“Takimi te Gjiri i Lalzit dhe ulja e toneve të Rama-Basha?”: S'ka gjë më të mirë se dashuria në politikë, por janë të papërgjegjshëm. Unë po pres

11 Shtator 2019, 18:27Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta ka sulmuar kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, duke thënë se kanë treguar mungesë përgjegjshmëria gjatë kohëve të fundit, por shtuar se më shume këtë e kanë treguar vitin e fundit.

Njeheresh presidenti ka ironizuar në përgjigjen e tij per uljen e toneve kohet e fundit mes Bashes dhe Rames, teksa tha se s’ka gjë më të mirë se dashuria për politikanët, por më e rëndësishme është përgjegjshmëria.

Ulje tonesh, pakt Basha- Rama?

Nuk ka gjë më të mirë sesa dashuria por me rëndësishme për një politikan është përgjegjshmëria dhe unë mendoj se ata të dy kanë reflektuar një mungesë të përgjegjshmërisë prej një kohë të gjatë, në mënyrë të veçante gjatë këtij viti.

Kjo ka qenë një situate artificiale, ky polarizim nuk ekziston poshtë në shoqëri, çdo gjë është e imponuar nga lart, një antagonizëm i orkestruar nga lart, ndonjëherë më duket se është e orkestruar nga jashtë për ta mbajtur në një ngërç Shqipërinë… një vend që duhej t’i ishin hapur negociatat me kohë.

Nëse ata reflektojnë tani është gjë shumë e madhe, ua kam kërkuar prej kohësh, e pamundur deri tani për shkak të vullnetit të tyre.

Takimi me Ramen tek Gjiri i Lalëzit?

Skam pasur mundësi të takohem me Ramën, por vazhdoj e pres, unë i takoj të gjithë se kjo është detyra ime.

Pse nuk e thirrët Këshillin e Sigurisë Kombëtare pas informacioneve për djegie të Kuvendit?

Për informacion në fjalë, ka mbërritur në datën 7 qershor, por unë kam ardhur në 8 pasdite, së dyti nuk besoj se do të zgjidhte diçka Këshilli i Sigurisë Kombëtare, se të gjithë ishin në fushatë, sikurse e thash kam bërë përpjekje për tu takuar me Rucin por ka qenë në Tepelenë.

Por i gjithë gjykimi i situatës ka qenë kompleks dhe çdo vendimmarrje e mëvonshme do të ishte e padobishme, se nëse do të dilte diçka jashtë kontrollit do të ishte shumë e vështirë…

9 komente në ““Takimi te Gjiri i Lalzit dhe ulja e toneve të Rama-Basha?”: S’ka gjë më të mirë se dashuria në politikë, por janë të papërgjegjshëm. Unë po pres”

  1. lora says:

    O Like,po ja ku eshte Tepelena ,as 2 ore nga Tirana, plus qe ka edhe helikoptere e ta sillnin Rucin brenda gjysme ore.
    Ti prite deri te nesermen o flori … A te bukur sebep, gjete Rucin ti qe s’ishte ne Tirane..
    Po pse o z.president ne ikje per kaqola na merr te gjithe zotrote?

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Floriri I hyp majes se Tomorrit por Tepelena eshte ne Kine dhe sja kishte sakatin.. Ndrikull je o flori.. Ja hodhe topin Rucit.. Trego pak “dokumentet” qe disponon..

  2. USA says:

    Rama si duket jua futi te gjitheve.

    1. Studenti says:

      Padyshim o USA se Rama nuk eshte i ardhur kurse e gjithe banada qe sot ka marre peng kete vend vjen nga malet!Ky eshte ndryshimi esencial i qytetarise dhe malokerise e fshataresise qe shkon deri tek kenga “Ma gezofsh o Baftjar” dhe “O Salhe tu befsha ferre ,merr pushtetin dhe nje here,e treta dhe e fundit shperndarrja e tortes tek shkallet e pallatit te kultures me legena qe ka hyre ne Gines!Rama ka thene: Mire ja e bera Shqiperin m rruge,pallate,infrastrukture,po po nuk u be njeriu,vjen nje kohe e injoranca i perpiu!

  3. Veshgues says:

    Z.Meta sic the edhe vete keta te PS (edhe Amerikanet per Reformen) nuk i kane marre parasysh keshillat e Venecias! Mirpo ky precedent mund te vazhdoj edhe per Shkarkimin tend si President! Pra jo kaq pordhacllek fshatari (si Berisha dikur) se do te qendrosh President deri me 2022.
    Prit iher!
    Nese po Luan ndonje loje me Ps per te blere vota deputetet, prap keq eshte per ty! Sepse po u votove ne Parlament, pavaresisht se mund te fitosh, per publiku quhesh i shkarkuar!
    Po qe se merr beshe se do te hedhin ne Parlament, besoj me mire per ty eshte doreheqja!
    Pastaj me SPAK si duken punet? Reci thone eshte ba burg si kamp pushimi!

  4. mik says:

    Te gjitha shenjat tregojne se Likja do jete koke Turku. Gjendja aktuale e kekrkon nje te tille.

  5. marjani says:

    nuk dua te ndyj gojen me mostra te tilla

  6. Juristi says:

    Intelektualisht,presidenti yne eshte super katunar.Ndoshta eshte, maximumi, per kryetar komune ne ndonje fshat te Skraparit.I ka shprehjet fiks si katunar,lere pastaj kur flet dhe ben rolin e te zgjuarit me krahasime injorantesh,qe i thote shprehje popullore me trunin e tij.

    1. zen says:

      Sakte ……“When it comes to politics, some people know a lot, most people know nothing and many people know less than nothing.” – ka thene dikushi, presidenti ne ikje i perket kesaj katergorise se fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje