ata ishin shume te gezuar.
    A mjere ai popull pa Mero Balliu e ka mbushur mire trasten me mbrojtjen qe i ka bere qeverise se kurruptuar te Rames per keto vite ne pushtet.
    Postojeni komentin ju “argatet” e Meros se 90% nuk i postoni.

  5. Muca says:

    Presidenti i ka blere dukshem mediat dhe pezes bravo i qoft qe edhe pse i ps vijon ti dale ne balle.

  6. FLUTURA says:

    Ilir Meta inatoset shpejt dhe reagon keq. Nuk besoj se u prish magjia e diversionit…

  7. Kozmos says:

    BRAVO ,BRAVO, NUK KA SI TE JETE NDRYSHE , POR DHE PAZARET E TYRE ,CECUA ME BICAK DO TI PRESI .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje