Presidenti zbardhi të vërtetën e dhunës 

Nga Mero Baze

E gjithë beteja e dhunës e  para 30 Qershorit i ndante palët vetëm në një pikë, tek ata që pretendonin se ishim para një revolte popullore, që i duhej hapur rrugë (dhe kjo ishte dyshja Meta- Berisha), dhe tek ata që e konsideronin një “revolucion” artificial të sponsorizuar me rroga shteti nga punonjës bashkiakë, që donin të imponoheshin me dhunë.

Presidenti në atë kohë jo vetëm që ishte nga ana e atyre që tentonin ta konsideronin legjitime dhunën dhe si një shpërthim popullor, por bazuar dhe në këtë vlerësim, ai mori vendime që i hodhën benzinë zjarrit siç ishte ç’dekretimi i zgjedhjeve më 30 Qershor.

Dhuna më e rëndë ndaj shtetit, ishte dhuna që pasoi dekretin e Ilir Metës, pasi zjarrvënësit e shkollave dhe qëndrave të votimit marshonin me urë zjarri në njërën dorë dhe me dekretin e Ilir Metës në dorën tjetër. Ai dekret u kthye në një “fatwa” për demokracinë shqiptare dhe rrezikoi që t’i vinte zjarrin Shqipërisë.

Sot Presidenti i Republikës, ka deklaruar se situata e dhunshme ishte artificiale, pra ju bashkua atyre që thoshin se gjithçka është e sajuar për të gjunjëzuar demokracinë me dhunë.

Ky është një qëndrim dhe vlerësim krejt i ndryshëm nga ai i para 30 Qershorit. Qëndrimi i parë i Ilir Metës dhe nxitja që ai i bëri dhunës kundër shtetit me dekretin për ç’dekretimin e 30 Qershorit është zanafilla e dhunës reale kundër shtetit dhe shkaku përse opozita tentoi ta quajë legjitime dhunën.

Tani që ky e quan dhunën artificiale, nuk besoj se ka nevojë për ndonjë raport të detajuar për shkarkimin e Presidentit.

Besoj se mjafton dhe ky pohim që këta gjithçka e kishin të sajuar për të gjunjëzuar përmes dhunës, politikisht shtetin shqiptar. Dhe përtej shkarkimit, këtu ka një vepër të pastër penale, që nuk mund të rrijë pa u hetuar. 

Eshtë e para deklaratë e sinqertë e Presidentit  në reflektimet e tij për ato që ka bërë. Dhe mendoj se nuk ka nevojë për ndonjë deklaratë tjetër. Për kaq ishin ndarë palët para 30 Qershorit.

Tani dhe Presidenti bie dakord që dhuna kundër shtetit kishte arsye artificiale. Problemi është se ai e frymëzoi, nxiti dhe udhëhoqi atë dhunë dhe duhet të përgjigjet.

REMOTE_ADDR:[]

13 komente në “Presidenti zbardhi të vërtetën e dhunës ”

  1. Iliri nga Gjermania says:

    E sakte. Ky eshte mendimi edhe i shmices se Qytetareve.👌👏👍

  2. Samiu says:

    Ka ndonjë që do të vërë bast, se informacioni sekret Presidentit i ka shkuar nga Kryetari Parlamentit Gramoz Ruçi? Ajo që nuk mund të merret me mënd në këtë rast, qëndron në faktin nëse për këtë njoftim zyrtar drejtuar Presidentit, Gramoz Ruçi është konsultuar me Edi Ramën, apo ja ka dërguar pa dijeninë e tij, me qëllim që Meta ta përdorte kur i duhej, siç po e përdor sot? Kjo do të ishte një pabesi e hapur e Gramoz Ruçit jo vetëm ndaj Edi Ramës si individ, por sidomos ndaj demokracisë shqiptare. Falangat e Ramiz Alisë, Berisha, Ruçi, Meta, Majko, Fino dhe pasuesit e tyre Basha, Ditmir Bushati e kompani, në këtë rast kanë qënë të gjithë në unison, fshehtas dhe kanë vepruar deri në ekstrem për ti kthyer patkonjtë nga dielli Edi Ramës. Por, thuaj shyqyr Amerikës që ju tregojë vëndin, se, jo zjarr do i vinin ata Kuvëndit, por do merrnin përpara me yrysh gjithçka.

    1. Bureto says:

      @Sami djali. Të përgëzoj për fantazinë, por vetëm kaq. Më duket se ngatërron Ruçin me Saleh Berishën, mjeshtrin e intrigave dhe frymëzuesin e anarkisë dhe antishtetit, të cilat i frymëzon e organizon sa herë nuk është në pushtet, ose kur e ka, i rrezikohet ai. Mbushu pak me frymë dhe kthe kokën mbrapa që të të kujtohen të gjithë bëmat e
      tij, dhe shpresoj të paktën në heshtje të reflektosh se kush është “armiku” më i madh i demokracisë.

  3. Komentuesi says:

    Te lumt zoti Mero.Je i saket ne keto percaktime per presidentin Meta,qe prsident nuk duhet te jete.

  4. Buzuku says:

    Po nuk eshte mjaft blloku i 700 mijshit? C’ duhen te tjerat?

  5. Erion says:

    E keni vene re Liken kur ndonje gazetar me tru e serioz i ben ndonje pyetje precize Likja me rrembim i drejtohet shishes se ujit sepse i ngrihet temperatura trupore dhe i krijon mungese lengjesh.Pra “qetesia” qe ai mundohet te na shese eshte krejt fallco.

  6. Tani says:

    Zoti. Baze e vleresoj artikullin tuaj po do shtoja vetem nje fraze “Zjarevensi sillet si zjarfikes”

  7. REZI says:

    Po shihja filmin për Niksonin tek Top Channel. Ore po sikur ishte bërë tamam për Ilir Metën! E vërtiste gjuhën andej këtej dhe nuk përgjigjej për pyetjet. Dhe këta gazetarët, sikur njëri të ishte si ky Frosti tek filmi, po pse friken kur pyesin e nuk ishkojnë pytjeve deri në fund? Po si nuk e zuri njeri në gojë konfliktin e interesit me të shoqen? Mero e ke qëndisur si gjithmonë, i vë pikën I-së. Të gjithë brënda e jashtë vëndit këtë konkluzion nxjerrin. Ata brënda s’duan as ta shohin me sy.

  8. Arber iliri says:

    Nese meta nuk shkarkohet pergatituni per me situata me te keqija.

  9. Tz says:

    Ky palaco debil Skrapari duhet varur per gjuhe te behet shembull qe kush prek shtetin dhe institucionet te denohen pa me te voglin hezitim.Nuk eshte hera e pare qe ky bole me PD dhe LSI kane bere perpjekje per grusht shteti….

  10. Albann says:

    Meta nuk shkarkohet se krijohet precedent Ashtu si zgjedhjet nuk u shtyne per moskrijuar precedent .Berisha arestoi kryeministrin e krijoi precedent Berisha vrau me paramendim protestuesit e krijoi precedent.Rama nuk eshte nga ai dell politikani .Rama kur vjen momenti “te prese koka” fut koken si struci ne rere .Jo me kotBerisha,Basha e Meta s jane prapa hekurave.Provat jane,mungon vetem delli i liderit qe e ka drejtesine te shenjte e sakrifikon per te .Rama pret te sakrifikojne ….Amerikanet🙄🙄🙄

  11. FLUTURA says:

    Iliri ka hyre ne rrjete e po perpelitet….thjesht maxhoranca duhet te jete e vendosur, sepse shumica e shqiptareve mendojne se Ilir Metaj nuk eshte presidenti i tyre…

  12. Gjergj says:

    Nese Shqiperia nuk ben zgjedhje te parakohshme dhe vetem te lira e vetem te ndershme turpi yne , fundi i.kesaj elite te ndryshkur dhe fatkeqesi biblike per Shqiperine e shqiptaret.Ti mero e merot e tjere merruni me budallalleqe e krevatin e ilirit e monikes.Demokracia , lirite njerezore dhe Ekonomia kombetare e Antikorrupsioni nepermjet Drejtesise ,Sfidat tona.Shqiptarizimi dhe humanizimi i politikes e politikave e reformave , sfida jo vetem morale.Te tjerat lerjani te merren lek plepi e ciljeta,ujku i cerrikut, mihali i kocos ,cani i sandrit e matrapazet e perendomit e spuunet e rusise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *