“Duhet të jeni krenarë!”, trajneri i Anglisë mbush me elozhe Kosovën dhe pranon se luajti me kundërsulme!

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, pas ndeshjes së fituar 5-3 ndaj Kosovës, analizoi këtë paraqitje të ekipit të tij, por nuk harroi t’i thurte elozhe edhe djemve të Challandes.

“Ishte super atmosferë! Kosova e bëri qatë që mendoja që do ta bënte përpara ndeshjes. Na ushtruan presion dhe na detyruan të mbroheshim! E dija këtë që përpara se të luaja, i kisha parë”.

“Por, gjithashtu e kemi ditur që do të kemi hapësire për të luajtur dhe për të bërë kundërsulme. Luajtëm mirë me topin në këtë ndeshje dhe kemi ende vend për tu përmirësuar”.

“Tifozët, stadiumi, atmosfera, të gjithë patëm një natë të mrekullueshme”.

“Kosova ishin të rrezikshëm me lojtarët sulmues. Edhe ne bëmë disa gabime në këtë ndeshje. Nuk dua ta nënçmoj Kosovën, pasi e meritoi të lavdërohet për atë që bëri në sulm”.

Trajneri tha se me këtë ekip të Kosovës, tifozët duhet të jenë krenarë dhe gjasat janë të mëdha që të shkojë në EURO 2020.

“Kosova ka potencial të kualifikohet në Euro 2020. Do të jetë ngushtë në grup. Nëse nuk kualifikoheni nga grupi mund të kualifikoheni nga play –off i Ligës së Kombeve”.

“Duhet të jeni krenarë me këtë ekip, Kosovën”, ka thënë Southugate.

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në ““Duhet të jeni krenarë!”, trajneri i Anglisë mbush me elozhe Kosovën dhe pranon se luajti me kundërsulme!”

  1. SHKELZENI says:

    ESHTE TEKNIKE NE VENDET E PERENDIMIT TE POMPOJNE ME KOMPLIMENTA TE PA VLERE

  2. Land says:

    Kosova tregoi ne fund se nuk eshte kafshate qe pertypet lehte.Anglezet kuptuan se ndeshja ne Kosove nuk do te jete e lehte, Ju lumte djemave te Kosoves, jane ekip ne ngritje , me seder dhe serioze do krijojne e eksperiencen e nevojshme me ekipet e medha dhe uroj ti shohim shpejt si ekip nga me te miret ne Europe, ata luajten si te barabarte . Sot na bene krenare me lojen e tyre , eshte nje rezultat dinjitoz qe do ta kishin zili ekipe me emer.
    Nje bravo per Kombetaren e Shqiiperise qe na gezoi pa mase, por qe presim shume pune dhe stabilitet prej saj.

  3. Agimi says:

    Bravo TRAJNER, nje europian i vertet, urime per fitoren- Krenar per Kosoven dhe Shqiperin…

  4. Enea says:

    Kjo fitorja ishte per ti shpetuar sumen Dukes se krimit dhe ketij trajnerit. Kombetarja shqiptare eshte per faqe te zeze

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *