Presidenti çek në Beograd: Kosova udhëhiqet nga kriminelë, të tërheqim njohjen

11 Shtator 2019, 20:47Rajoni TEMA

Që në nisje të vizitës së tij në Beograd, e tha qartë se nuk e pëlqen Kosovën. Por presidenti çek Milos Zeman shkoi më tej pas takimit me presidentin serb Aleksander Vucic, duke thënë se dëshiron të diskutojë me zyrtarët kushtetues çekë mbi mundësinë që vendi i tij ta tërheqë njohjen e Kosovës si shtet të pavarur.

Duke iu referuar kryeministrit të dorëhequr, Ramush Haradinaj, Zeman tha se ”Gjykata e Hagës, kohë më parë, ka shprehur dyshime në lidhje me krimet e luftës të kryera nga përfaqësuesit e Kosovës dhe mendoj se për këtë arsye ka dhënë dorëheqje edhe kryetari i qeverisë.

Më lejoni t’ju them mendimin tim personal: shteti që udhëhiqet nga kriminelët e luftës nuk duhet të gjendet në bashkësinë e vendeve demokratike”.

Por kryetari i Senatit çek, Jaroslav Kubera, tha se ideja e presidentit për tërheqjen e njohjes së Kosovës, është joreale. Sipas tij, Zeman i bëri komente të tilla vetëm për t’iu pëlqyer serbëve.

Kosova është njohur nga Çekia në vitin 2008 – pak kohë pas shpalljes së pavarësisë – kur kryeministër i këtij vendi ka qenë Mirek Topolanek, ndërsa ministër i Jashtëm, Karel Schwarzenberg.

Nga ana e tij Vucic i shprehu mirënjohje Zemanit për qëndrimin ndaj Kosovës dhe tha se vetëm me kompromise mund të arrihet zgjidhja e problemeve.

9 komente në “Presidenti çek në Beograd: Kosova udhëhiqet nga kriminelë, të tërheqim njohjen”

  1. shqiptari says:

    doni apo sdoni ju ropqir sllav kosova esht republik ????????????????shqipria etnike posht mongolet serb

  2. cuni says:

    Po si more plak i pjerdhur, paska bere krime lufte Haradinaj ne shtepine e tij duke u mbrojtur nga genocidi serb!

  3. #varijanullen says:

    Cekosllavakia sipas ketij Ishte me mire. Gomar pijanec, nejse ate qe kriminelet nuk kane pune ne vendet demokratike e ke thene mire, ne krah te denuarve nga Haga. UÇK ❤️

  4. marjani says:

    opa paska kerrcit pacja ne Beograd,dhe po ta var njeri qillon,hajvani hoqi te perposhmet pa ja kerkuar njeri fare opa hopa hopa

  5. Lasgushi says:

    Shumë nga ne cuditeshim me mjeshtërinë e Jarosllav Hashekut dhe madhështinë e veprës së tij USHTARI I MIRË SHVEJK.Por.tashti që shëkoj dhe dëgjoj bëmat e një presidenti pianec Cek.Kam bindje të plotë që Hasheku do ngrihet nga varri e do ta rishkruajë kryeveprën dhe vendosë Presidentin aktual,në piedestal që vetë ai di ti përshkruajë..

  6. Lasgushi says:

    Përderi sa Vucic dhe Serbët.mbështeten tek një Pianeci birës si ky karagjozi cek.Tregon që ata janë të pashpresë e kanë pjerdhur farë
    Shqiptarët kanë fituar përfundimisht.

  7. Gjorku says:

    Asnjè shqetèsim nuk duhet tèna vijè nga zotèria Zeman.M Tè flasèsh nga pozitat e presidentit tè njè vèndi europian dhe relativisht tè zhvilluar, pèr tu dukur dashamirès me serbèt, do tè thotè me “pshur vedin”! Pale kur ky zotèria flet pèr kriminel lufte ?1 Nè njè kohè ku nè krah tè tijè èshtè ish ministri i Milosheviçit ! – Zoti Milos tek shtèpia e tè varurit nuk flitet pèr litar ! – Atje ku banojnè
    Sheshelèt nuk zihen nè gojè kriminelèt !!!

  8. Like says:

    Ha! Ruset e paskan bere gati prap planin per te pushtuar Çekine

  9. cris says:

    Po mire more president terhiqe njohjen por pastaj duhet te marresh territorin dhe tja kthesh serbeve, ke kellqe ti apo popull cek qe te ka zgjedhur ty ta beje kete?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje