Kolaudimi i makinave dhe skandali i shtyrjes së kontratës për SGS-në

11 Shtator 2019, 10:50Sociale TEMA

Nga Edlira Shehu

Ndoshta nuk i rikthehesha koncesionit të shtyrë të SGS dhe për një vit tjetër. Atë ditë që doli njoftimi për mediat dhe tek-tuk u hodh si lajm online apo ndonjë titrim, kisha lënë të pija një kafe më një mikun tim.

Sapo u ul më tha: “Më kapi rrugës syri një njoftim për këtë shtyrjen e koncesionit të SGS dhe më erdhi hije skandali e pambështetur në asnjë bazë ligjore, por si gjithçka në këtë vend dhe kjo do të kalojë në heshtje, sepse media në përgjithësi nuk reagon, pasi ka frikë nga çdo gjë”.

E lashë duke e përshkruar më pas si një lajm dhe asgjë më shumë. Por nuk mu durua të shkoja më tej, kur dëgjoj një lajm tjetër në fundjavë që të hënën Task Forca do të zbresë në rrugë pasi më shumë se 10 mijë makina nuk kanë kaluar në procesin e kolaudimit.

Thashë filloi gjobëvënia dhe për çfarë, që një kompani të maksimizojë sa më shumë fitimin e saj, apo mënyra tjetër e të reaguarit nga qeveria, që njerëzit të mos ndihen dhe të mos kuptojnë asgjë.

E bëra këtë hyrje në mënyrë të tillë, pa shifra e kontrata me shpresën që njerëzit do të tërhiqen të lexojnë e të kuptojnë si negociohet në kurrizin tonë dhe pa asnjë bazë ligjore dhe ne heshtim e shkojmë në radhë për të paguar taksën e radhës.

Çfarë në të vërtetë ka ndodhur me kontratën koncesionare dhe çfarë parashikonte ajo kur u nënshkrua?

Ishte shkurti i vitit 2008 kur qeveria e asaj kohe caktoi Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit (sot Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë)  të fillonte dhe drejtonte procedurën e dhënies me koncesion të Shërbimit të Kontrollit të Detyrueshëm Teknik të Mjeteve me Motor dhe Rimorkiove të tyre në Republikën e Shqipërisë.

Kjo procedurë parashikonte dy faza, fazën e parakualifikimit dhe atë finale. Me 18 dhjetor 2008 SGS paraqiti ofertën e saj teknike dhe financiare pranë Komisionit të Procedurës Konkurruese në Ministrinë e Transportit dhe Telekomunikacionit.

Me datën 23 janar 2009, SGS u shpall fituese në këtë procedurë. Në përfundim të negociatave teknike, me datë 03 shtator të vitit 2009, zoti Sokol Olldashi, ministër i Punëve Publike dhe Transportit dhe zoti Jacques Vollenweider nga SGS, në prani edhe të mediave më të rëndësishme në Shqipëri, nënshkruan Kontratën për “Dhënien me Koncesion të Shërbimit të Kontrollit të Detyrueshëm Teknik të Mjeteve me Motor dhe Rimorkiove të tyre në Republikën e Shqipërisë”.

Por tej të dhënave në këtë formë që mbeten zyrtare dhe formale, marrëveshja e nënshkruar aso kohe, parashikonte në një pikë të saj të veçantë dorëzimin e koncesionit me disa pika të qartë:

1. Në fund të periudhës së marrëveshjes Operatori duhet t’i kthejë QKT ekzistuese dhuratadhënësit.

2. Në fund të periudhës së marrëveshjes Operatori duhet t’i ktheje dhënësit të grantit QKT-në e sapondërtuar dhe makineritë dhe pajisjet e saj.

3. Operatori duhet t’i transferojë gjithashtu pajisjet elektronike dhe komjuterike, ndërtimin në progres, marrëveshje licencimi mbi programe kompjuterike, të drejta kontraktuale, regjistrimet në llogari etj…

Pra marrëveshja ishte deri diku e qartë, ka një fillim dhe një fund kontrate e cila duhej të ishte 3 shtatori i këtij viti. Kjo jo vetëm nuk ndodhi, por pa asnjë lajmërim shtyrje kontrate, negociatash apo shikim marrëveshje Ministria del në një njoftim të thatë dhe thotë që shtyhet kontrata dhe një vit. Mbi cilën bazë? Mbi ç’kriter? Çfarë është negociuar dhe me çfarë tagri është bërë negociata?

Asnjë nga këto nuk dihet, thjesht një ditë më pas mbarimit të kontratës së SGS në Shqipëri, njoftohemi për shtyrjen e saj, por si, pse dhe nga kush nuk dihet…. Dhe ne së paku dhe një vit duhet të vazhdojmë të paguajmë për një kompani që rri në vendin tonë se kështu duan ca palë dhe nuk pyesin për asgjë dhe askënd.

14 komente në “Kolaudimi i makinave dhe skandali i shtyrjes së kontratës për SGS-në”

  1. Muco says:

    Po se skemi as shtet as opozite

  2. blerta says:

    SGS eshte skandali me i madh ne vendin tone, jane hajdute ordiner, aty eshte krim i organizuar. O SHTET ju lutemi liberalizoheni kete biznes se SGS vjedh popullin.

  3. WHAT A FUCK says:

    nuk dij nese ka shkelje ose jo por ajo qe di te them eshte se kompania eshte shume korrekte dhe serioze…
    prenoton rradhen ne tel , merr sherbimin pa sorollatje normal kundrejt pageses…
    nese nuk kane kaluar 10000 makina nuk eshte faji i kompanise por amortizimi i makinave…sikur t’i kalonte do kishit akuzuar per neglizhence…”hip ne kale te vrava, zbrit se te vrava”….

  4. artan says:

    Bravo per artikullin!
    shtyrja e kontrates koncesionare me SGS por jo vetem, menyra si u be, tregon qarte qe kjo qeveri eshte zgjatim i menyrave dhe metodave te qeverise Berisha.
    Un e kam votuar PS gjithmon por e verteta eshte kjo qe ka kohe Rama = Berisha nemos me keq

  5. Billy says:

    Ja sa te filloj Rama te qeverise dhe do ta shikoni se si do te bej shtet. Po duhet vjedhur dhe pak, dhe pak fare. Mos u merzitni…

  6. Luli Hollande says:

    Fshihet dikush mbrapa kesaj kontrate.Fshehjs eshte per nje kirrupsion te gjalle.Perse nuk liberalizohet se nuk mund te beje dot me pushtetaret kirrupsion.Sa here qe kam vsjtur cdo vit per te kolauduar makinen ne nje forme apo theter jsne kerkuar para.Edhe pse xija rradhe me imail apo telefon atje tek rradha nuk zbatohej asnjehere orari i caktuar.Ka oasur raste qe eshte kthyer mskina pa u kolauduar se gjste kohes se kolaudimit ne repart eshte djegyr nje llampe automjeti. Ose kerkohej para ne dore per te mos e kthyer me ose duhej ti vije nje llampe thetet qe ndodhej ne makine por nuk oranonin se duhej te paguaje edhe nje here 7000 leke tjera pa bete fjakebper humbje kohe te madhe duke ndejtur perseri ne rradhe.Rrethet jane skoma me keq se Tirana.Dije nje rast te mikut tim qe e kolsudon makinen nga Turana ne Durres cdo vite duke dhene rryshfet.O shtet e shkaterruat kete popull fukara. E bete me strese dhe i futet hallexhiut 3 fazorin o vazhduesit e Sali Berishes.Do te vijne perseri votatv por asnjnjeri nuk do te votoje me per keto socislist vazhdues te kryehadutit Berisha.

  7. operacioni zjarri says:

    Kocensioni nuk mund te zgjatet. Ky koncesion ishte parashikuar qe kur te mbaronte, te gjitha investimet do te transferoheshin tek shteti. Pra deri ne mbarimin e koncesionit investimet jane te koncesionarit dhe shteti i merr nje tarife me te ulet koncesionarit sepse ai po punon me mjetet e veta. Ne momentin kur ky koncesion mbaron mjetet jane te shtetit pra nuk mund te kemi me koncesion por nje marredhenie qiraje. Me kete poshtersi qe kane bere i bie qe shteti i thote koncesionarit qe mjetet dhe invesitimet jane akoma te tuat. Kjo eshte vjedhje dhe prokuroria duhet te nderhyje.

  8. Kiri says:

    Pse mo kur je jashte e bon kolaudimin ne cdo servic makinash,keta muter nuk kane te ngopur me vjedhje.

  9. xxx says:

    Kontrata eshte ligj i miratuar ne kuvend,nuk mund te shyhet, koncensionari ka mbiluar shpenzimet brenda afatit te vetshlyerjes se investimit dhe ka siguruar fitim te larte. shtyrja edhe per 1 vit eshte korrupsion i paster per qeverine qe perkthehet milona euro, pasi objekti duhej dorezuar ne shtet sipas kushteve te vecanta te kontrates

  10. PeKorce says:

    Ore jamë kurioz jame…mos eshte gje valle nje oligarke nga anet e Korces-ë bashkepronare me SGSënë. Mos bëni vere vere..

  11. lavdosh says:

    kjo ka vetem nje fjale: fituan ata qe nenshkruan koncesionin, por do fitojne edhe keta te tjeret.
    Specialistat e PS jane mafioze dhe po pergatisin terrenin per nje tjeter Koncesion qe te fitojne me shume
    Ketu jane ne veshtiresi sepse pajisjet jane, teknologjia eshte dhe nuk kane justifikim per nje koncesion me te njejten teknologji
    Ne fillim duhet zhvelereuar teknologjia e SGS dhe duhet te dali dicka tjeter per nje koncesion 35 vjecar

  12. Lani says:

    Shqiperia eshte komplet skandale turp cdo gje ne Shqiperi eshte monopol. skandal shtet i ngordhur i qelvur ke koka e kembet. keto monstra politikan qe jane sot panoerjashtim pd halee ps hale e lsi hale te gjith keto duhet te futen ne burg qe te shpetoje Shqiperia nga BABZIA e maskarnejve

  13. Lani says:

    Shqiperia eshte komplet skandale turp cdo gje ne Shqiperi eshte monopol. skandal shtet i ngordhur i qelbur ke koka e kembet. keto monstra politikan qe jane sot pa perrjashtim pd hale ps hale e lsi hale te gjith keto duhet te futen ne burg qe te shpetoje Shqiperia nga BABZIA e maskarnejve .

  14. Arta&Zare says:

    Po pse more te uruar cfare prisnit nga nje palo ministre si ballukja ju qe mori lek nga mutrat e vlores per te mbajtur akoma ne linje tragetet funderina me brindisin.yyy mos u ngopt orbille mutit ajo bashke me palaco drejtorin e portit te vlores.robt ku ti keni kellirat e rivdekjes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje