Shqipëria ndër vendet e para për dëbime nga Gjermania

11 Shtator 2019, 12:53Sociale TEMA

Njerëzit nga Ballkani mund të jetojnë në Gjermani vetëm në kuadër të qëndrimit me leje pune. Rregullorja e Ballkanit e mundëson këtë. Shanset për azil janë gati zero. Dëbimet vazhdojnë edhe në shtator.

Nga Gjermania janë dëbuar afër se 11.500 vetë në gjysmën e parë të vitit 2019. Një rritje e vogël kjo krahasuar me një vit më parë.

Kjo është përgjigja që qeveria gjermane i dha në gusht kërkesës së bërë nga partia e Majta lidhur me dëbimet e azilkërkuesve të refuzuar nga Gjermania. Dëbimet e azilkërkuesve të refuzuar do të vazhdojnë edhe në shtator.

Vendet kryesore ku dërgohen të dëbuarit janë Shqipëria, Italia, Serbia, Gjeorgjia dhe Franca. Më së shumti dëbohen shqiptarë, serbë, rusë, gjeorgjianë dhe nigerianë.

Ndërkohë këtë vit në kufirin gjerman janë kthyer ose nuk iu është lejuar hyrja në Gjermania 6.905 vetëve. Në kuadër të rregulloreve të Dublinit, Gjermania ka kthyer në këtë periudhë 4215 azilkërkues në vende të tjera të BE-së, sepse aty ata kanë shkelur për herë të parë tokën europiane.

Ne jemi refugjatë, nuk jemi armiq shkruhet në këtë pllakat

Në Gjermani ndodhen më shumë se 246.000 vetë, të cilët duhet të largohen nga vendi. 191.117 prej tyre kanë statusin e “duldung”-ut që do të thotë, se për arsye ligjore ose praktike dëbimi nuk kryhet dot.

Ndërkohë këtë vit nga Gjermania u larguan vullnetarisht 6.786 vetë duke shfrytëzuar ndihmën e kthimit.

2 komente në “Shqipëria ndër vendet e para për dëbime nga Gjermania”

  1. american16al says:

    Mos harroni historine ore naive qe genjeheni me buzeqeshje, kjo eshte dashuria gjermane per shqipetaret, shikoni se cfare ndodh me emigrantet tane ne Itali ku eshte dhe numuri me i madh i shqipetareve, per tu kuptuar ndihmen e vertete. Gjermania eshte konia e Rusise dhe ploteson deshirat e saj ndoshta edhe ne institucione me delikate.

  2. Spartakos says:

    O po si e beri gjermania kete gje, largohi kaq shume shqipetar ajo na ka aleate gje qe e thote dhe Z. Ngjela.
    Mos u merzitni se ka rrugezgjidhje do shkojne tek “dajua” dhe mbasi te marrin veten e do vene disa euro ne portofol do te fillojne ta shajne “dajon” “dajua eshte i keq, racist, nuke na do te miren do qe te na marre pasurine etj. Me e keqja eshte se do te mburrin”xhaxhane” i cili nuk u dha asnje gote uje, “xhaxhai” eshte i mire ai na do te miren do te na mbroi nga “dajua” i keq etj. Por duhet te kuptojne nje gje qe ai “xhaxha” te futi ne sherr me gjithe lagjen, kur do ta kuptojne dhe ti thone “xhaxhait” qe te mos ngatrohet ne punet e tyre, nuk do ti largohi askush dhe do i doje e gjithe lagja. “Dajua” eshte ketu dhe nuk i le nipcet te vuajne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje