Lulzim Basha i vete në zyrë Metës, për konsultime: Si do ja bëjmë me Ramën?

11 Shtator 2019, 11:34Politika TEMA

Lulzim Basha i ka vajtur në zyrë këtë paradite Ilir Metës.

Ata kanë biseduar mbi një orë, para se kreu i PD-së të largohej nga Presidenca.

Për momentin nuk ka asnjë njoftim si nga Presidenca, ashtu dhe nga PD, për këtë takim.

Vetëm dy ditë më parë, Basha u takua dhe me gruan e Metës.

Ata janë duke o konsultuar me njëri-tjetrin se çfarë do të bëjnë me situatën e krijuar, pasi jo vetëm që Ramën nuk arritën do ta rrëzonin, por tashmë nuk kanë asnjë pushtet, pasi dorëzuan edhe mandatet e deputetit, edhe bashkitë.

Kujtojmë që edhe vetë Ilir Meta është drejt shkarkimit dhe ditët e fundit, është përpjekur të flirtojë me mazhorancën.

Kjo ka trembur Bashën, nga një marrëveshje e mundshme e Metës dhe LSI-së me Ramën.

Aq më tepër që Monika Kryemadhi deklaroi një ditë më parë, se është kundër Bashës, për mos-marrjen pjesë në zgjedhje, me Ramën kryeministër.

Ajo tha se LSI është gati të përballet me Ramën në zgjedhje, si kryeministër.

Nga ana tjetër, edhe vetë LSI ka frikë nga një marrëveshje Rama-Basha dhe është duke luajtur në të dyja frontet.

(TemA)

10 komente në “Lulzim Basha i vete në zyrë Metës, për konsultime: Si do ja bëjmë me Ramën?”

  1. shqip says:

    Po puna e atij skenarit per djegjen e kuvendit si do veje ? Se tre jane opsiinet. Ose Meta ka genjyer, 1 . Ose Pd ka pase ne plan,linja e Berishes, por Basha s’e ka vene ne praktike ,2. Ose ngelet LSI , por ne kete rast ne mes eshte Monika. Por duke “qene”Monika, ketu fle enigma. A thua Meta do te divorciohet nga Monika, apo nga LSI-ja? Jane 4 kungulleshe, kush nga kungujt do ta haje ? Pse Monika nga linja radikale per dhune, befas na del si bashkepunuse me maxhorancen, pra edhe me Ramen. A mos Basha i kerkon Metes shpjegime per pabesine qe po i ngre ky i fundit? . A ka ndonje reng per ti dhene duart plakut Dogsboru ( Saliu) , dhe keta te shpetojne me marrveshje ç’te munden nga anija qe fut uje ne 4 anet ? Nese vertete ka pase informacion te klasifikuar per djegjen e Raishtangut ( kuvendit ), si ka mundesi qe presidenti nuk ka informuar qeverine shqiptare, e cila nga ana e saj nuk ka marre njoftime zyrtare as nga Shish? A mos valle ne kete qe ne e quajme RSh, ndoshta funksionon nje tjeter shtet paralel? Po nese qenka keshtu, pra qe presidenti paska evituar ngjarje te renda deri ne zjarr e vrasje, pse e paska mbajtur te fshehte autoresine, e prokuroria nuk ka asnje indicie, deponim faktesh? Ka 1000 pyetje qe ata ustallaret i dine me mire se ne populli i thjeshte. Po pyetja me e madhe ka te beje me shkarkimin e presidentit. Sa shanse ka ky njeri t’ja hedhi paq, ashtu sikur ja hodhi me vidion Prifti -Meta?

    1. Bureto says:

      S’ka më mirë se e thënë shqip. Që do hanë kokat e njëri-tjetrit kjo bie erë tashmë, por një gjë nuk kuptoj, qetësinë e Ramës, sidomos për atë bllofin e Metës me Raihshtag!…. Të presim e të shohim se çdo të na ofrojë shtator-tetori.

  2. Cuni says:

    I vete ???? Ku e ke mesuar shqipen ?

  3. Engjelli says:

    Basha ka vetem 2 rruge:

    E para: Ne se do te vazhdoje te mbijetoje ne politike, duhet te ulet dhe te gjeje gjuhen me Ramen, duke mos e care koken per kukuthat qe ka rreth e rrotull. Ai duhet te ulet, te bashkepunoje per reformat, per integrimin, per te percaktuar rruge normaliteti.

    E dyta: ne se do te vazhdoje te kerkoje mbylljen e karieres se vet, te vazhdoje me Kryemadhen e te shoqin se do i a shohi hairin.
    As perkrahesit e e PS-se nuk duan asnje lloj bashkepunimi me LSI-ne, as perkrahesit e PD-se se vertete nuk duan asnje llooj bashkepunimi me LSI-ne.
    Kjo qe ben Basha me Meten, tregon se Basha ka filluar ta ndjeje tatepjeten, e sheh se po ngelet vetem dhe kerkon lemoshe, kerkon te siguroje Berishen e Meten se eshte i gatshem te zbatoje cdo urdher qe i japin.
    Ne tere kete katrahure, njerezit e kane shume te qarte se Rama nuk ka asnje pergjegjesi, ai qeveris normalisht dhe ka vendosur te mos pranoje me piruetat as te Lulit dhe as te Monikes (Berisha-Meta). Dhe mire e ka.
    Aktualisht Rama eshte ne kuotat me te larta si brenda dhe jashte vendit.

  4. IVONI says:

    Pra te korruptuarit do te vazhdojne rrugen drejt majave boterore te korrupsionit ..! Njerez te ndereshem , hapini syte , nuk eshte k/minister ai qe ndan popullin ne te shkollepsur dhe te pa shkollepsur . Populli eshte nje .Ata qe mburen me kollarot ne qafe , me mire do bejne te varin vehten me to ..!

  5. Kozmos says:

    U bashkuan dy gjarperinjte e Shqiperise , per te qare hallet e tyre .

  6. Zagali says:

    Ne bisedime Basha me Meten kane mare vendim qe, Basha te mbaj furçen e rrojes dhe Meta briskun.Basha tja lagin,kurse Meta t’ja rruaj Rames.

  7. Gimi prej Tirone says:

    Takim i perzemert mes karteleve kriminale.
    Mungoka ai gjati.

  8. Vetingu says:

    Keta vecse kane titullin e larte te hajdutit. Keta palaco asnjehere nuk kane bere dicka te mire per kete popull te varfer. Nuk di edhe per sa kohe do te shikojme fytyrat e tyre te ndyra. Xhelatin Enver vetem 24 ore e dua te gjalle se nuk bente as gjyqe por i fuste ne dhe per se gjalli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje