KLGJ skualifikon 14 kandidatë për në Gjykatën e Lartë, tetë ende në garë

Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ njoftoi të martën se vendosi skualifikimin e 14 kandidatëve për në vendet vakante të Gjykatës së Lartë, pasi nuk plotësonin kriteret formale, që përfshijnë shkollimin dhe vjetërsinë në punë.

“Bazuar në shqyrtimin dhe verifikimin e dokumentacionit të kandidatëve, Këshilli vendosi skualifikimin dhe përjashtimin nga procedura e emërimit në Gjykatën e Lartë, të kandidatëve; Sergjo Mazreku, Ndue Pjetra, Ergys Misha, Aldona Sylaj, Jordan Daci, Lindita Troja, Alma Loci, Hermina Albunesa, Agron Lamaj, Irena Nino, Vjosa Bodo Mujo, Shaqir Hasanaj, Anton Lleshaj dhe Altin Binaj”, thuhet në njoftimin e KLGJ-së.

Aty sqarohet se skualifikimi i këtyre kandidaturave është kryer për shkak se nuk përmbushin kriteret formale ligjore, ose për shkak ( në një prej rasteve) të tërheqjes vullnetare nga procesi.

Sipas KLGJ-së, kandidatët gëzojnë të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, brenda 5 ditëve nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar. “Në përputhje me procedurën, do të vijohet me procesin e verifikimit për 8 kandidatët e mbetur në garë…”, thuhet më tej në njoftim.

KLGJ bën me dije se vazhdojnë të mbeten në garë ish kryeprokurori Theodhori Sollaku, drejtori i shkollës së Magjistraturës Sokol Sadushi, pedagogia Kestrin Katro dhe profesori i së drejtës, Ervin Pupe, ish nën-kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Ilir Panda, si dhe juristët  Ardita Buna Alsula, Jetmira Rragami dhe Rezarta Melo (Cenaj).

Kandidatët e mbetur sipas KLGJ do i nënshtrohen verifikimit në kritere të tjera përveç atij formal “Nëse kandidatët e mbetur do të kalojnë me sukses verifikimin mbi pasurinë, figurën dhe aftësitë profesinale, ata do të ftohen në intervistë dhe do të kryhet pikëzimi sipas parashikimeve në rregullore”, thuhet në njoftim.

Disa prej kandidatëve të mbetur janë përjashtuar prej Këshillit të Emërimeve në Drejtësi në garën për të qenë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Aktualisht në Gjykatën e Lartë ushtron detyrën vetëm një gjyqtar pasi të tjerët u shkarkuan nga procesi i vetingut ose dhanë dorëheqjen. KLGJ komandoi pak kohë më parë gjyqtarë të gjykatave të Apelit për të mundësuar shqyrtimin e disa çështjeve emergjente, kryesisht mbi ekstradimet.

Ndërkohë, KLGJ ka shpallur edhe  procedurën e emërimit në Gjykatën e Lartë dhe hapjen e thirrjes për paraqitjen e kandidaturave, nga radhët e juristëve të spikatur edhe për një pozicion të lirë, në fushën e të drejtës civile. Sipas KLGJ-së, Kandidatëve u duhet të shprehin interesin brenda dy javëve nga dita e publikimit të këtij vendimi në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe do t’i nënshtrohen procesit të verifikimit të eksperiencës profesionale, të pasurisë dhe figurës.

Gjatë kësaj mbledhje, KLGJ ka vendosur të pranojnë kërkesën e Këshillit për Emërimet në Drejtësi, KED lidhur me përjashtimin e gjyqtarëve njëkohësit anëtarë të KED, Margarita Buhali dhe Fatri Islamaj, nga procedura e ndarjes së çështjeve me short në Gjykatat ku ato ushtrojnë funksionin me argumentin e volumit të punës që paraqet procesi i verifikimit e vlerësimit të kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese dhe për pozicionin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Këshilli ka vendosur përsëritjen e transferimit të përkohshëm të gjyqtarit Gentian Marku, në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, si dhe ndërprerjen e transferimit të përkohshëm të gjyqtarit Besmir Stroka, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë dhe kthimin e tij në pozicionin e mëparshëm.

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “KLGJ skualifikon 14 kandidatë për në Gjykatën e Lartë, tetë ende në garë”

  1. Ajsela Kozarja says:

    KLGJ nuk po meret vesh se cfare po ban pasi ne nje ane ka skualifikuar me te drejte ddisa tipa zog gomari budalla si Sergjio Mazreku e Ndue Pjetra dhe nga ana tjeter ka lene ne gar nje person te lidhur me keimin e organizuar, nje karte e djegur si Theodhori Sollaku kryeprokrori i Berishes se bashku me Sokol Sadushin nje leter higjenike e PS dhe nje fyçke si Kestrin Katro qe vegjeton ne Fakultetin e Drejtesise fale lidhjeve te Argites dhe ca shemtirave te tjera.

    Kur gjykata e Larte mbetet te formatohet duke zgjedhe emra si idiotesh si nje hajvan me emrin Serxho Mazreku qe as buke nuk di te haje, vari topat me leshe kesaj pune qe do kete drejtesi nga debilat qe qarkullojne neper rruget e kryeqytetit fale parave qe kane mare nga shitja e pronave te dhena nga sulltanati turk.

  2. Ajsela Kozarja says:

    Kjo KLGJ nuk po meret vesh se cfare po ban pasi ne nje ane ka skualifikuar me te drejte disa tipa “zog gomari” e budalla si Sergjio Mazreku e Ndue Pjetra dhe nga ana tjeter ka lene ne gar nje person te lidhur me krimin e organizuar, nje karte e djegur si Theodhori Sollaku keshilltari e kryeprokrori i Berishes se bashku me Sokol Sadushin nje leter higjenike e PS dhe me pas nje fyçke si Kestrin Katro qe vegjeton ne Fakultetin e Drejtesise fale lidhjeve te Argites dhe ca shemtirave te tjera.

    Kur gjykata e Larte mbetet te formatohet duke zgjedhe emra idiotesh si nje hajvan me emrin Serxho Mazreku qe as buken e tij nuk di te haje, vari topat me leshe kesaj pune qe do kete drejtesi ndonjehete ne Shqiperine tone nga debilat qe qarkullojne neper rruget e kryeqytetit fale parave qe kane mare nga shitja e pronave te dhena nga sulltanati turk.

  3. G. Rodi says:

    Nese drejtesia shkon ne dore te Sergjio Mazrekut nje budalla me brire qe duket me milje large e qe nuk vlen as per roje misri dhe Ndue Pjetra nje sharlatan qe thote qe jam avokate por te dy jane vec pyka.

  4. ambra says:

    Sillu nga sillu, eja gomar e lidhu, thote populli. Forca e zakonit per te rikthyer njerez te lakuar me krimin dhe bindjet politike. Si mundet nje ish prokuror si Dhori Sollaku te rikthehet ne kupolen e drejtesise, kush nuk mban mend bemat e tije, duke mos folur per te shoqen e tije, ku njeri priste e tjetri shiste. Jo mor zoti veting, nuk mundet te funksionoje keshtu, kjo eshte seleksionim me deshira nga lart, dhe jo me pasterti te figures, kur ky Dhori si vec e vec me te shoqen apo dhe bashke, nuk mundet me, te jene me ne institucionet e drejtesise. Per te mbaruar pune tek Dhori, do bisedoje me Zeqinene, per te mbaruar pune me Zeqinene, do bisedoje me Dhorin, kjo ishte dhe kjo duket se do jete drejtesia. Jo zoti veting jo.

  5. Astrit says:

    Te drejte ke moj Ajsela se mos eshte vetem Serxho me Nduen sharlatane e budallenj por ka dhe njerez te lidhur me krimin Si Sollaku me Jordan Dacin e Doshit por edhe me partine si Sadushi me Panden. Pse nuk garojne te tjeret sepse e dine qe do futen keta?! Po

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *