Shaqir Vukaj dhe e vërteta e vrasjes së deputetit Haxhi Hajdari

11 Shtator 2019, 09:40Politika TEMA
Shaqir Vukaj dhe e vërteta e vrasjes së deputetit Haxhi Hajdari

Nga Shyqri Mollaj

Unë që po shkruaj jam nje shqiptaro-amerikan qe jetoj prej dekadash në SHBA, Ohio. Jam shkrimtar dhe kam botuar disa libra. Njeri me 365 faqe nga jeta ne SHBA dhete tjeret me teme nga Shqiperia. Shenoj qe romanin e pare e kam botuar ne vitin 1967. Pastaj me eshte hequr e drejta botimit.Per rreth 30 vite kam punuar ne nje institucion shkencor.Kjo sa per prezantim para kexuesit, por s’eshte ky qellimi artikullit.

Vitin që shkoj isha për vizitë në vendin tim. Aty promovova dy libra te mi. Me këtë rast koençidoj qe Radio Televizioni Shqiptar, donte të bënte një dokumentar për vrasjen e ish deputetit dhe ushtarakut Haxhi Hajdari. Me ftuan m.q.s. une isha nip i tij, dija shumë gjëra të jetuara dhe e pranova me kenaqësi. U ndjeva i ngazëllyer kur mora vesh se në këtë emison ishit edhe ju shoku Shaqir, si djalë i shokut me të ngushte të Haxhiut, Bejto Faslise, (Vukaj) te cilin e kam njohur vetëm fizikisht.

Si fillim desha t’ju them se as do kisha denjuar te harxhoja as dhe nje minute kohe dhe te beja kete replike me ju, por me kane detyruar lexuesit e mi, teper te indijnuar, që më shkruajnë me email apo dhe me telefonojne, mbasi lexuan artikujt tuaj per dokumentarin “Shpella e lirise” kushtuar Haxhi Hajdarit.

Në artikujt tuaj ka një mllef te madh dhe akoma nuk e kuptoj: e ke me Haxhiun që shkoj vetë me ndergjegje drejt vekjes,e ke inatin me stafin e emisionit “Shpella e lirisë”, te RTSh-se, apo e ke me zyren e OSBE-se ne Tirane qe ka financuar realizimin e ketij dokumentari?! Por për cilindo qoftë, pak rëndësi ka.

Lexova dy artikujt tuaj për asgjësimin me predha topi të Haxhiut shok besnik armësh i babait tuaj.Bile mes te dyve nuk të mungojnë te bëni paralelizma: Haxhiun e vrarë me top, ndërsa babait tuj nuk ju prek një fije floku?!Akuzoni dhe ofendoni me fjale fyese e denigruese të tjerët kur shkruani se: “Gjithfarë zvarranikesh… e sekretarë e ish punonjës të K.Q. të PPSH, të Kom. Ekz. të rretheve,prokurorë, shkrimtarë,bijë bllokmenesh që s’lanë gënjeshtër e shpifje pa përdorur …”?!

Pra një të ndër të intervistuarit për Haxhiun te dokumentari “Shpella e lirise” isha edhe unë. Nuk kam patur as rastin e as fatin të hyj në arkiva. (Me gjithse në ato arkiva të fshehta kanë gjetur edhe emrin tim dërguar diktatorit si raport.) Por aty fola atë ç’dija nga “arkiva e familjes Hajdari e nipit të tij”.

Gjera të jetuara e të provuara në kurrizin e shpirtin e tyre. Duke lexuar dy artikujt tuaj pashë që doni të ruani të paprekur “mitin” e krijuar për figurën e Enver Hoxhes, që s’kish burrë prej mishi e gjaku që t’i dilte kundër vijës e mendimeve të tij. Po të kujtoj shoku Shaqir se; edhe dy gjakatarëve me te medhenj të njerëzimit, Hitlerit dhe Stalinit, i dolën kundër. Të parit i bënë atentate fizike, ndërsa të dytit i dolën kundër edhe femijët dhe gruaja e vet.

Mirë gruan që e vrau, por të birin Stalini as dënjoj ta këmbente me një officer gjerman si rob lufte. Për të birin tha: “Nuk këmbej një ushtar me një gjeneral gjerman”.

Që e kanë kundërshtuar Enverin në Shqipëri, ka sa të duash ndonse dihet ku përfunduan. E di që ka patur “idealist” të marrë siç ishte partizani Halim Xhalo i cili gjuajti me top që ta shëmbëte shtëpinë e babait sepse ishte antikomunist.

Hoxha për merita e bëri gjeneral Halim Xhelon. E po për “merita” e burgosi besnikun e tij duke e lënë të vdiste në burg. (të kujtoj letrën e tij dërguar Enverit nga burgu!Lexoje të lutem kush ishte ai) (!).

-Tani kam disa pyetje per ju shoku Shaqir:

1.Pse e asgjesuan me tre predha mortaje kolonelin dhe deputetin Haxhi Hajdari?

2.Pse për të u zgjodh artilieri më i mirë i Shqipërisë, gjeneral Vaskë Gjino? (Qe më vonë u dënua edhe ky me grupin e ushtarakve dhe vdiq në burg.Eshtë ky që në burg gjeti aty nipin e Haxhiut, Muho Balen dhe ia tregoj si e thirrën dhe e urdheruan).

3.Pse familja e Haxhiut u internua dy herë? Herën e parë në Borsh të Sarandës dhe të dytën herë në Fushë Peshtan, Berat?

4.Pse nipin e tij Muho Bala e dënuan me vdekje, pushkatim?(atë e arrestuan në internim.)

5.Pse kur i kthyen nga internimi i lanë jashtë nën ballkon rrethuar me rrogaz dhe shtepinë ua kishin bërë depo drithrash?

6.Pse qytetari Bilal Parruca, ish kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Shkodrës,ua hapi deren e shtepise dhe tha: “O lerini të hyjë në shtepi, ose ktheni në internim”. Ata hyne ne shtepi dhe Bilali u gjeti edhe pune ne fermen e Shtojit.

7.Në kohën që jetonin nën ballkon rrethuar me rrogoza, vdiq nëna e Haxhiut. Pse ne varrim i shkuan vetëm tre vetë?

8.Pse e si u perpunuan dëshmitarët e rremë për gjyqin e nipit të Haxhiut, Muho Bala? Për këtë gjyq ku unë me nenën time ishim të pranishëm, është siç thoni ju se ai qëndroj tepër burrë, i qëndrueshëm dhe nuk pranoj asnjë akuzë dhe dëshmitarët para tij ua bënte goje çep-çep. Ai i hidhte poshtë dëshmitë sa njëri u ngatrrua dhe tha: “Ju vetë këshu më keni thënë që të them”.

9.Pse në kete gjyq Muho Bales ia hoqën të drejtën e fjalës?

-Ju thoni nje te drejte te rralle ne artikullin tuaj: “Muhon, Feçorri e çoi natën në Zallin e Kirit para një grope të hapur dhe i tha: ose prano ato që të themi ne ose do përfundosh këtu”!

Pse nuk pranoi Muho që më mirë të përfundonte në atë gropë, aty i pushkatuar? Sepse ai mbronte të verteten që daja tij e as ai nuk ishin bashkepunetor me te huaj dhe as tradhtar.Muho Bala sfidoj gjyqin dhe me “vendim nr.59 date 29 korrik të gjykatës së rrethit Shkodër, është deklaruar fajtor në bazë të nenit 64 e 14 të K.P.është dënuar me vdekje,pushkatim. Arrestuar me 3.4.1963 dhe liruar me dt.30.4.1990.

10.Pse u dënua nipi? (Sa për dijeni Muho Bala ishte i shoqi vajzës së xhaxhait tim)

11.Po dëshmitarët e rreme pse u dënuan me vite të ndryshme?

Ja pse. Atyre iu benë presion siç dihet për këto rast por patën edhe premtime.Premtimi ishte se ato jo vetëm nuk do dënoheshin por edhe do i sillnin me banim në qytet. Kur ata kërkuan premtimin përgjigja ishte: “Gjyqi u bë publik, në gjyq doli se ju keni” bashkepunuar”, ahere si t’ju lirojmë. Shkoni se do bëjmë diçka më vonë”.

Dikush edhe vdiq në burg. Të tjerët bënë dënimin duke kyçur gojën. Në vitin 1990 kur Muho doli nga burgu i sakatosur fizikish(jo menderisht siç do i pëlqente Shaqirit), i thashë: A do pish kafe me ndonje dëshmitar i mbetur gjallë?“Po, tha ai, ndonjerin edhe e kam takuar kur ndërtonim Fabrikën e Çimentos në Elbasan. Nuk kam mllef me ta. Ata i zgjodhi dikush tjeter dhe e di ç’presion e tortura kane patur. Me kane kerkuar të falur dhe unë i kam falë!Në burg kam takuar njerëz që kanë dëshmuar edhe kundra vetes, kjo nga torturat…”

12.Pse kalvari i Muho Bales vazhdoj edhe ne burgun e Spaçit e Burrelit. Ja lexoni: ”Me vendim nr. 4 dt. 18.5.1979 të Gjykatës së Lartë, është dënuar për pjesmarrje në një organizatë kundërrevoluvionare “revizioniste” për të kryer krime kundër shtetit dhe agjitacion e propagandë kundër shtetit në bazë të neneve 57,55/1,25,35 e 36 të K.P. ju shtuan edhe 22 vjet heqje lirie dhe heqjen e te drejtes se zgjedhjes per 5 vjet kohe.”

Ju kujtoj i dashur shoku Shaqir se ne kete gjyq që u bë me të burgosurit e Burrelit, dy shokë të tij, Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezho, denohen me pushkatim dhe ekzekutohen.

Ja ç’shkruhet: “Të pyetur ne hetuesi dhe në gjyq, të pandehurit Fadil Kokomani, Vangjel Lezho,Xhafer Xhomo, Beqir Alia, Fatos Lubonja, Muho Bala dhe Petrit Orieti, nuk kane pranuar akuzën për krijimin dhe pjesmarrjes ne organizatën kundërrevolicionare “revizioniste”,fakt ky që tregon se ata janë të vendosur për të vazhduar veprimtarinë e tyre kriminale dhe që, si të tillë, nuk japin shënjë pendimi”.

Lista vazhdon me Dhimitër Stefen,Nuredin Skrapari,Robert Vullkani etj si dhe shtesat e denimeve nga 23 e deri në 15. Për këtë shih librin “Ridënimi” me autor Fatos Lubonjën.Akuza nga më absurdet“axhitacion e propaganda” kur ato qenë të dënuar politik etj.,dhe ku, në burgun e Burrelit! Kulmi i nderuar Shaqir!Ne burgun me të tmershëm që Shqipërisë.

13.Pse Haxhi Hajdari nuk ka as sot nje varr?! Pse?! Pse ia dogjën trupin me flak-hedhes aty ku u ndertua me vonë Uzina Drini?!

Per te gjitha keto qe dolen ne dokumentarin “Shpella e e lirise” ju u thoni janë përralla!Madje shkoni dhe me tej ne shkrimin tuaj, ku thoni: “…..Per turp ky dokumentar vazhdon te ritrasmetohet nga Radio Televizioni Shqiptar….”?!

Nuk e besoj ende edhe sot se si mund te konsideroni dhe te quani “turp”, nje dokumentar televiziv te prodhuar nga Radio Televizioni Shqiptar me mbeshtetjen e zyres se OSBE-se ne Tirane, pasi ju shoku Shaqir, jeni aq i zgjuar sa ta kuptoni se ky dokumentar ka kaluar ne disa borde e filtra para se te trasmetohet?!

Ju shoku Shaqir, barre te rende i keni vene vetes duke ofenduar me fjalen “turp” si realizuesit e dokumentarit, ashtu dhe stafin drejtues te Radio Televizionit Shqiptar (me ne krye zotin Thoma Gellçi), e zyren e OSBE-se ne Tirane, te cilet duhen pergezuar per kete nisme qe kane marre. Ketu nuk e kam fjalen vetem per dokumentarin “Shpella e lirise”, por edhe per shume e shume dokumentar te tjere per krimet e komunizmit qe i kane realizuar po ky staf dhe ne i kemi ndjekur dhe i ndjekim perseri me mjaft interes.

Do te ishte normale sikur juve shoku Shaqir, stafi realizues i dokumentarit “Shpella e lirise”, mund t’ju kishte shtremberuar apo shkurtuar ndonje fjale nga intervista juaj, (por me aq sa di kjo gje nuk ka ndodhur aspak pasi ju do te kishit thene kete gje ne shkrimet tuaja), atehere ju do te kishit gjithe te drejten te protestonit dhe kerkonit se perse eshte bere kjo gje?!

Por juve kjo gje nuk u eshte bere aspak dhe ofendoni dhe quani “turp” ritrasmetimin e ketij dokumentari, vetem per arsye se stafi realizues nuk paska shfrytezuar dokumentat e Kuvendit te Shqiperise ku ka diskutuar edhe deputeti Haxhi Hajdari ne ate kohe?!

Po kujt i duhen ato dokumenta shoku Shaqir dhe nese paske aq merak ne to, kush ju ka penguar juve qe t’i shfrytezoni dhe publikoni ato si studjues qe jeni?!

Ndoshta juve shoku Shaqir do ua kishte ënda qe dokumentari te mos ishte prodhuar nga OSBE-ja, por nga Moska (ku ju keni qene ambasador) dhe atehere ju do kishit mundesine qe te mbanit nje plenium, ku Drejtorin e Radio-Televizionit Shqiptar, (z. Thoma Gellçi) qe ka lejuar trasmetimin e nje dokumentari “turp”, “duke devijuar nga vija e partise”, ta shpallnit “armik” si dikur Todi Lubonjen dhe ta dergonit ne burg te Burrelit…?!

Por sic dihet shoku Shaqir, kjo kohe tashme ka perenduar njehere dhe mire e vetem ju nuk doni ta kuptoni?! Pune e juaja!

(vijon neser)

13 komente në “Shaqir Vukaj dhe e vërteta e vrasjes së deputetit Haxhi Hajdari”

  1. USA says:

    Shaqo eshte prodhim makinerise ruso serbe si elita politike pas 92 mik i Ohajos.

    1. Koqa says:

      Shikoni çfare legeni ky kur thote jam shqitaro -amerikan se ka ca vite qe jeton me USA.
      Ka pas te drejte Enveri per keta legena

    2. Rigon says:

      Aq shkrimtaruc qenka ky idiot sa niset te shkruaje per te verteten e vrasjes se Hajdarit dhe nuk thote asnje fjale,por derdellit pordhe me rigon.
      Mbetet duke u marre me te shkuaren kur e sotmja po e grryen popullin shqiptar.
      Hajdari u vra se ashtu e meritoi,cfare ka te habiteshme ketu?
      Cdo sistem ka ligjet e veta,po i shkele do ta pesosh!
      Hajdari ishte vertet “hajdar” nga trute e kokes!

    3. SHBA says:

      I nderuar USA, ne Shkoder nuk perdoret shkurtimi Shaqo, por zotnite thirrnen me emen. Shaqir Vukaj nuk eshte “prodhim makinerise ruso serbe” por perkundrazi eshte djale patrioti e patriot vete. Ti nuk e din aspak se kush eshte Shaqir Vukaj, as i biri i kujt asht, prandaj me perbuz njerezit se mundesh me perdor tastieren diku ne. Je dhome me nji pexhere eshte sjellje frikacaku. Nipi i Haxhi Hajdarit te mos baj shum pyetje, por te hulumtojne, te xjerrin te verteten e ta thote ashtu si e gjen. Shaqir Vukaj asht i tille qe po qe se ka ken gabim, terhiqet e kerkon falje. Keshtu e njofim na ne Shkoder.

  2. Emigrant says:

    O ti autor
    Nisa t lexoja e lash n gjysem
    Cdo fjali me “pak rendesi ka” kjo pak rendesi ka ajo

    Kur jan gjera pa rendesi pse i shkruan mor zoteri

  3. cifja says:

    Te lutem o nipi i Hajdarit mos vazhdo neser se i ke sqaruar te gjitha ne kete shkrim kaq te vyer!Nje pyetje kisha ç’fare librash ke shkruar dhe kush ti ka lexuar se une nuk po duroja te mbaroja se lexuari kete shkrim qe edhe sikur te kete faj Shaqir Vukaj i jap te drejtepas keti shkrimi!Mos me thuaj qe ke mare ndonje titull shkencor ne pasvitet 90 ketu ne token e nemur nga ju jenat qe kur su bete njerez per ti lene fajin atij sistemi qe ju morri me qafe e jo per ti dhene te drejte kur lexon “shkrimtar si puna Juaj”!Fatkeqesi e ketij vendi nje shkrimtar nobelist te cilin e vrane ka thene:Nje popull qe nuk ka kujtese eshte i destinuar te shuhet!

  4. bregu says:

    O ti Molla e Ohajos pordhe me rigon asgje nuk na the per vrasjen arsyet çfare ka ba , si ka qene ne fillim ( trim , besnik……) pastaj perfundoj armik i lidhur me jugosllavet dhe si gjithe tjeret ate fund do kishte . Tjeter qe po ta sqaroj ty e disa sylesheve si ty qe thua ne nje vend qe i barazon kriminelin Hitler qe shkaktoj gjithe ate gjakderdhje ne bote me herojn kombetar sovjetik Strategun STALIN qe çliroj popullin e vet dhe Europen nga bisha naziste , hajde shkrimtar hajde , ku thua se Stalini la djalin e vet ne duar te gjermaneve por duhet te thoshe edhe per Enver Hoxhen qe pranoj te denohej burri motres ku sipas teje dhe atyre si ti eshte dasht qe vetem popull te thjeshte te denoheshin dhe jo miqte shoket familjaret pra ato qe njeh e i ke miq mos ti denoje per te njejtin faj njelloj . Pse keshtu do veproje ti po te ishe ne udheheqe te lartè larg qofte o shkrimtar kalibri .

  5. NNP says:

    Shaqir Vukaj eshte tribun i shqiptarise e njeri i ndershem e patriot i shquar.Doja t’i jap ate keshillen e njohur qe thote se :”Nese vazhdon te godasesh me gur cdo qen qe leh nuk do te arrish dot ne shtepi.”

  6. petriti says:

    Isha kurioz qe t`a lexoja deri ne fund artikullin,por sapo piva aspirinen e dyte.

  7. Moisi Golemi says:

    Llafe boshe. Inteligjenca e artikullshkruesit nën zero. S’ka faj Xhaxhi që njerëz me inteligjencë të tillë i fuste në punë si skllevër. Aq meritojnë!! Paska shkruar edhe libra ky ???

  8. Moisi Golemi says:

    Dhe sa idiot robi. Që në fillim thotë “unë jam shqiptaro-amerikan” thua se emigracioni të ndërron etninë. Pra, me llogjikën e këtij humbamenos edhe një emigrant shqiptar me pasaportë italiane, duhet të quhet shqiptaro-italian, apo ai me pasaportë greke, shqiptaro-grek, ai me pasaportë gjermane, shqiptaro-gjerman, etj. Hajde trap, hajde. Lëre pastaj kur përmend numrin e faqeve të librit ??

  9. Pse says:

    Pse fshihet shkrimi dhe komentet

  10. Lek Dragobia says:

    Nuk duhet tè jetè mirè tè flitet pèr gjèra qè nuk jemi tè sigurtè, ndaj pa qènè nevoja tè merrem me thashe theme pèr aq sa kuptohet nga ky ‘shkrimtari’ amerikan dal nè njè pèrmbledhje tè thjeshtè: – “Guri i rèndè nè vendin e vet”! Pjesa dominuese e atyre qè u larguan nga Shqipèria e pas luftès ose ishin tradhètarè, ose tè egèr ! Disa nga ata qè veçanèrisht zgjodhèn amerikèn kanè rruajtur atè mentalitetin e vjetèr tè doteve dhe zakoneve, tè gjuhès dhe kulturès, duke kultivuar injorancèn e tyre. Kam biseduar me shumè shqipètarè nga amerika qoftè pas ’90 dhe sot dhe nuk munda tè ndryshoja bindjen time qè tè tillè kanè mbetur. Tè jetosh nè New York e gjetkè nuk do tè thotè tè mbetesh konseguent nè injorancèn tènde nè lidhje me shoqèrinè dhe Shqipèrinè. – Shaqir Vukèn e njoh verbèrisht, nèpèrmjet shkrimeve tè tija korrekte tè besueshme dhe nostalgjike. Ju zoti Molla-j si dhe tè tjerè, vetèm nè njè vrimè i bieni fyellit ! Ju nuk e keni jetuar Shqipèrinè, por e keni imagjinuar. Tè tilla èndra kishim dhe ne tè ikurit e pas ’90 pèr perendimin. Kemi tre dekada qè po jetojmè atè, kemi mèsuar dhe kuptuar shumè edhe jemi kulturuar. Tè shkuarèn tonè e kemi mbyllur nè vetèvete, pasi kètu nuk vlen. Ndryshe nga You tè arratisurit Ne nuk vijmè nè Shqipèri tè hapim varre e tè kèrkojmè dènimin e atyre qè dogjèn e shkatèruan Shqipèrinè. Ne vijmè tè shmallemi dhe pikèllohemi kur shikojmè qè gjithè mundi dhe djersa e njè populli shkoi atje ku dihet.
    Shqipèria sot nuk èshtè ajo qè dèshirojmè. Sot duhet tè bashkèpunohet pèr njè Shqipèri moderne, tè kulturuar, qytetare e ku tè jetojmè nè harmoni….Dhe kjo nuk u arrit dhe nuk do tè arrihet kurrè me bashkèatdhetare tè tillè si Molla- t e kalbura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje