“Tahiri”, luhet akti final! Prokuroria është e paqartë para gjykatës: Gjithë pikëpyetjet e organit të akuzës

Prokuroria për Krimet e Rënda ka dhënë pretencën duke kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, të cilët akuzohen për trafik lëndësh narkotike në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, favorizim dhe mbrojtje të grupit të strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre. Gjykata do të vendosë më 19 shtator për fatin e Saimir Tahirit.

Në seancën që ka nisur që prej orë 09:00 të paraditës së të martës, prokuroria ka marrë si të mirëqëna dhe prova të gjitha të dhënat që janë bërë publike prej kohësh në media mbi dosjen në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm. Mes këtyre janë pika më e fortë e organit të akuzës, si përgjimet ambientale të palës italiane, makina Audi, por edhe udhëtimi i Saimir Tahirit me makinën që ua kishte shitur Habilajve, por edhe udhëtimin familjar të tij për pushime në Greqi me skafin me të cilin Moisi Habilaj kishte udhëtuar drejt Italisë si kapiten i mjetit.

Prokuroria ka përfshirë në dosjen voluminoze të provave të saj edhe përgjimet e grupit të Taulant Haxhirajt, të arrestuar dhe dënuar për kultivim kanabisi. Në një prej këtyre përgjimeve, Haxhiraj i komunikon një prej pjesëtarëve të grupit të tij se “nëse do të kultivohet hashash, ajo duhet bërë me shtet”, duke nënkuptuar vendosjen e lidhjeve me drejtuesit e Policisë së Vlorës.

Organi i akuzës dyshon se lidhja është vendosur me Jaeld Çelën dhe emra të tjerë të zinxhirit drejtues të Policisë së Vlorës në atë kohë, që prokuroria thotë se u kanë garantuar paprekshmërinë në këmbim të 30 përqindëshit të drogës së kultivuar dhe garancisë për transportin e saj në drejtim të Italisë.

Prokuroria ka përforcuar pretendimet e saj me disa dëshmi të oficerëve të policisë së Vlorës dhe Sarandës në lidhje me udhëtimet e Saimir Tahirit dhe Moisi Habilajt me mjetin lundrues dhe me makinën Audi. Të gjitha këto, sipas tre prokurorëve të çështjes, çojnë në bindjen se mes Saimir Tahirit dhe grupit të Habilajve kishte një lidhje të fortë familjare.

Tahiri doli rreth orës 16:00 nga seanca maratonë dhe hodhi edhe njëherë poshtë akuzat e prokurorisë. “Drejtësia ka mundësi të flasë shumë më fort sesa gënjeshtrat që janë hedhur sot në publik. Është thuajse e pamundur që të vërtetën time ta ccoj të vërtetën time tek publiku në krahasim me të gënjeshtrat që kanë qarkulluar në këto dy vite”, tha ai.

Ish-ministri i Brendshëm u mbrojt vetë gjatë seancës, duke mos ja lënë në dorë avokatit të tij, Maks Haxhia. Tahiri ka hedhur poshtë pretendimet e prokurorisë, që sipas tij, e akuzojnë atë edhe për trafikun e drogës në vitet 2013, 2014 dhe 2015 të grupit të Habilajve. Ai mohoi edhe akuzën se kishte siguruar mbrojtje dhe paprekshmëri Habilajve, duke cituar disa dokumentacione sipas të cilave policia kishte referuar në prokurori për ndjekje penale Moisi dhe Florian Habilajn për “kanosje” dhe “pengmarrje” gjatë kohës që ishte ministër i Brendshëm. “Si mund t’i referonte policia për ndjekje penale, në kohën që unë si titullar politik i saj i mbroja këta shtetas?!”, ngriti pyetjen e tij, ish-ministri i Brendshëm.

Tahiri ka marrë një nga një provat e Prokurorisë, duke u munduar që t’i rrëzojë ato. Prokuroria përmendi përgjimin ku Moisi Habilaj flet me trafikantë të tjerë dhe përmend fjalët “Shefi i madh”, madje në bisedë thuhet edhe se ishin në drekë me “Shefin e madh”. Sipas prokurorisë, “Shefi i madh” është Saimir Tahiri. Saimir Tahiri tha se në kohën që prokuroria pretendon se ka ngrënë drekën në fjalë, ai nuk ndodhej fare në Shqipëri.

“Unë ndodhesha në Bruksel me Klajda Gjoshën, Nasip Naçon dhe kam dalë në konferencë me komisionerin për Zgjedhim. Nuk ka si të isha edhe në konferencë, edhe në drekë”, tha ai.

Një tjetër akuzë e prokurorisë ishte ajo ku thuhej se Saimir Tahiri ishte aq i lidhur me vëllezërit Habilaj, sa njërin prej tyre e ka pritur në zyrë. Ish-ministri e hodhi poshtë edhe këtë akuzë. “Në atë ditë unë kam qenë në zyrë me Adriatik Llallën, Visho Ajazin dhe ministrin e Drejtësisë, Nasip Naço, pasi atë ditë ishin arratisur 7 persona nga Burgu i Drenovës”, u mbroj ai.

Tahiri hodhi poshtë edhe lidhjen me Jaeld Ccelën. Ai tha se në periudhën që flet prokuroria, Ccela nuk ka qenë më drejtër i Policisë së Vlorës. Ish-ministri tha se organi i akuzës nuk ka asnjë provë konkrete kundër tij dhe se gjithccka e bazon mbi informacione të shtrembëruara mediatike dhe akuza të politikës.

Gjatë seancës doli në pah edhe një mosmarrëveshje dhe mungesë koordinimi mes prokurorëve të çështjes, në momentin kur njëri prej gjyqtarëve të trupës gjykuese kërkoi nga organi i akuzës saktësimin se për çfarë episodesh akuzohej ish-ministri i Brendshëm. Njëri prej prokurorëve foli për katër episode, ndërsa prokurori Vladimir Mara përmendi edhe bllokimin e katër tonëve drogë në fshatin Babicë të Vlorës në tetor të 2017. Por, për këtë sasi droge është arrestuar dhe është në gjykim shtetasi Armand Koçeli.

Ky është akti i fundit i sagës së hetimeve dhe gjyqit ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, në përfundim të të cilit mbetet për t’u parë nëse prokuroria do të arrijë që të bindë trupën gjyqësore me prova për dënimin e tij. Ajo që duhet thënë, është se deri më tani ish-ministri i Brendshëm ja ka dalë mbanë që të fitojë të gjitha betejet me organin e akuzës. Prokuroria kërkoi arrest me burg si masë sigurie, por Tahiri ja doli mbanë që të merrte një masë më të lehtë, atë të “arrestit shtëpiak”, masë që më vonë u hoq. Tahiri fitoi edhe të drejtën e gjykimit të shkurtuar, por pa njohur fajësinë.

Në shkurt, prokuroria kërkoi shtyrjen për herë të gjashtë të afateve të hetimeve, por gjykata i dha disa ditë afat që të mbyllte dosjen dhe ta dërgonte atë për gjykim, ose të pushonte hetimet.

Këto janë betejet dhe vendimet e ndërmjetme të përballjes mes Saimir Tahirit dhe prokurorisë. Tani beteja ka mbërritur në aktin final, atë më të rëndësishmin. Nëse Saimir Tahiri do të dënohet sipas kërkesës së prokurorisë, pra atë me 12 vite burg, atëherë ai do të dënohej me 8 vite burgim, duke përfituar nga vendimi që i njeh gjykimin e shkurtuar, që i ul dënimin me një të tretën.

Zvarritja e hetimeve

Nga momenti i marrjes së Saimir Tahirit si të pandehur e deri në mbylljen e hetimeve dhe dorëzimin e dosjes për gjykim në Gjykatën për Krimet e Rënda, Prokurorisë iu desh që të shtynte plot pesë herë afatin e hetimeve.

Kjo detyroi gjykatën që t’i linte afat deri më 12 mars të këtij viti, në të kundër dosja duhej pushuar. Afati i vendosur nga gjykata detyroi organinin e akuzës që të mbyllte dosjen dhe ta dorëzonte atë për gjykim edhe nën “presionin” e Saimir Tahirit.

“Gjithçka që po ndodh e ka kapërcyer çdo limit të kohës kur mund të bëhet një hetim. Një gjendje e tillë mjegullnaje nuk mund të vijojë më. Hetimet janë zgjatur pesë herë, ka kaluar çdo afat i arsyeshëm, zgjedhja duhet të marrë zgjidhje në një mënyrë apo tjetër. Drejtësia e vonuar nuk është më drejtësi, e nëse kjo ndodh me mua, imagjinoni se çfarë ndodh me të tjerët, që përplasen para gjykatave”, deklaronte në fillim të shkurtit ish-ministri i Brendshëm.

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në ““Tahiri”, luhet akti final! Prokuroria është e paqartë para gjykatës: Gjithë pikëpyetjet e organit të akuzës”

  1. ta says:

    saimiri ka te drejte,por ne mes ka hyre djalli berishë?

  2. Komentuesi says:

    Kur isha i vogel,para 50 vjetesh,degjonja burrat e shtepise qe thoshin,TRE VETA VARIN NE NJERI.Pra ishte fajtor apo jo, mjafton tre veta te benin deshmi, qoft kjo e rrem,personi denohej.Edhe historia e Saimir Tahirit keshtu eshte.Mjafton qe Berisha,Basha,Meta,Fallxhorja te trillojne nje akuze,ta ilustrojne me fjale te bukura,me ndonje videopergjim ne studion e shqup-t dhe Saimir Tahiri drejte e ne burg.Prokuroret dhe gjykatesit,dihet se jane ata qe Berisha i ka “helmuar” me para te madhe, ku akoma edhe sot, ata veprojne nen urdherat e tij.Tahiri,mund te denohet,por ama ne mendjen e shqipetareve do jet nj denim i kot,i stisur nga kundershtaret e tij,qe dje ai kur ishte minister,u prishi gjithe plantacionet e droges ne Lazarat e kudo ne shqiperi.Kete ata nuk ja harrojne dhe sot kerkojne t’a hane te pjekur.Aq te pashpirt jane.Do zoti Tahiri nuk denohet.

  3. BRSS says:

    TAHIRIT TI RRUAJN KARIN SE PROKURORET GJITHSHKA E KAN TE MONTUAR DHE PA PROVA NENJE KOHE QE NE KATANIA MBYLLET HETIMI DHE DEL I PASTER KETA PLERAT TAN QE VETEM PROKUROR NUK JAN POR HAJDUTER E TE LIDHUR ME KRIMIN NA FLASIN BUDALLALLEQE KETA DUHET TE ARRESTOHEN PER INSKENIME TE ÇESHTJES KETA BAJGAT E PROKURORIS SAIMIRIT TI RRUAJN TOPET

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *