Presidenti çek: Nuk më pëlqen Kosova

Presidenti çek, Milos Zeman, u dëgjua duke thënë se nuk i pëlqen Kosova, ndërsa takohej me presidentin serb Aleksandar Vuçic, pas mbërritjes në Beograd, të martën, raporton Zëri i Amerikës.

Zeman ndodhet në Serbi për një vizitë dy-ditore që pritet të përqendrohet në përmirësimin e lidhjeve tregtare midis dy vendeve.

“Më pëlqen Serbia dhe populli serb”, i tha ai zotit Vuçic, në Aeroportin e Beogradit, dhe shtoi me zë të ulët “dhe nuk më pëlqen Kosova”.

Vuçic nuk iu përgjigj drejtpërdrejt komentit të presidentit Zeman, por u përgjigj “faleminderit shumë”.

Më vonë ata morën pjesë në një ceremoni për vendosjen e kurorës në Monumentin e Mbrojtësve të Beogradit 1914-1918.

Serbia nuk e njeh deklaratën e pavarësisë së Kosovës, por Republika Çeke është ndër 22 vendet anëtare të Bashkimit Europian që e kanë njohur Kosovën.

REMOTE_ADDR:[]

12 komente në “Presidenti çek: Nuk më pëlqen Kosova”

  1. Sqepari says:

    Ishte nje ceke, M. Ollbrajt, nje diplomate dhe politikane e kalibrit nderkombetar, ajo qe dha nje ndihmese te jashtezakonsheme per lirine e popullit shqiptar te Kosoves. Mirenjohje te perjetshme. Ky President i tanishem i cekise do harrohet shpejt te populli i tij ndersa ne e kemi memorizuar prej kohesh si armikun tone te betuar.

  2. Tiranasi says:

    As Kosoves nuk i plasi , qe ta doje ky idjot president. Si ka mundesi qe ne zemer te Evropes te egistojne monstra te tille, qe mbjellin urrejtje midis kombeve. Turp.

  3. american16al says:

    Te pakten ky e deklaron hapur jo si ca te tjere qe buzeqeshin dhe tallin k…in pas shpines se shqipetareve, vetem USA eshte treguar gjithmone ne krah te shqipetareve.

  4. zaho says:

    Mbrojtesit e beogradit ! Duket ata qe u zbythen nga Vlora nuk ishin serb

  5. faro says:

    Si ia lejon vetes të flase me këtë gjuhë diskriminuese!
    Cfar nuk I pëlqejnë këtij mendje ngushti, historia e lashtë e DARDANISË, që i mungon Çekisë, vajzat e bukura të Kosovës, apo natyra e mrekullueshme?

    1. vang says:

      nuk i pelqen se nuk e rrahin ne futboll

    2. lapraks says:

      vajzat e bukura? ik mer rrot kari femrat ceke jane nga dy metra e skrahasohen me kto sharabajgat tona pabukse

  6. Zeqir Xhaferaj says:

    Ne përkundrazi e duam popullin çek, anipse edhe te ta mund të depërtoj ndonjë monstrum deri te kreu i shtetit. E ka ndonjë kudër serbe në shtrat. Qeni qenin do.

  7. Teuta Cani says:

    A mund te urrehet populli i Kosoves se martirizuar? Dhe e shpreh urrejtjen para martirizuesve, xhelateve qe vrane 13.500 vete gjate luftes, qe bene 400 masakra monstruoze, qe perdhunuan 20.000 vajza e gra, djem e burra deri edhe femije-masakra e kanibalizem i papare ne historite e njerezimit te ketij shakulli. Presidenti aktual i Serbise ka qene minister i Informacionit te qeverise se kasapit te Ballkanit, Milosheviçit, qe u gjykua ne Gjygjin e Hages per genocid e krime lufte ndaj popullsise civile.

  8. Timi says:

    Paska pjerdh ceku…

  9. lani says:

    plak matuf i shpif si njeri

  10. interist says:

    cekia vend i bukur dhe popull normal. puna eshte se sllavet duan njeri tjetrin kurse be jemi komb pa aleat ndaj sna i hedh qyrret njeri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *