Minutat e para pas tragjedisë: FOTOT e pabotuara të 11 shtatorit, që tronditi SHBA dhe botën

Një mjek, i cili ka qenë ndër të parët që ka mbërritur pranë Kullave Binjake ndërsa digjeshin më 11 shtator 2001, ka publikuar fotografi të pabotuara ndonjëherë nga përpjekjet e skuadrave të shpëtimit pak minuta pasi dy avionë të marrë peng nga terroristët u përplasen me dy kullat e Qendrës Tregtare Botërore, duke bërë që të shembeshin totalisht.

Pasi pa kullat në flakë atë 11 shtator, doktori Emil Chynn, i cili ishte duke shëtitur qenin e tij në ato çaste, nxitoi të afrohej për të mësuar çfarë kishte ndodhur.

Kur mbërriti në vendin e ngjarjes e gjeti veten të rrethuar nga gërmadha dhe tym.

Përgjatë ditëve në vijim, mijëra zjarrfikës, punëtorë ndërtimi, pjesëtarë të ndihmës së shpejtë dhe vullnetarë u mblodhën rreth zonës për të kërkuar për të mbijetuar dhe për të pastruar mbetjet.

18 persona u shpëtuan të gjallë nga poshtë gërmadhave, por mijëra të tjerë humbën jetën të nën to.

Në total, nga sulmet e 11 shtatorit 2001 vdiqën 2977 persona, përfshi edhe viktimat e sulmit mbi Pentagon dhe një avioni të katërt, që u rrëzua nga vetë pasagjerët heronj në Pensilvani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *