Zbulohet ilaçi i tullacëve!

Një lajm i mirë vjen për të gjithë tullacët!

Një grup shkencëtarësh besojnë se kanë zbuluar gabimisht një kurë që zgjidh një herë e përgjithmonë problemin e rënies së flokëve.

Studiuesn të Universitetit të Manchesterit në Angli po punonin në gjetjen e një ilaçi për trajtimin e osteoporozës, kur gjatë testimeve vunë re që flokët e pacientëve rriteshin 33 për qind më shpejt dhe më të dendur se normalisht.

“Në vetëm 6 ditë u rritën me dy milimetra.

Ne as që e kishim menduar një gjë të tillë dhe fakti që e zbuluam, do të thotë që një ditë mund të bëjë diferencën tek njerëzit që vuajnë nga rënia e flokëve”, thotë Nathan Hawkshaw, udhëheqës i studimit.

Shkencëtarët e kanë pagëzuar këtë ilaç me emrin WAY-316606.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Zbulohet ilaçi i tullacëve!”

  1. Tullaci 1 says:

    Po mire, po sikur te te rrisi floket, dhe te shkurton Gencin ? Se per ca tjeter na duhen floket? Per Gencin e uritur!

  2. Umor Ishti says:

    Sa te dale ky ilaci ne treg, do kete dale implanti i kokes:
    NJe koke tullace zevendesohet me nje koke derri.
    Nuk do i thone me tullac, por kokderr!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *