Shkarkimi i Ilir Metës, a po zbutet LSI me PS dhe po përplaset me PD?

11 Shtator 2019, 18:40Politika TEMA

Mes liderëve të koalicionit opozitar dukshëm po ka një ndasi qëndrimesh për sa i përket mënyrës së zgjidhjes së krizës politike në vend. Tashmë përplasjet më të madhe të qëndrimeve janë mes dy aleatëve kryesorë të koalicionit opozitar, mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi.

Pas një beteje disamujore që lidhet me dorëzimin e mandateve të deputetëve në muajin shkurt dhe refuzimin për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale, me dorëzimin e qyteteve bastione, tashmë opozita gjendet në një situatë të re, por që po shoqërohet me mos unifikim apo rakordim të qëndrimeve.

Nga takimi i partive Popullore Europiane, Basha do të insistojë në formulën e tij të zgjidhjes së krizës politike: zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale njëherësh, nëpërmjet një qeverie tranzitore. Pra teza që Rama të largohet si kryeministër dhe qeveria të ketë si ministra emra konsensual, jo politik.

Një tezë kjo e ngjashme si ajo dy vite më parë, që dhuroi paktin politik të 17 majit 2017 mes Bashës dhe Ramës dhe nga ky LSI dol më e dëmtuar.

Pas kësaj teze të ofruar nga Basha ka dalë kundër kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila nëpërmjet një interviste televizive nuk e ka hedhur poshtë mundësinë që në zgjedhje të parakohshme të përballen me Edi Ramën si kryeministër.

“Ne si Lëvizje Socialiste për Integrim nuk kushtëzojmë asnjëherë momentin e zgjedhjeve. Pse e themi nuk e kushtëzojmë momentin e zgjedhjeve, sepse ne mendojmë që zgjedhjet janë i vetmi instrument i cili në një farë mënyre do të zhbëjë gjithë këtë nyje të lidhur, të ngatërruar keq, për shkak të kapjes së pushteteve, për shkak të mos funksionimit të sistemit të gjykatave, për shkak të mos funksionimit të sistemit të shtetit, për fakt të mos funksionimit të demokracisë.

Unë them gjithmonë dhe jam partizane që ne duhet të përplasemi dhe duhet të luftojmë me bishën në të kundërt, nëse ne nuk luftojmë me bishën nuk ka kush ta mundi bishën dhe në këtë rast bisha është kapja e pushtetit nga kryeministri”, u shpreh Kryemadhi.

Ky qëndrim flet për një ndarje të qartë mes dy liderëve kryesorë të koalicionit opozitar, por që për vetë Kryemadhin cilësohet si një demokraci e brendshme brenda aleatëve.

Por kjo krisje duket se lidhet edhe me disa shkaqe. E para LSI-ja mund të ketë “nuhatur” që një marrëveshje e mundshme politike, që po kërkohet me insistim nga ana e ndërkombëtarëve mes PS-së dhe PD-së, mund t’i nxjerrë jashtë loje si parti dhe faktor.

Shkaku i dytë lidhet me qëndrimin që PD-ja mbajti në raportin me dekretet e presidentit Meta që fillimisht anuloi zgjedhjet e 30 qershorit dhe nxori datën 13 tetor për votimet për pushtetin vendor.

PD-ja nuk iu bashkua nismës së tre partive aleate, LSI, PR dhe PAA për të paraqitur kërkesën në KQZ për t’u regjistruar në zgjedhjet e 13 tetorit. E kjo i “kushtoi” Metës, pasi presidenti është vënë në procedurën e shkarkimit nga ana e Parlamentit.

E rastësishme ose jo ishte dhe mungesa e kryedemokratit Lulzim Basha në 15-vjetorin e krijimit të LSI-së, ndërsa suprizoi Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Pikërisht këtë situatë, LSI-ja po mban një qëndrim më zbutur sa i përket zgjidhjes së krizës politike, duke mos mbajtur një linjë të ashpër. Qëndrimi i LSI-së është i kondicionuar edhe nga hetimi i nisur dhe tentativa për shkarkimin e presidentit nga ana e mazhorancës.

Edhe vetë presidenti Meta u shfaq më i zbutur në komisionin parlamentar hetimor, duke mos u përballur ashpër me socialistët. Edhe këta të fundit ishin disa herë falenderues ndaj kreut të shtetit që po duan ta shkarrkojnë.

Kriza politike duket se po merr rrjedhë tjetër, pasi vetë presidenti Meta thirri menjëherë sot në një takim kryedemokratin Lulzim Basha, pas krijimit të një situate të re ku edhe dekreti i 13 tetorit për zgjedhjet lokale i janë rrëzuar të gjitha afatet ligjore.

Këto ndasi mes aleatëve opozitarë po ndikojnë edhe te mënyra e aksionit të tyre politik, pasi protestat e pritshme po shtyhen pa fund. Ndërkombëtarët ndërkaq kanë hyrë fort në lojë për zgjidhje të krizës.(Gazeta Si)

4 komente në “Shkarkimi i Ilir Metës, a po zbutet LSI me PS dhe po përplaset me PD?”

  1. Komentuesi says:

    Do zoti shpetojme nga protestat se na hengren shpirtin,na merziten,na stresuan,na shkaterruan.

  2. Raul says:

    Nafije Dybeku Baxhelles që ka plagjiature diplomë duhet të marë dhe mendimin e strateges nderplanetare, ndërkombëtare, kozmike të leshitdhise për futjen në zgjedhje me Edi Ramën kryeminister se Kejdi dhembcakallja e leshelis ka deklaruar se leshitlikes nuk mund të hyjë në zgjedhje me Edi Ramën dhe po e tha kjo sharebajge nuk e luan as topi.

  3. Aleksander says:

    Po ik o Basha se je ba i neveritshem,
    Me ju kryetar i PD, Partia Socialiste fiton edhe 20 vjet te tjera, capisci o no? Me vjen keq per Demokratet qe nuk kan kryetar Partie.

  4. Aleksander says:

    Po ik o Basha se je ba i neveritshem,
    Me ju kryetar i PD, Partia Socialiste fiton edhe 20 vjet te tjera, capisci o no? Me vjen keq per Demokratet qe nuk kan kryetar Partie. Kur do e shkarkoni kyt te pa afte? Ju meritoni me shum.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje