“Do digjej Kuvendi”, Meta tregon nga e mori informacionin: Unë nuk gënjej, disponoj dokumente

Ilir Meta iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve lidhur me deklaratën e tij për ç’dekretimin e 30 qershorit me argumentin se kishte informacione se do të digjej Kuvendi.

“Keni tronditur opinionin se në 7 qershor u informuat se kuvendi do digjej. Kush ishin këta elementë?”– u pyet nga gazetarja.

Meta tregoi se disponon disa dokumente sekrete për përpjekjet për destabilizim dhe shton se informacioni u dha nga një institucion tepër i besuar.

“Përsa i takon  deklaratës së një elementi të ri për opinionin publik se një ditë para se të komunikoja publikisht vendimin për të nxjerrë dekretin kam pasur informacion nga një institucion kushtetues, sekret, i klasifikuar, nga më të lartat shtetërore, kjo është e vërtetë, nuk kam thënë gënjeshtër, aq më tepër në një moment kaq të rëndësishëm.

Ka informacione të tjera por në respekt të ligjit nuk mund të them dicka më shumë.  Në komisionin Hetimor i kanë mundësitë sipas ligjit të njihen me këtë presidencë.

 Kanë cuar një kërkesë në presidencë për tu njohur me këtë informacion, presidenca i ka kërkuar institucionit që e ka kërtë informacion që t’ia vë në dispozicion kuvendit, pasi është informacion i klasifikuar. 

Por është informacion i vërtetë, nuk besoj se është dicka që ka ndodhur para 100 vjetësh, kuvendi është ndriçuar, ka pasur sulme, ka pasur të plagosur. 

Ju them me bindje se në këtë dokument do t’i ndiqni të gjitha shqetësimet e asaj kohe. Cdo institucion që ka interes në mënyrë të ligjshme mund të njihet.

 Dhe do ta kuptoni që ishte një situatë tërësisht e cmendur edhe më mirë nuk mund ta përshkruante edhe raporti final i OSBE-ODIHR”-deklaroi Meta. (TemA)

REMOTE_ADDR:[]

13 komente në ““Do digjej Kuvendi”, Meta tregon nga e mori informacionin: Unë nuk gënjej, disponoj dokumente”

  1. Rako says:

    Me siguri i ke marre nga ambasadori i Berishes dhe i dekoruari me detyrim i Rames!Lojrat Berishjane vazhdojne me “qytetarin digjital”qe ndodhet pikerisht nga ku vijne te gjitha informacionet tek padrino ne Tirane!Ja dhe nje motiv me shume se perse nuk behet ky shtet ku tentakulat Berishjane jane akoma ne fuqi!

  2. Alumi says:

    Pra nese eshte e vertet, i bje qe gruaja e jote me bashkbanditin Basha po pergaditeshin te trazonin shqiperine. Prokuroria duhet te hetoj dhe ndeshkoje planifikusit. Ti je hajdut o Ilir kokemadhi.

  3. Korabi says:

    PO zoti president ! Une po e quaj si te vertet thenien tuaj se kishit te dhena se do digjej parlamenti . Mire zoti president ,dakort, po ato molotovet per djegjen e kryeministris ne demostratat e me pareshme a i pe ? PO hekurat e shigjetat qe po sulmohej dera e kryeministrise a e pe ? C’do kishin bere “simpatizantet” e opozites ,te mbledhur nga fshatrat ,si ajo e djegies se qendrave te votimit, e sidomos shkolla , po te kishin hyre brenda , pse nuk urdherove anullimin e zgjedhjeve ? Aaaa me fal, s’kishe sinjal nga institucioni i rendesishem shtetror,apo ishe jashte shtetit e nuk komunikoje dot as me telefon?
    Po kryeministrin e kryetarin e kuvendit ,i cili eshte edhe zv/ president ne rastet kur ju nuk ini ne gjendje te kryeni funksionin,a nuk viheshin ne dieni ? Mos valle nuk flisje me te dy ? Mos valle ketyre u ke ndaluar tu shkojne informacione te klasifikuara ? Ky rasti yt eshte nje alibi e thurr naten ne henez. C’do te thote zoti president Mos bindje civile ? C’do te thote zoti president se do veprhhet me te gjitha mjetet ? Cdo te thote zoti president se jot shoqe thoshte ne konverenca se populli i ka marre vet ne dore fatet e tij e ne mbeshtesim popullin ? Pse nuk dole zotrote ne televizion e ti drejtoheshe popullit per rrezikun qe i kanosej vendit ? A kishe mundesi zotrote te frenoje tet shoqe dhe partine tende qe te frenohej nga molotovet dhe gjuhen e urrejtjes. Mos valle ishe zemruar e nuk flisje me tet shoqe ,pasi ajo deklaroi se kishte dy jave pa u takuar me ju ? Leri brrockullat zoti president. JU thoni ja ku eshte gjurma e ujkut,ndersa populli shikon jo nje gjyrme ujku ,por tufe uqerish e ulkonja te dale nga PD-ja dhe LSI-ja. Sigurisht populli i njeh dhe cakenjte e tjere te opozites… Degjoi ,zoti president fjalimet e shkolleshumit Pero Vasilit,apo mjaullimin e kukuvajkave Mehmeti e Kerrpaci. Je fallco ne deklaratat e tua zoti president.Ato i ha vetem Ibrahimllari , Caka, Vasili…. e Luan Rama…

  4. Peza says:

    Po emertimin e ketij institucioni kushtetues “sekret” e mbani?
    Po me kryeministrin pse nuk u konsultuat,apo edhe ate e konsideroni si pjese e sulmit te Kuvendit?
    Po Komitetin e Sigurise Kombetare pse nuk e mblodhe?
    Po tani qe nuk ndodhi asgje nga ai informacion,pra del FALLCO,akoma SEKRET do ta konsideroni?
    Ne se kishit informacion se do digjej Kuvendi,si menduat se do te mbrohej ajo ndertese kur per kete nuk njoftuat as SHISH e as policine?
    Tani qe ka mbaruar ,cdo gje,pse nuk i denoncuat zjarr venesit,por akoma i mbani sekret?
    Cfare sekreti eshte ky informacion,kur ka te beje me djegien e godines se Kuvendit nga njerez konkrete dhe ju akoma i mbani sekret?
    Mos valle edhe ju jeni pjese e ketyre zjarrvenesve?
    Jam i sigurte,qe ky informacion kaq sekret,do te DALE NJE BLLOF KRIMINAL!
    Meta jo vetem ka shkelur Kushtetuten,por edhe ka mashtruar me te gjitha deklarimet e tij!

  5. USA says:

    A i mjeri ti te beri berisha argat serbise.

  6. am says:

    Do ja kete thene qytetari dixhital.

  7. doda says:

    Ishalla del e vertete qe do digjej kuvendi. Te paret qe duhen arrestuar eshte kok debilja juaj me Bashen. Kaq dhe mbaron kjo histori.

  8. Usa says:

    Ky qe kishte kete informacion per 30 qershorin, ia mbathi ne plazh qe te mos digjeshin institucionet.

  9. Koba says:

    Ti Nuk Genjen por RREN.Batakç i Pa skrupullt.Jep Doreheqjen Sa ma Pare
    Se do te shkulin e te heqin Zvarre

  10. Ilirian vasili says:

    Je hajdut dhe mashtrues

  11. Tani says:

    Mundet qe informacioni te jet i sigur por po citoj fjalen e Presidentit kut thote “…nuk kam thene genjeshter…” nuk mund te flase nje President me kete gjuhe. E gjithe paranteza eshte formuluar mire me perjashtim te ” ..nuk kam thene genjeshter…” kete une e kuptoj si defence qe bene Presidenti . Po te mos perdorte “..nuk kam thene genjeshter…” do ta bente shume te besushem Presidentin.

  12. buj says:

    infon e ke marre nga nona MONA se tha do i q.. robt do e djeg, ah sa qesharak njeri je, edhe ca me keq qe kemi ty per PR o palaco

  13. Sitica lagje e Cepanit says:

    si nuk genjen….pse nuk denoncon asnje emer konkret
    konkret,apo ….eshte info nga dhija e eger qe fle me ty
    me ty (neqoftese!!!)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *