Verdikti i “Venecias” për Metën del më 11 tetor

Teksa Komisioni Hetimor ka vijuar punën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, Komisioni i Venecias do të dalë më 11 tetor me një opinion nëse kreu i shtetit ka shkelur ose jo Kushtetutën me vendimin për të zhdekretuar 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale.

Komentet janë bërë pas përfundimit të takimit të anëtarëve të delegacionit të “Venecias” me anëtarët e Komisionit Hetimor Parlamentar që është ngritur për shkeljet e pretenduara të Metës.

Jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit, anëtarët e delegacionit të “Venecias” deklaruan se ishin të kënaqur nga takimet e zhvilluara në Tiranë dhe se kanë marrë të gjithë informacionin e duhur.

Ndërkohë, mësohet se pas një muaji, “Venecia” do të japë mendimin e saj nëse Meta është në shkelje të Kushtetutës me dekretin e nxjerrë më 8 qershor.

Komisioni i Venecias u takua me zyrtarët më të lartë të vendit, përfshirë vetë presidentin dhe drejtuesit e mazhorancës dhe opozitës.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *