Pentagoni shtyn dislokimin ushtarak në kufirin meksikan

Ministri amerikan i Mbrotjes, Mark Esper ka shtyrë deri në fund të shtatorit 2020 dislokimin ushtarak në kufirin me Meksikën, i kërkuar nga presidenti amerikan, Donald Trump për të luftuar migracionin klandestin, theksoi sot një zëdhënës i Pentagonit.

“Esper miratoi më 3 shtator një kërkesë të Ministrisë së Sigurisë së brendshme dhe policisë kufitare që kërkonte mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes për të garantuar sigurinë në kufirin jugor për vitin 2020″, theksoi zëdhënësi, zëvendëskoloneli Chris Mitchell.

“Ministria e Mbrojtjes do të vendosë deri 5 500 ushtarë për të dhënë mbështetjen e saj në kuadër të infrastrukturave, operacioneve, dedektimit dhe mbikëqyrjes dhe një mbështetje ajrore”, shtoi ai pa përmendur raportin e ushtarëve aktivë dhe rezervistëve të Gardës Kombëtare.

Rreth 2 900 ushtarë aktivë dhe 2 000 rezervistë ndodhen aktualisht të vendosur në kufirin meksikan.

Vendimi i Esper ndodhi javën e kaluar, në të njëjtën ditë kur Pentagoni njoftoi se kishte zhbllokuar 3,6 miliardë dollarë për financimin e ndërtimit të 280 kilometrave mur në kufirin meksikan, me kërkesë të presidentit amerikan, Donald Trump.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *