Paralajmëron Fitch: Brexit dhe lufta tregtare po nxijnë perspektivën ekonomike

10 Shtator 2019, 22:30Ekonomia TEMA

Agjencia e vlerësimit të kreditit, Fitch Ratings, tha se lufta tregtare mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara dhe Brexit pa marrëveshje, janë dy faktorët që po zbehin perspektivën ekonomike botërore.

Një skenar i daljes së Britanisë pa marrëveshje do të zhyste vendin në një recesion të vështirë në vitin 2020, sipas agjencisë, që shtoi se edhe rritja ekonomike në Eurozonë do të jetë shumë më e ulët.

Ngadalësimi i ekonomisë kineze ka qenë gjithashtu një faktor i rëndësishëm në performancën e Eurozonës.  Fitch deklaroi se rritja ekonomike kineze pritet të ngadalësohet në 6.1% në 2019 dhe 5.7% në 2020-ën.

Në lidhje me bankat qendrore, agjencia e vlerësimit bëri të ditur se Rezerva Federale pritet të ulë përsëri interesat me 0.25% në muajin Dhjetor dhe nuk do t’i lëvizë përgjatë 2020-ës.

Ficht shtoi se Banka Qendrore Europiane pritet të lajmërojë stimuj të mëdhenj monetarë së shpejti, përfshirë rinisjen e programit të blerjeve në treg të hapur (QE) në Tetor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje