Ndryshimet klimatike: Artisti mbjell 300 pemë në një... stadium futbolli

11 Shtator 2019, 13:46Lifestyle TEMA
Ndryshimet klimatike: Artisti mbjell 300 pemë në një... stadium

Zjarret në Amazonën brazilianë si dhe Uragani Dorian janë prova se do të duhet pak më shumë sesa të shihni lajmet për të kuptuar efektin pa kompromis që ndryshimi i klimës ka në planetin tonë. Ndërsa disa njerëz janë duke qëndruar duarkryq (ose duke përkeqësuar problemin), të tjerët po shprehin shqetësimin e tyre pasi pasiguria për të ardhmen është shumëfishuar vitet e fundit.

Ndërkaq teksa studentët në Norvegji dolën në grevë si një thirrje për veprim, Klaus Littmann, ka ndërmarrë një qasje të ndryshme, pikërisht duke u përpjekur të hapë sytë e publikut përmes artit të tij. Artisti 67-vjeçar sapo ka mbjellë rreth 300 pemë në një stadium austriak futbolli, një veprim i jashtëzakonshëm i artit fizik që synon të sfidojë perceptimin tonë për të ardhmen e tokës sonë.

Ai kish dashur ta realizonte këtë projekt prej 30 vitesh që ditën kur ai vizitoi një ekspozitë në Vjenë dhe pa një vizatim të vitit 1970 të artistit austriak Max Peintner. Puna e Peinter ishte një pyll me pemë të mbjella në mes të një stadiumi me një turmë shikuesish që ndodheshin atje pa asnjë arsye, përveçse të qëndronin statik e të miklonin bimësinë, raporton scan.

Pylli i Littmann përbëhet nga një larmi pemësh që janë e një fare vendase në Austri, si dhe në Europën Qendrore. Instalimi, i cili u hap falas për publikun më 9 shtator, quhet “Për Pyllin – Tërheqja e Pafund e Natyrës’. “Për mua, instalimi është një klithmë tërheqëse për çështjen më të ngutshme të brezit tonë,” thotë artisti zviceran. 

Ekspozita synon të sfidojë perceptimin tonë për natyrën dhe të vërë në dyshim të ardhmen e saj. Ajo kërkon të bëhet një memorial, duke na kujtuar që së shpejti natyra mund të gjendet vetëm në hapësira të përcaktuara posaçërisht, siç ndodh aktualisht me kafshët në kopshtin zoologjik”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje