Arrestohet se ndoqi ekipin e zemrës, protesta në Teheran pas vetëvrasjes së 30-vjeçares

Në 13 mars, 5 ditë pas ditës ndërkombëtare të gruas, 30-vjeçarja Sahar Khodayari u arrestua në Teheran me nj akuzë të rendë, në atë vend. Kishte shkuar të shihte një ndeshje futbolli.

Sahar ishte një tifoze e flaktë e Esteghlal, ekipit më të rëndësishëm në Iran, por në vendin aziatik gratë nuk mund të jenë të pranishme në stadium.

Ajo guxoi, veshi një parukë dhe ngjyrat e ekipit të saj, hyri në stadium dhe filloi atë që çdo tifoz di të bëj më mirë, të mbështesë ekipin. Por personali i sigurisë i stadiumit nuhati gjithçka dhe e zbuloi, ndoshta nga një sinjalizim nga tifozë që ishin ulur pranë saj.

Sahar u arrestua, dhe mbeti 3 ditë në qeli, më pas u lirua në pritje të dënimit, pothuajse i përcaktuar. Gjashtë muaj, ndoshta diçka më shumë. Më shumë se muajt në qeli, do të ishte një damkë e përhershme gjatë jetës së saj.

Atëherë vendosi sakrificën. U lye me benzinë, dhe u vetëdogj në 90% të trupit, duke e çuar në vdekje një javë më vonë.

Rasti i Saharit po shkakton një termet të vogël në opinionin publik iranian, me qindra mesazhe proteste drejtuar ministrisë së Drejtësisë. Së pari lojtarët më të famshëm të Iranit, nga mitiku Ali Karimi, kapiteni legjendar me 127 ndeshje në Kombëtare,  që ka ftuar 4.5 milionë followers në Twitter të bojkotojnë stadiumet iraniane.

Vetë FIFA mund të marrë një vendim drastik kundër federatës iraniane, duke e dëbuar kombëtaren e saj nga Botërori i vitit 2022.

Ndoshta sakrifica e asaj vajze plot kurajë nuk do të shkoj dëm.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Arrestohet se ndoqi ekipin e zemrës, protesta në Teheran pas vetëvrasjes së 30-vjeçares”

  1. Vjena says:

    Irani nuk esht vend aziatik….mir qe s i beni vet artikujt por te pakten perkthejini sic duhet kur i kopjoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *