"Pyeti futbollistët çekë a ekziston Kosova, o president pijanec"

11 Shtator 2019, 15:56Rajoni TEMA

Presidenti pijanec çek Millosh Zeman ka deklaruar se për të Kosova nuk ekziston. Ish-ministri i Jashtëm Karel Schwarzenberg i tha Zemanit se nëse dëshiron të kuptojë a ekziston Kosova le t’i pyes futbollistët çekë.

Presidenti çek Millosh Zeman, i njohur për problemet e tij me pije të forta, i përbuzur si palaço për shkak të relativizimit të krimeve komuniste, i kritikuar për shkak të afërsisë me Vladimir Putinin, pra Millosh Zeman gjatë vizitës në Beograd tha: i dua serbët, nuk e dua Kosovën. Ai tha se do të përpiqej të tërhiqte njohjen e Kosovës, duke aluduar se Kosova për të nuk ekziston si shtet.

Kësaj marrëzie të Millosh Zemanit iu përgjigj Karel Schwarzenberg, ish-ministër i Jashtëm çek, një aristokrat i politikës në Pragë dhe europian me horizont të gjerë. Schwarzenberg tha se nëse Zemani mendon se Kosova nuk ekziston, atëherë le t’i pyes futbollistët çekë. Lideri i partisë opozitare STAN, Vit Rakushan, nënvizoi: «Po të doja të jem mizor, do të thosha se (Zemani) mund të llomotis në pistën e aeroportit çfarë të dëshirojë. Politikën e jashtme dhe drejtimin e saj e përcakton qeveria».

Ministri i Jashtëm çek Tomash Petshiçek u përpoq ta kalojë deklaratën me humor. Ai tha se Zeman nuk e do Kosovën, sepse ajo e ka mposhtur Çekinë. Petshiçek tha se vendi i tij ka raporte korrekte me Kosovën dhe Serbinë dhe Çekia është në mesin e njëqind vendeve që e kanë pranuar Kosovën.

Karel Schwarzenberg nënvizoi se tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës nuk është e mundshme. «Nëse një shtet është pranuar, nuk mund të thuhet se nuk ekziston». Schwarzenberg ka qenë ministër i Jashtëm më 2008 kur qeveria e kryeministrin Mirek Topolanek pranoi pavarësinë e Kosovës.

Kryetari i Senatit çek Jarosllav Kubera i tha gazetës «Mlada fronta Dnes» se Zeman e ka përmendur tërheqjen e njohjes së Kosovës vetëm për t’ua bërë qejfin serbëve. «Kjo nuk domethënë asgjë. Ai nuk ka kurrfarë fuqie juridike ta ndryshojë këtë. Presidenti mund të flasë çfarë të dojë, por ai nuk mund të bëjë asgjë».

Agjencia çeke e lajmeve ÇTK njofton se për shkak të deklaratave të Zemanit autoritetet kosovare kanë hequr dorë nga pjesëmarrja në takimin e Grupit të Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor të enjten në Pragë. Përndryshe Zeman ka qenë më 1999 në krye të qeverisë çeke, e cila atëbotë përkrahu luftën e NATO-s kundër Serbisë.(dp)

16 komente në ““Pyeti futbollistët çekë a ekziston Kosova, o president pijanec””

  1. LULJA says:

    KY DEKLARONE I DUA SERBET NUK I DUA KOSOVARET
    DHE ESHTE NORMALE .
    PO KUR DEKLARONE NJE ANIMATEUR SPORTIVE KOSOVARE NE RADIO QE NUK I DUA SHQIPTARET SE JAM KOSOVAR CFARE MUND TE THEMI .
    E TRISHTUSHME PO KETA JANE KOSOVOTTTTT

    1. Jep says:

      Se Tha nje idiot dardan qe se do shqiprine, s do te thot ti pergjithsosh Gjith Dardanet se duan shqiprine.
      Si te themi ne qe shqiptaret Jane te Gjith vrases, sepse disa shqiptar vrasin me gra e femij cte gjejn perpara. Apo rregull I perfjithsimit s vlen per shqiptaret e shqiprise??

      1. Lona says:

        KUSH JANE DARDANE ?
        NJE ANIMATEUR ESHTE ZEDHENES SHTYPI O KAQOL NUK E THA NE CAJTORE POR NE MIKROFONE
        C ‘LIDHJE KA KRAHASIMI JUAJ NJE VRASES SHUME VRASES

  2. Koli says:

    Hmm

    D.m.th.,ata qe kan njohur Kosoven nuk jan as pijaneca,nuk jan k.rvar nuk merren me orgji, por qenkan njerzit me te mir qe ka bota. Njerzit e zotit!
    Flm.

    1. moni says:

      Do jene njerez me te mire se ata shoket e tu cetnike qe vrasin foshnje ne bark te nenes dhe kryejne genocide pa iu dridhur qerpiku…..

  3. Pellazgos says:

    Po si nuk egziston Kosovistani o kaqol,kete State e krijoi (create) Sulltani “Pellazg,ndryshe do qe Dardanos i Mithollogjise se Famshme Greke.
    Do qe Bizant Greke.
    Edhe ju Sllavet me Rusine ne krye, jini katandisur qindra shtete,nuk kini moralin te flisni per “Paqe,Dinjitet,Respetto,Nder,Komb” se Historia eshte ajo qe vendos dhe jo deshirat dhe interesat.

    Mire na e beni ju Sllavet,kur ne nga nje ane e considerojme veten popull i “Lashte” dhe nga ana tjeter nuk njohim as Epir,as Ilyre,as Pirro,as Zeus,as Athine,as Pellazge”,por Tereza.
    Nuk e di pse Historia e Botes “genjen dhe mashton” qe Pirrua i Epirit me qindra mijera Epirote luftou per clirimin e Magna Grecias nga barbaret Romake,kurse turkoallvanosat dhe katoliket e vene kufirin ne Prevezen turke.
    Po ju mire na e beni,se Perandore Ilyre si Kostandini i Madh,Perandori Iustiniani,Arianos etj nuk njifen dhe nuk nderohen ne historine e Al-banistanit,por Teresa qe eshte simboli I “Paqes dhe Bamiresise ne emer te Zotit” .
    A nuk eshte Kim njerez ore nje Fe duke nderhyre dhe mosrespektuar Culturen,Identitetin,Zakonet,Fene e vendasve ne kete rast ne Kalkute?
    Do thote dikush qe jane te mira parate.
    A jane keto Misione te Zotit?
    Do thote dikush qe ka cmim Nobel.
    Mirepo Kali i Greqise dhe jo i Trojes egzistone.
    Nje eshte e verteta,ose me Pirron dhe Epirin ose me armiqte e Tij.
    Nuk e di se si “harrojne” historianet Shqipetare krimet e Romakeve dhe shkaterrimet e Epirit!
    Vetem po te “mashtroje” Historia e Botes.

    1. mik says:

      Pellazgos – T i ke mendimet e tua dhe te rrespektoj per kete, por jam shume i sigurt se as un as ti nuk e dime historine, si ate te verteten dhe ate te shkruar, perndryshe nuk do komentonim ketu. Ne vetem komentojme ne baze te krahut qe mbajme dhe ne baze emocioneve qe kemi.
      Ketu, ne gazeten Tema on line ka te drejte te komentoj cdo njeri, nga te gjitha shtresat, si ato shoqnore dhe ato intelektuale.
      Mbi temen qe ti komenton gjithmone, ala nuk kam lexu nje koment te ndonje intelektuali Shqiptar apo Grek !! E di pse ?! Sepse ato jane intelektual dhe nuk komentojne ketu, ka vende te tjera per kete pune. Ti apo une, po te ishim intelektual te mirfillt do shkruanim atje ku shkruajne ato, e jo ketu. Gjithsesi, e di qe asht e drejta jote, por askush nuk te merr seriozisht, as ty e as ate qe te paguan. Ka ik ajo kohe.

    2. ..,.. says:

      Kurse racen tate dhe ate shtet arixhinjsh qe admiron ti eshte formuar nga kopilat e prostitutave si puna e sateme

  4. kodrasadikit says:

    Koli -morri-mu….

  5. leka says:

    Tash po e sheh presidenti kur ti dale pija hahahahaaaaaaaaaaaaa!

    1. BRSS says:

      KOSOVES DO TI RRUASH TOPET OBAJGE

  6. ABC KORCA says:

    Pianec apo debil s’ka shume rendesi…boll telashe kerkon te hapi
    U gezuam dje per “boltonin” por se morem dhe aq seriozisht “ministrin” e zgjerimit europian…nje çek

  7. FATMIRI says:

    ROBTE NE PIDH O PIJANECI MUTIT KOSOVES DO TI HASH MUTIN

  8. Lani says:

    ky mire qe nga pija fole budalliqe. por edhe kur pi ky ketij legeni i qijne edhe gruan plake. se eshte i degjeneruar. komplet ..imagjinoje 2019 thote nuk me pelqen kosova hajde pall hajde injorante i poshter ..Amerika ka per ta qi motren heret a vone. te len pa buke

  9. cuni says:

    Plak i pjerdhur ky, mos ja vini re. Mezi mbahej, plus qe i kane dhene nja 300 Euro serbet ne forme dietash sherbimi

  10. buj says:

    qeka si presidenti jone, po vertet ai gazetari kosovar i sportit ai car k.. desh me thone, se na plasi kallomi se nuk duan kta qe shesin veten

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje