PD kundërshton Monika Kryemadhin: I qëndrojmë vendimit, s’ka zgjedhje me Ramën kryeministër

Sekretari për Çështjet Ligjore të PD-së, Çlirim Gjata duket se nuk është pajtuar me Monika Kryemadhin e cila pranoi të ketë zgjedhje edhe me Edi Ramën si kryeministër.

Ai deklaroi se Partia Demokratike vazhdon t’i qëndrojë vendimit të saj, përsa i përket mospërballjes zgjedhore me Ramën si shef qeverie.

I pyetur nëse partia e tij vazhdon t’i qëndrojë idesë në fjalë, Gjata tha:

“Çfarë ndodhi së fundmi në votimet e 30 qershorit, në vetëvotimet , të paktën unë kështu i quaj. I mbushi kutitë, kur nëpër lista votimi kishte 50 apo 100 firma, në kuti kishte 3100 vota bie fjala. Megjithatë çfarë ndodhi, të gjitha këto u thanë. Jo po u votua hapur , u detyruan njerëzit, të gjitha janë vepra penale këto , u falsifkua rezultati, u mbushën kutit , çfarë nuk u bë, nuk u zbatua dekreti i presidentit . Deri tani tre persona të inkriminuar , s’kishte nevojë, 61 bashkitë i kishte në dorë, pse duhet të fuste persona të inkriminuar, çfarë tregon. Tani më thuaj a futesh në zgjedhje, as në këtë rast nuk çlirohet dot nga krimi ky njeri.  Tani, a futesh në zgjedhje, këtë më thoni?” u shpreh ai.

Po kështu, përsa i përket mospërfshirjes në reformën zgjedhore ai tha:

“Sepse nuk e zgjidh reforma zgjedhore krimin  e organizuar , reforma zgjedhore  e pengoi atë të mos vendoste Valdrin Pjetrin, Kajmakun e tjetrin që po dalin një nga një. Prapë edhe sikur reformën zgjedhore më të mirë të bëjmë, ai njëri prapë me krimin e organizuar të njëjta gjëra do të bëjë. Një rrugë ka, largimi  tij, çlirimi i organeve të drejtësisë nga kapja dhe bllokimi i krimit të organizuar.  Dhe krijimi i një qeverie tranzitore, për krijimin e  zgjedhjeve të ndershme. Nuk bëhet, shikoni edhe në zgjedhjet e fundit. futi ka njerëz të inkriminuar , katër vite e  gjysmë pasi ka dalë ligji për dekriminalizimin” përfundoi Gjata.

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “PD kundërshton Monika Kryemadhin: I qëndrojmë vendimit, s’ka zgjedhje me Ramën kryeministër”

  1. LULJA says:

    GJITHE SPIUNIT SIGURIMSAT JANE MBLEDHUR NE PD

  2. pak arësye says:

    Po ne nuk larguam Sali Berishen qe na shkaterroi Shqiperine, na vodhi pasurine, na vrau femijerine dhe neve, na fali Shqiperine dhe ja ku e kemi: div krimineli bashke me ty, o mut e fare muti qe u ngriten kembet e i bien kokes. Halé!

  3. Xeni pa qime says:

    ME SA KUPTOJE UNE BASHA KA NDERMEND TA SHKRIJE PD .
    PASI NUK ESHTE LLOGJIKE THENIJA ( NUK HYJE NE ZGJEDHJE ME RAMEN.
    ).
    KUSH JENI JU QE DESIDONI QE KRYEMINISTRIN DHE KRYETARIN E PARTISE SOCIALISTE ME 850 MIJE VOTUESZ TE HYJE APO JO NE ZGJEDHJE.
    MOS JE TE DERA E DISKOS TI HYRE TI JO TI HYRE TI JO
    KY NUK ESHTE NJERI NORMAL PD DUHET TA FLAKI DHE TE VENDOSI NJE TJETER

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *