Pse John Bolton u largua nga posti i këshilltarit të Sigurisë Kombëtare?

11 Shtator 2019, 11:42Bota TEMA

Në një njoftim në Twitter, Presidenti Donald Trump njoftoi se ai i ka kërkuar dorëheqjen Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare John Bolton dhe se zëvendësimi i tij do të bëhet javën e ardhshme.

Vet Bolton është shprehur se Trump nuk e ka shkarkuar por nëpërmjet një letre drejtuar Presidentit ai i ka kërkuar dorëheqjen.

“I dashur zoti President. Nëpërmjet kësaj letre kërkoj dorëheqjen e menjëhershme, si asistent i presidentit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare. Faleminderit që më keni dhënë mua këtë mundësi për ti shërbyer vendin tonë”, shkroi Bolton në letër.

Trump është shprehur se ai shpesh nuk pajtohej me sugjerimet e Bolton.

Njoftimi erdhi ditë pasi Trump tha se Bolton ftoi udhëheqësit talebanë në Camp David për një takim sekret dhe më pas e anuluan papritmas.

Largimi i Bolton është i fundit në Shtëpinë e Bardhë e cila ka parë një normë qarkullimi jashtëzakonisht të lartë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje