Pas deklaratës së fortë të presidentit çek, Haradinaj anulon vizitën në Pragë

11 Shtator 2019, 20:50Rajoni TEMA

Pas deklaratës së presidentit çek, Millosh Zeman-it mbi tërheqjen e njohjes së Kosovës, raportohet se Ramush Haradinaj nuk do të shkojë të enjten në Pragë, ku pritej të merrte pjesë në samitin e Vishegradit.

Nga zyra e Haradinajt është konfirmuar për gazetën “Express” se ai nuk do t’i bashkohet samitit në fjalë.

Ndonëse thuhet se arsyet e mospjesëmarrjes janë angazhimet e Haradinajt, mendohet se shkak është bërë deklarata e fortë e qeveritarit çek, i cili i tha dje kreut të shtetit serb, Aleksandër Vuciq, se e do Serbinë dhe se nuk i pëlqen Kosova.

Zeman u kujdes të theksonte se ajo që mund të bëjë është “t’i japë një muaj kohë për konsultime të autoriteteve, mbi mundësinë e tërheqjes së njohjes për Kosovën”. Kreu i shtetit çek shpreson të marrë për këtë nismë të tij mbështetjen e ministrit të Mbrojtjes, Lubomir Mentar, i cili e ka përshkruar më parë si “gabim diplomatic”, vendimi për ta njohur pavarësinë e Kosovës.

“Ai me siguri do të jetë në anën time, kush do të jetë në anën tjetër, do ta shohim”, ka thënë Zeman.

Vucici e falenderoi për pikëpamjet e tij rreth Kosovës, dhe tha se e kishte informuar gjerësisht për problemet mes Prishtinës dhe Beogradit, ndonëse siç u shpreh dhe vetë, nuk e priste që Zeman ta ndërmerrte këtë iniciativë.

6 komente në “Pas deklaratës së fortë të presidentit çek, Haradinaj anulon vizitën në Pragë”

  1. Xeni pa qime says:

    HARADINAJ KY ESHTE TIPIK KOSOVAR NJERI I TRASHE
    KUR FLET SHQIPE DUHET PERKTHYESE

  2. Komentuesi says:

    Ky çeku qenka politikan gomar.Qenka shume i trashe dhe nuk di te flas.Nuk e dua Kosoven tha ai.A mund te flas kaq trash nje qeveritar?

  3. Viktori says:

    Une e kuptoj Kryeministrin e Kosovës, po atij pijanecit do ta bëjë të ndihet keq duke shkuar atje sesa të anulloje viziten ,ndryshe do t’a gëzonte.Pa pjesmarrjen e vet do të binte në kurthin e tij,duke shkuar atje do t’i tregonte që Kosova ekziston.

  4. Viktori says:

    Ramushi do të bëjë mirë të shkoj e jo të bjerë në kurthin e atij pijanecit, duke mos shku e gëzon atë plakushin pijanec .Duke marrë pjesë i tregon se Kosova ekziston dhe është me e forte po’ të prezantohet në të gjitha instancat ndërkombëtare kështu njihet më shumë.

  5. american16al says:

    Kryeministri Haradinaj duhet te behet me qytetar dhe i moderuar ne komunikim me boten mos te mbetet si 100 vjete me pare.!!!!

  6. Finoku says:

    Gabim i madh anullimi i vajtjes ne Ceki
    Nuk e di se cilet jane keshilltaret e Haradinajte por nga veprimi i anullimit te vizites duhet te jene te paafte dhe te rrezikshem
    Ishte rasti me i mire ti pergjigjej populistit ekstremist Zeman nga vete atdheu i tij
    Te deklaronte
    Une ndryshe nga presidenti juaj e dua Cekine
    E dua dhe jam mirenjohes per mbeshtetjen qe na dhene si pjestare e koaliciinit te Natos te botes perndimore qe i tha stop barbarizmave dhe krimeve serbe ne Kosove
    Une dhe populli kosovar e admirojme dhe e duam popullin cek dhe po ashtu besojme se edhe populli cek ka te njejtat ndjenja per popullin kosovar
    Dhe jam i bindur se deklarata e presidentit tuaj nuk perfaqeson ndjenjat dhe mardheniet miqesore ndermjet dy popujeve
    Faleminderit popullit Cek
    Kjo duhet te qe pergjigjja ndaj populistit qe vjell vrer dhe urrjejte Zeman
    Por keshilltaret e haradinajte bejne sikur jane keshilltaret e presidentit te ndonje superfuqie dhe jo keshilltaret e kryeministrit te nje vendi qe akoma nuk eshte pjestar i OKB !!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje