Vlorë: Ndërhyri për të penguar dhunimin e një qeni, rrihet turisti rus

Një turist rus, i ndodhur në Vlorë, dëmtohet nga dy adoleshentë në qytetin bregdetar. Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Ujit të Ftohtë”, pranë një ndërtese të braktisur, ndërsa shtetasi rus ka ndërhyrë për të ndaluar dy të rinjtë, të cilët ishin duke dhunuar një qen.

Në momentin që ka ndërhyrë, sipas tregimit të tij, shtetasi rus është dhunuar nga të dy të rinjtë, duke pësuar dhe dëmtime në disa pjesë të trupit, ndërsa ka vënë menjëherë në dijeni policinë e Vlorës e cila ka nisur hetimet për ngjarjen, por edhe ambasadën ruse në Tiranë.

“Ndodhesha në apartamentin tim, kur pashë disa persona, të cilët ishin duke dhunuar një qen. Zbrita nga apartamenti dhe ju afrova të rinjve dhe në momentin që nisa të bëj foto, dy prej tyre u afruan dhe nisën të më godisnin. U rrëzova, ndërsa pësova dëmtime tek duart.

Nuk doja të bëja asgjë, thjesht t’i ndaloja të rinjtë të bënin aktin e keqtrajtimit të një kafshe, por vetëm për shkak të fotos që bëra më dëmtuan.

Shkova në spital për t’u mjekuar dhe më pas bëra një denoncim në polici për këtë ngjarje. Një fletë të cilën ma dha policia nuk e kam firmosur pasi pres që ajo të jetë në rusisht dhe të jetë e informuar edhe ambasada ime në Tiranë”, deklaroi shtetasi Sergey Dzambula.

“Kam disa kohë që jetoj në Vlorë dhe Shqipëri, pasi më duket një vend i mrekullueshëm, madje kam dëshirë të blejë apartamentin tim për të jetuar këtu”, shprehet gjithsesi rusi.

Tashmë policia e Vlorës konfirmon edhe nisjen e hetimeve për këtë ngjarje, ndërsa mësohet se janë identifikuar dy shtetasit adoleshentë, për t’u shoqëruar më pas drejt policisë së Vlorës për detaje të tjera rreth ngjarjes.

REMOTE_ADDR:[]

9 komente në “Vlorë: Ndërhyri për të penguar dhunimin e një qeni, rrihet turisti rus”

  1. endri says:

    Ahhh mos u lodh, ketu kafshet jane me te mire se njerezit, me mire ike nga ke ardhur pasi ketu asgje te mire nuk do gjeshe.

    1. pjeter says:

      Xhest i mire per kafshen,por foto pa autorizim,nuk mund ta bente,ku mbi te gjitha ishin adolishente,pra minore.Edhe Rusi e ka kuptuar pse Reaguan keshtu.

    2. 17nentori says:

      Te na vije prape ky paruski tek policia sepse kemi derguar nje polic te mesoje rusisht dhe kur te vije heren tjeter do ja japim fleten ne rusisht. Po te doje edhe vulen ja veme ne rusisht.
      Po qe se e do per vize ne amerike ja bejme edhe ne anglisht.
      Po deshi gishtin ne bythe, le te veje tek ambasada ruse ta vere.

    3. Kiri says:

      O Edo nuk duhet me leju te hujt me ble prona ketu se po e qelbni shqipnin.

  2. Tz says:

    Nuk ke faj o i shkrete sepse nuk dallove dote qe ata qe po rrihnin qenin ishin kafshe te egra……

  3. Epiriiiiii says:

    Po mir mo Rus nuk i pe aq ata 2 ishin me Qèn se Qèni i Vèrtetè. Pse u afrove…. qente dhe te Kafshojne, sidomos Qente Leber. Ti ske faj mo Rus duhet koh te Zbuten Qente Shqiptar

  4. Raimond vlonjati says:

    Po cdo ne Vlore rusi morr vella ?

    Ik mor ti andej ne vendin tend—nuk ka vend pr ruset aty—Erdhe si turist, dhe tani ik pas ne vendin tend –Ata dy cunat te denohen per rafjen qe i kane bere rusit–Por edh rusi, te iki ne vendin e tij

  5. Kaltra says:

    Jam shumë dakort me “endrin”,kafshët janë engjëj dhe njerëzit janë egërsira …Një qen po këshillonte të voglin tek po dilte në rrugë :kujdes bir se njerëzit janë kafshë….

  6. agon says:

    @Endri
    sa shpejt e hodhe gurin more Endri ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *