Sërish skandal në burgjet e Greqisë: Grupi i të burgosurve shqiptarë përleshet me disa arabë

11 Shtator 2019, 17:29Kronika TEMA

Pak pas mesdite, disa të arrestuar shqiptarë u përleshën, me disa shtetas arabë në portën e brendshme të burgut, të Avlonas.

Mediet greke shkruajnë se ende nuk dihen arsyet e këtij sulmi dhe se rojet e sigurisëndërhynë për ti ndarë. Duke qenë se rojet nuk mundën t’i ndanin dot forcërisht dy grupet, ata u detyruan të përdornin gaz lotsjellës.

Pas këtij momenti raportohet se përleshja ka ndaluar, por situata mbetet ende e tensionuar.

Fatmirësisht nga përleshja nuk pati persona të lënduar.

Kreu i Federatës Greke të punonjësve të burgut, Spyros Karakitsos për protothema.gr tha:

“Situata në qendrën speciale të paraburgimit të të rinjve në Avlona është jashtëzakonisht e trishtueshme dhe e rrezikshme. Situata nuk duket se është normalizuar.”

1 komente në “Sërish skandal në burgjet e Greqisë: Grupi i të burgosurve shqiptarë përleshet me disa arabë”

  1. Avokat says:

    Eshte me te vertete situate e rrezikshme ne burgjet greke.
    Jane me mijra shqiptare te burgosur, shumica per vjedhje, pastaj droge, vrasje, perdhunime etj
    Duhet te behet nje marreveshje midis dy shteteve qe nje pjese te transferohen ne shqiperi, pasi burgjet greke po mbipopullon nga refugjatet e vendeve arabo-afrikane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje