Basha nxjerr Spahon të tallet me Metën: Deklaratën e presidentit po e marr si batutë

Nënkryetari i PD-së Edmond Spaho ka folur në studion e News24 për deklaratat e Presidentit të Republikës por edhe qëndrimet e opozitës.

Duke iu referuar deklaratës së Presidentit Meta për ‘braktisjen e institucioneve’ nga opozita, Spaho tha se djegia e mandateve u bë pasi po rriskohej që opozita të kthehej në fasadë të institucioneve, konkretisht Kuvendit.

Ai deklaroi se zgjedhjet me kryeministrin Edi Rama kanë qenë në farsë, ndërsa i cilësoi zgjedhjet e parakohshme si të vetmen rrugë për të kapërcyer krizën.

“Presidenti ka kohë që po flet me simbolika. 

Unë po e marr si batutë, nëse nuk do të ishte batutë do të thosha që ne kemi qenë të ndërgjegjshëm edhe për aspektin negativ që ka lënia e institucioneve. 

Ne po rriskonim të ktheheshim në fasadë të institucioneve dhe kjo rëndohej edhe më shumë në rolin që opozita luante në një proces zgjedhor. 

Zgjedhjet me Edi Ramën kanë qenë farsë e vërtetë. 

Faktet e publikuara tregojnë që zgjedhjet në Dibër e të 2017 janë ta manipuluara nga bashkëpunimi me krimin e organizuar.

Nëse do rrinim në institucione dhe do merrnim pjesë në zgjedhje farsë ku do shkonte opozita?! E konsideroj një nga zgjedhjet më të guximshme që ka bërë opozita. 

Raporti i OSBE-ODIHR i cili është një dokument i shkruar i jep të drejtë opozitës në të gjitha shqetësimet që ka ngritur”, u shpreh Spaho.

Sipas tij, me Edi Ramën është e pamundur të shkohet në zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Përveç Durrësit dhe Dibrës, kemi dhe rastin e 30 qershorit.

 Kjo krizë e përgjithshme formën e saj më të mprehtë e merr nëpërmjet procesit zgjedhor.

 Që të kemi zgjedhje të parakohshme, të besueshme për të gjitha palët, duhet të realizohen disa kushte dhe të realizohen nga një trupë asnjanëse.

Qeveria nuk ka qenë në gjendje për të realizuar një proces zgjedhor të pamanipuluar. Po piqet ideja që zgjedhjet e parakohshme janë rruga e vetme për të kapërcyer këtë krizë. 

Po e pranojnë dhe vetë ndërkombëtarët. Raporti i OSBE-ODIHR dokument zyrtar i qëndrimit të ndërkombëtarëve.

Sa i përket zgjedhjeve aty thuhet se ka rënë e gjithë ngrehina që ka për detyrë të realizojë zgjedhje të besueshme për të gjitha palët”, deklaroi nënkryetari i PD.

Sa i përket një përçarje apo qëndrimeve të ndryshme brenda opozitës, Spaho tha se nuk ka ndryshuar asgjë ngaqëndrimi i shpallur.

“Edi Ramën ne do ta largojmë me zgjedhje. Opozita nuk ndryshuar asgjë nga ato që ka shpallur më para për këtë pikë.

ë gjitha partitë opozitare kanë marrë një vendim, ky vendim është i pandryshuar”, u shpreh Spaho.

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Basha nxjerr Spahon të tallet me Metën: Deklaratën e presidentit po e marr si batutë”

  1. agroni USA says:

    zgjedhjet jane ne 2021 mer hajdar i PeDes

  2. Pensionisti says:

    Ju te PDs jeni te paafte per te qene ne kryesine e asaj partie.Tani ne pushtet nuk vihet me rrevolucion por me zgjedhje.

  3. Arber iliri says:

    Po kur u bete ju me fol per zgjedhjet.se pari duhet nje kerkim falje popullit shqiptar per zgjedhjet e 1996.saliu shkateroi bazen e demokracise me. 1996.vetem per kete duhet te shkoje ne burg.kesaj i thone po betohet kurva se eshte e virgjer por pak me barre.hahaha.

  4. Turi says:

    Sa kom qesh me kete rrush !Vazhdojne akoma me me the te thash!Edi Rama po zhvillon ne kete vend deokracine direkte ,pra duke lene menjane kupolen e mafies qe kishte kapur shtetin e e kishte bere prone te saj!Futuni ne zgjedhje me Edi Ramen dhe sikur edhe naten te behen populli do votoje per te pasi shikon qe Shqiperia po ndertohet nga paslufta e trete boterore qe u zhvillua ne kete vend me pushtuesit si Berisha,Meta e Lulka,duke e djegur,shitur e vjedhur kete vend!Boll me or injorante qe vetem nje pakice ju vjen pas pasi ku edhe ata ose jane fis i juaj ose jane ata qe ju i perdorni si kamikaze ne aksionet guerile !Poshte dktatura e budallenjeve me ne krye BMBi

  5. FLUTURA says:

    U thate per te vjedhur!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *