Zbulohet CV-ja e çuditshme e deputetit: Pa koment!

11 Shtator 2019, 13:08Blog TEMA

Deputetët “e rinj” që morën mandatet në pranverën e vitit 2019 do të mbeten rast studimor për natyrën unike të krizës, zëvendësimit dhe impaktin në parlament dhe në politikë.

Në raportin“Parlamenti në kohën e krizës: monitorim dhe analizë janar-gusht 2019” publikuar nga Instituti i Studimeve Politike jepet vlerësimi pozitiv për angazhimin në fjalime e debate të disa prej tyre, (Murrizi, Hajdari, Gjoni, Maliqi, Roshi, Përmeti, Musaj, Dhimitri, etj), por edhe një vlerësim kritik për një pjesë tjetër të deputetëve me tregues minimalë të efikasitetit dhe investues në rënien më tej të besimit publik tek parlamenti.

Konkretisht, në raport theksohet se “integrimi i deputetëve të rinj në politikë u shoqërua gjithashtu me shqetësime dhe shpesh edhe me investim në dëm të imazhit të parlamentit dhe të vetë politikës.

Disa deputetë nga prurjet e reja u keqpërdorën nga media dhe vetë ata preferuan të ishin viktimë e titujve kryesore ne media dhe e debateve spekulative. Kjo pjesë e deputetëve demonstroi mungesë të theksuar profesionalizmi, të njohurive politike dhe të integritetit në angazhimin e ri parlamentar”.

Për konkluzione të tilla ekzistojnë fakte, analiza, të dhëna monitoruese, etj, por ndonjëherë mjafton edhe një detaj për t’i thënë të gjitha, – për shembull, si kjo CV-ja zyrtare e njërit prej deputetëve aktualë 2019, pra në kohën kur parlamenti do të duhej të ishte tempulli i demokracisë, të kishte cilësi përfaqësimi dhe kur Shqipëria pret të nisë bisedimet për anëtarësim në BE (!!). Pa koment!(ISP)

7 komente në “Zbulohet CV-ja e çuditshme e deputetit: Pa koment!”

  1. Kasem gahinji. says:

    Dakord, por ku eshte cv.? Osé meso te shkruash.

  2. Plaku says:

    O shkrues i këtij të ashtuquajturi shkrim …. Po CV ku është ?!!!!!!

  3. iliri says:

    Po keta jan futur o nga LULI e o nga META!
    Atyre duhet me ja faturu pergjegjsin per kandidaturat qe kan sjell per deputet.

  4. Bureto says:

    Mirë, po kush është ky? Është deputet dhe si “përfaqësues” i popullit, kështu edhe paguhet nga taksat tona, cilido nga ne ka të drejtë ta njohë, apo jo? Pa le më faksimilja e CV-së së tij, që s’tregon asgjë. Të tilla lajme nuk janë fare serioze, sidomos kur referohen një institut studimor (ISP) si ky që ka dhënë këtë informacion.

  5. Xhaxhi says:

    Koordinator shkruhet me dy o…
    Nëse budallai është ende në doktoraturë nuk ka si të jetë koordinator universitar.

  6. me kete shkrim kuptohet qe ne cv eshte shkruar profesioni deputet, pasi ne te kaluaren e tij nuk ka pasur asnje profesion dhe nuk kishte cfare te shkruante.

  7. Don says:

    Ky artikull shkruesi e paska bere stazhin tek CNN…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje