Tërhiqet Cakaj: Nuk do ja heq pasaportat diplomatike lojtarëve

10 Shtator 2019, 22:35Politika TEMA

Pas deklaratave të një dite më parë se lojtarëve të ekipit kombëtar i është hequr pasaporta diplomatike, ka reaguar Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Me anë të një postimi në twitter vetëm pak minuta përpara nisjes së ndeshjes Shqipëri-Islandë, Cakaj pasi i ka uruar suksese ekipit kombëtar në këtë përballje, e ka hedhur poshtë këtë lajm duke e quajtur të pavërtetë.

“Duke i uruar Kombëtares së Shqipërisë një mbrëmje të suksesshme sonte, informoj se lajmi i shpërndarë në hava, lidhur me heqjen e pashaportave diplomatike të kuqezinjve është fundekrye i gënjeshtërt”- shkruan Cakaj ne Twitter.

Një ditë më parë ishte futbollisti Andi Lila i cili publikisht u shpreh se u ishte hequr pasaporta diplomatike, e përfituar pas kualifikimit në Euro 2016.

Gjithashtu dhe burime për Gazetën TemA nga Ministria Jashtme pohuan se i jane hequr pasaportat lojtarëve të kombëtares, por mesa duket Ministri ka menduar të terhiqet nga ky vendim.

6 komente në “Tërhiqet Cakaj: Nuk do ja heq pasaportat diplomatike lojtarëve”

  1. Adi says:

    Po ti ket pune ke ne ministri o vlla – hiq e ve pastruse, leviz shofera ambasadash, hiq pasaporta jep pasaporta e me rradhe. Se mos ke bo ndonje takim dypalesh pervecse me Behgjetin dhe Behgjatin

  2. Adi says:

    Edhe i thone pasaporta jo pashaporta; shkruhet fund e krye dhe jo fundkrye; nje mbremje dhe sonte eshte eshte njejta gje. Tre gabime ne dy rreshta o gjeni!!! Na korite

  3. Edi says:

    Cne?! Ky mendohet fort perpara se te flase?!
    Gjinua i Vangjelit, lol.

  4. Fucknatics says:

    Andi Liles, kelyshit te Dukes dhe Shakos,
    t’i hiqet njehere e mire,
    se tani nuk eshte me kontigjent i Kombetares,
    edhe kur ishte ishte me mik dhe ne menyre te pamerituar.

  5. Raimond vlonjati says:

    Cakaj ka bere mire qe i ka kercenuar, se ata po humbnin keq fare –Fituan tani edhe Caka bravo e anulloi

    Ama po humben, direkt tua heqi pashaportat —hahhahaa

    Po humbe te hiqet Pashaporta diplomatike

    Nqs fiton ta japim prape —Por dije ama, po humbe te merret –Ky eshte rregulli tani per tani, me tutje shohim e bejme

  6. Ku jane parate e mia ? Pse u terhoqe ? says:

    Terhiqet ? Po mire o gazetaruc, po ti pse u terhoqe nga premtimi per te me dhene $30000 ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje