Paratë e emigrantëve po i bëjnë shqiptarët dembelë

10 Shtator 2019, 19:23Ekonomia TEMA

Remitancat nxisin tek shqiptarët dëshirën për të mos punuar.

Ky është rezultati i një studimi të INSTAT nën firmën e Dorela Beqajt.

Remitancat duke qenë një ndër komponentët kryesorë të PBB-së për shumë vende në zhvillim dhe në tranzicion, janë burim kryesor të ardhurash për shumë familje nëpër botë.

Por janë ato të mjaftueshme që një familje të jetojë në mirëqënie? A nxisin këto të ardhura që nuk vijnë nga punësimi dëshirën për tu mjaftuar me gjërat tejet bazike për të jetuar dhe refuzimin e punës?

Statistikat e Bankës Botërore tregojnë se në vitin 2014 hyrjet globale të remitancave ishin 580 bilionë dollarë dhe numri i emigrantëve ndërkombëtarë në vitin 2013 ishte 247 milionë njerëz (sipas World Bank, 2017).

Pjesa mesatare që zënë remitancat në PBB-në e Shqipërisë nga viti 2005 deri në vitin 2014 (periudha e studimit) është 8,91 % (sipas Bank of Albania, 2017).

Në ato vite kur studimi është kryer norma e papunësisë ka variuar nga 13,2 % në 17,9 % gjatë periudhës 2007-2016 (sipas INSTAT, 2017).

Studimi është bazuar në 42,426 vëzhgime (anketa) në total.

Numri total i vëzhgimeve për kryefamiljarët është 12,160, të cilët janë marrë si referencë.
Prej të cilave numri i vëzhgimeve për 2009 është 5596 dhe numri i vëzhgimeve për 2014 është 6565.

Nga anketat ka rezultuar se mesatarja e të ardhurave nga remitancat në 12 muajt e fundit është 1.720.259 lekë të vjetra, e cila është afërsisht e njëvlershme me 1274 Euro. Kjo tregon se mesatarisht, një familje marrëse e remitancave merr 109 Euro ose 14.715 lekë në muaj. Në terma të pagës minimale në Shqipëri, e cila në kohën kur është bërë studimi ka qenë 230.000 lekë të vjetra në muaj, vlera mesatare e të ardhurave nga remitancat tejkalon gjysmën e një page mujore minimale.

Mosha mesatare e një kryefamiljari që përfiton nga remitancat ka rezultura 55.7 vjeç. Mesatarja e viteve të shkollimit të kryefamiljarit përfitues nga remitancat është 9.6, ndërsa minimumi dhe maksimumi janë midis 0 dhe 22 vite shkollimi.

Rezultatet e studimit demonstrojnë një ndikim pozitiv dhe statistikisht të rëndësishëm të remitancave në mosdashjen për të punuar tek familjet marrëse të të ardhurave nga familjarët që kanë në emigracion.

Rezultati i qendrueshëm i impaktit të remitancave mbi mosdashjen për të punuar në familjet marrëse të tyre në Shqipëri tregon se remitancat luajnë rolin e të ardhurave shtesë për këto familje.

Për këtë arsye, kërkesa e tyre për konsumin e kohës së lirë rritet dhe opsionet alternative si kujdesi për fëmijët në veçanti apo familjen në tërësi, bëhen më tërheqëse sesa puna, gjë e cila shpjegon rritjen e mosdashjes për të punuar.

Gjetja kryesore mund të shpjegohet edhe me anë të gjendjes së tregut të punës.
Shqipëria është një vend me nivele të larta papunësie dhe ky është një tregues i një tregu pune problematik, ku oferta për punë është më e lartë sesa kërkesa dhe për pasojë pagat nuk janë të larta.

Prandaj nxitjet për të punuar te individët që marrin remitanca janë të ulëta, duke marrë parasysh pagat e ulëta të ofruara në tregun e punës. Fakti që remitancat shoqërohen me një rritje të mosdashjes për të punuar mund të interpretohet në dy mënyra në kontekstin e ekonomisë shqiptare.

Interpretimi i parë do të ishte që një rritje në mosdashjen për të punuar është një pasojë negative, e cila përkthehet në rënie të fuqisë punëtore të vendit.

Nga ana tjetër, duke qenë se normat e papunësisë janë shumë të larta në Shqipëri, mbajtja e një pjese të njerëzve jashtë tregut të punës dhe sigurimi i të ardhurave të tyre nëpërmjet remitancave, mund të konsiderohet si një “mundësi” për ta për të mos qenë të papunë.
Në vend që të jenë vazhdimisht në kërkim të një pune dhe mosgjetja e saj, e cila do të shoqërohej me mungesë të ardhurash dhe varfëri për këta persona, ata mund të mbulojnë shpenzimet e tyre me anë të remitancave, duke mos u përballur me kushte të këqija jetese dhe varfëri.

Gjithsesi, në një këndvështirm afatgjatë, rritja e mosdashjes për të punuar nuk është një tregues i mire për ekonominë.

Në mënyrë që të zgjidhet ky problem, studimi sugjeron krijimin e politikave që rritin nxitjet e individëve për të krijuar dhe zhvilluar mikrosipërmarrje.

Një mjedis më i mirë për mikrosipërmarrjet, do të krijonte nxitje për familjet marrëse të remitancave që t’i investonin shumat e tyre dhe të krijonin më shumë të ardhura, si dhe për të ushtruar presion mbi tregun e punës.(Gazeta Si)

7 komente në “Paratë e emigrantëve po i bëjnë shqiptarët dembelë”

  1. SHKELZENI says:

    FUTI NJE TAXE 35 – 50 % TE SHUMES SE DERGUAR DHE NUK DERGOJNE ME .
    SE U MESUAN KEQ RI NE KAFE KONSUMO MUHABETE POLITIK FB SHKO NE SHTEPI FLI GJUME

  2. spartak says:

    Titull kot , sa për bombë tymuese .
    Remintancat dihet se sa kanë qenë në ato fillimet dhe kulmet e veta , ashtu siç dihet se kanë qenë gjithmonë në rënje . Dhe normal . Nuk sjell njeri pare djerse e gjaku për me ndejtë pa punë të tjerë këndej . Harroje , dhe kurrë s’duhet thënë një gënjeshtër e tillë marruke .
    Eshtë duke u pastru pare e madhe dhe normal , që përqindjet e pastrimit kapin vlefta të mëdha . Trafiqet që lejnë përqindjet rrugës
    vazhdojnë . Plus , korrupsione e abuzime me taksat nëpërmjet PPP-ve e tenderave pa konkurencë , e koncesioneve shushunja , e Licensave të Shërbimeve shtetërore , që kanë kalu në private , e mungesës së kontrollit dhe pa zotësisë me mbledh dhe administru taksat e detyrimet , etj , etj , etj, që kapin shifra marramendëse , sa që remintancat duken thërrime .
    Këto miljarda dollarë po shkatërrojnë gjithçka . Po shkatërrojnë zhvillimin normal ekonomik ( ma keq se Piramidat e viteve 90 ), po shtojnë degjenerimin moral e shpirtëror të Shtetit , popullsisë e sidomos rinisë , sa që po krijohet ideja se ky vend nuk bëhet , ky vend ka marrë fund .
    Nuk spjegohet ndryshe kjo pare e madhe pa djersë kur sheh me qindra e qindra të rinj e të reja ndën 25 vjeç , që si ka thënë njeri puna e mbarë , duke bredh gjithë ditën e gjithë natën me vetura lluksoze e mbi të gjitha shumica fuoristrada nga 50 deri 100 mijë dollarëshe e më tepër .
    Këta bastardë , shumica mafiozë , trafikantë dhe pa shkollë , si dhe , vetëm lokale , lokale e lokale , që po i zejnë frymën gjithë Tiranës , duke sfiduar , përbuzur e dhunuar ato që punojnë e jetojnë me ndershmëri dhe duke zgërdhi çdo hallkë të shtetit me korrupsionin e parave pa djersë , po e vdesin dhe atrofizojnë këtë vend dhe çdo vlerë e gjë të mirë që ka .
    Normal . Kjo gjendje po e luan mendsh edhe pjesën tjetër të rinisë . Kur çohen dy vëllezër bastardë , psikopatë e delinkuentë dhe vrasin edhe një 26 vjeçar që ishte duke punu me fitu paren me djersë , ja qiell e hapu . Shteti është inekzistent . Rinia don vetëm me gjet mundësi të hiki nga ky vend .
    Ka shumë për të thënë deri në ulërima , por edhe kaq s’është pak .
    Si thonte Vani Bregu : Ja tha mor ja tha , po kujt ja tha .

  3. Algjebra 101 says:

    Oferta per pune me e larte se kerkesa …. dhe per kete arsye rrogat jane te ulta ? Vetem ne edukaten e cekte te perpiluesit te ketij artikulli ka kuptim kjo. Kjo qenka arsyeja per rrogat e ulta ? Dmth po te kishte me pak pune se kerkesa, rrogat do ishin me te larta ?

    Eshte si me thene, mu me kerkojne kaq shume femra prandaj une zgjedh me te shemtuaren.

  4. Outspoken says:

    Oreeeee gazetar maskarenj
    Po perse nuk Shkruani per rrogat 1000 lekshe ne dite dmth € 6 euro, 9 ore pune te rende????
    Perse nuk shkruani per spitalin e vetem QSUT ne shqiperi
    Qe nuk ka as sapun dhe as leter igjenike me asnje WC
    Qe nuk ka ilace, dhe te semuret shkojne neper farmaci private per te blere Generic Medicines dmth ilace te kopjuara nga vende te treta , “me doktore ” injorante se vetem ata kane ngelur, apo per parate qe u marin te semureve per tu bere nje serum koti, Apo per rruget e mbushura me plera kocka peshk e zorre kafshesh plot infeksione, Apo per Politiken 24 ore pa pushim ne TV
    Po Dy milione banore jeni o Rrace Tallavaje Injorante ,
    Perse nuk e rregulloni jeten dhe mireqenien tuaj ???
    Mos ja vini fajin politikes, Fajin e ka Vete Populli injorant e I pa Ndergjeqshem !!!!!

  5. beni says:

    Remitancat jan industri e shtetit shqiptar,por qe kur bien ne dore te nenes Kurve Shqiperi i han dashnoret!
    Ketoo para nuk futen për popullin per te pas pune por per dashnoret e neenes ton qe eshte Kurve i mekon ! Dashnoret!! Kur femijet kuptojn s’del gj e , nga Nena Kurve pranojne e kerkojn te ikin!

    1. moni says:

      O Beno shko fillo klasen e pare edhe njehere o ditezi. Edhe femija 6 vjec i shpreh idete me qarte se ty….

  6. bensuma says:

    Beni per nenen tende e ke fjalen?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje