Ministri i Jashtëm çek nxjerr blof presidentin e tij për Kosovën

Ministri i Jashtëm çek, Petriçek, ka hedhur poshtë deklaratat e presidentit Zeman lidhur me tërheqjen e njohes së Kosovës nga ana e Pragës.

Ai tha se qeveria e vendit të tij që është përgjegjëse për politikën e jashtme nuk ka ndryshuar qëndrim as për Kosovën as për vendet e tjera të Ballkanit perëndimor.

“Qeveria çeke, e cila është përgjegjëse për politikën e jashtme, nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj për Kosovën ose ndonjë prej shteteve të Ballkanit Perëndimor. 

Ne do të vazhdojmë të mbështesim dialogun mes Serbisë dhe Kosovës dhe rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian”, shkruan ministri çek në “Twitter”.

Më herët, presidenti Zeman deklaroi nga Beogradi se Çekia po sheh mundësinë e tërheqjes së njohes së Kosovës.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Ministri i Jashtëm çek nxjerr blof presidentin e tij për Kosovën”

  1. PO , PO says:

    Eshte bere bota arap ! Nuk qenkemi vetem ne me president idjot !

  2. Raimond vlonjati says:

    Ja pra qe qeveria Ceke qenka e arsyeshne , pavaresisht ca thote Presidenti i tyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *