Pasojat e krimeve të serbëve, nënë e bijë u përdhunuan agresivisht

Gruaja që shihni, me pseudonimin Luljeta, ka qënë e martuar dhe me fëmijë në momentin që e kanë dhunuar, por ajo as sot nuk i ka treguar familjes së saj.

“Kanë djegur shtëpitë, na kanë mbledhur të gjithëve në një livadh. Aty na kanë mbajtur komplet femra, burra, fëmijë, pleq të gjithë. Në mëngjes në nëntë të mëngjesit. Masandaj na kanë marrë na kanë çuar në një bodrum nga dy nga dy vetë. Edhe aty na i kanë marrë, na kanë bastisur çfarë kemi pasur ne, na i kanë marrë edhe na kanë rrahur, femra meshkuj të gjithëve.

Kur është errësuar ata erdhën me një dritë, tortura më e madhe dhe më e keqe ishte kur na kanë marrë dhe na kanë çuar në një ahur i themi ne, këtyre fermave të lopëve. Aty na kanë marrë e na kanë çuar gjithë natën deri në mëngjes. Unë prej familjes i kam treguar vetëm motrës edhe gruas së vëllait. Burrit nuk i kam treguar, as kërrkujt nuk kam pasur guximin ti tregoj. Vetëm këto dy gra e dinë edhe organizata këtu”, tregon nëna.

Pas përdhunimit, ajo me një pjesë të madhe të kosovarëve, janë nisur drejtë Shqipërisë.

“Pesë e mëngjesit ka qënë kur na dolëm ashtu si kemi qënë pasi kishin bërë atë punë dhe na kanë përzënë prej aty. Na kanë hypur dikush në traktora, dikush në karroca të kujave dhe ashtu jemi nisur për në Shqipëri”, tregon nëna.

Luljeta ka ndryshuar tërësisht. Trauma që ka kaluar, shpesh herë e ka kthyer agresive edhe ndaj fëmijëve të saj.

“Kam pasur trauma , kam pasur ankth gjithë natën, kam qënë agresive s’kam qënë e zonja të kujdesem as për fëmijët e mi. Ndoshta ata pa faj, i kam ndëshkuar se unë e kam pasur traumën time dhe kam bërtitur, s’kam qenë….nuk .. me një fjalë s’kam qenë e zonja të kujdesem për fëmijët e mi, ashtu si duhej ashtu si ata e kanë merituar”, tregon nëna.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Pasojat e krimeve të serbëve, nënë e bijë u përdhunuan agresivisht”

  1. Arushi says:

    Ore ku e ke mbaruar shkollen o gazetar ,
    U perdhunua agresivisht ???!!! Ty me siguri te kane perdhunuar trute ,Butesisht

  2. Raimond vlonjati says:

    Racce e lige serbet –Arniq te betuar –Me ta nuk duhet te kete asnje lloj maredhenie shteterore, se jane shume armiqesore

    Por edhe kjo zonja ta mbledhi veten, dhe ta haroje te kaluaren–Cka ika ndodhur iku tani

    Ndaj tani e tutje jeto jeten tende te tashme dhe mendo per nje te ardhme me te mire–

    Keshtu bejne te gjithe –Nuk mbahet mendja tek e kaluara se i ben dem shendetit–Harroje –Zere se s’ka ndodhur dhe shif jeten tende dhe te femijeve te tu–Te gezosh jeten qe ke me familjen tende dhe je shume ne regull

    Hajde te kesh jete te mbare dhe te gezueshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *