Ndeshja kundër Islandës, ja notat për secilin lojtar të Kombëtarës

Shqipëria arriti një fitore të rëndësishme ndaj Islandës, e cila na jep shpresë për një kualifikim trë mundshëm në Euro 2020, nëse ndeshjen e ardhshme mundim Turqinë.

Më poshtë, po ju njohim me notat e lojtarëve për ndeshjen e djeshme.

Strakosha 5 – Edhe pse nuk ishte një ndeshje impenjative për të, mund të kishte treguar më shumë në të dy aksionet e golave.

Ismajli 5.5 – Shumë i kujdesshëm në rreshtim dhe arrin të interpretojë modulin e lojës së kërkuar nga trajneri. Në krahun e tij ka më pak rrezik nga kundërshtari.

Xhimshiti 4.5 – Një ndeshje shumë e dobët për Xhimshitin që pothuaj për asnjë moment nuk u koordinua me pjesën tjetër të skuadrës.

Dermaku 6 – Përpos golit ishte shumë i kujdesshëm në mbrojtje, veçanërisht në pjesën e parë.

Hysaj 6 – Pas një pjese të parë pa shumë ritëm dhe veprime sulmuese, goli i shënuar në fillimin e pjesës së dytë ishte një aksion model.

Lenjani 4 – Një ndeshje e fikur, pa ritëm, pa koordinim, pa veprime. Vetëm pak pasime të shkurtra në prapavijë nuk justifikojnë prezencën në formacion.

Gjasula 5.5 – Duhet të ishte ndeshja e tij, por Bare dhe Memushaj ja morën vëmendjen. Lojë e mirë në fazën mbrojtëse.

Bare 6.5 – Ndeshje me shumë personalitet, grintë dhe dëshirë. Ka cilësi të mira, dhe ato i shfaq edhe në momentet më të vështira.

Memushaj 6.5 – Ndihet lodhja e viteve, por klasi dhe eksperienca i japin të drejtë edhe në ndeshje të tilla.

Manaj 6 – Pjesa e parë ishte shumë e mirë me dyluftime, korridore dhe grintë. Pati një rënie të dukshme fizike të pjesën e dytë.

Cikalleshi 6 – Nuk pati shumë veprime të dukshme në lojën e tij, por falë edhe fizikut e mbajti në tension kundërshtarët. Goli i dytë më dy ndeshje radhazi.

Edi Reja 6 – Guximi për të ndryshuar u shpërblye. E kish studiuar mirë kundërshtari dhe skuadra ju përgjigj. Zëvendësimet të goditura.

Roshi 6.5 – Kishte mësuar shumë për linjën e krahut të majtë. Kur merr topin është i pakapshëm.

Veseli 6 – Vendosi ekuilibrin që Gjimshiti nuk e arriti gjatë aktivizimit të tij.

Abrashi 6 – Një futbollist që vendos ekuilibra dhe i jep shume grintë skuadrës kur është në fushë.

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Ndeshja kundër Islandës, ja notat për secilin lojtar të Kombëtarës”

  1. bureto says:

    Cila eshte nota maksimale dhe minimale qe te gjykojme nivelin e cdo lojtari

  2. klodi says:

    Hajde idiota hajde. Nota më e lartë 6.5!!!! E dini që fituam 4-2

  3. Durimi says:

    Per mua me i miri lojtar ne fushe ishte Memushaj burimi dhe i golave dhe lojtari me i dobet Strakosha

  4. pjeter says:

    Cikalkeshi,stenosi 3 gola ne tre ndershme rresht,ho dy.Molavise,ne Elbasan,Frances ne Paris,Islandes ne Elbasan.Dhe shpresoj ti fyse edhe nje Turkut.

  5. Billy says:

    Strakosha ka qene lojtari me i dobet ne dy ndeshjet e fundit. Alban Hoxha eshte shume here me i mire.

  6. Arifi says:

    Kush i ka vendosur keto nota??? Hahaaaaa ! Idiora komplet.. zyrtarisht nuk kishim shenuar as nje her 4 gola ne nje mdeshje kualifikuese qe kur esht krujuar fshf. Te gjithe 10 me yll

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *