Zyrtari i “Venecias”: S’ka zgjedhje me 13 tetor. Biseda me Ramën, presidenti dhe qëndrimet e opozitës

Ndërsa mazhoranca, opozita dhe Presidenti vazhdojnë debatin rreth 13 Tetorit, Komisioni i Venecias e ka kuptuar qartë këto ditë në Tiranë, se atë të diel në Shqipëri nuk do të kemi zgjedhje.

Për A2 CNN Thomas Markert, Sekretari i Komisionit për Demokraci Përmes Ligjit, pohoi se nuk ka parë asnjë përgatitje për një proces të ri zgjedhor në vend, ndërsa mendimi për veprimtarinë e presidentit për 30 qershorin pritet të publikohet më 11 tetor.

A2 CNN: Presidenti ka një tjetër datë. 13 tetorin, vetëm dy ditë pasi ju të jepni opinionin final nga Komisioni i Venecias.

Markert: Është një koincidencë datash. Por unë mendoj se në praktikë nuk do të ketë zgjedhje më 13 tetor.

 Nuk është një datë e ligjshme, data e dekretuar e presidentit Ilir meta për 13 tetorin?

Markert: De fakto, nuk mendoj se janë duke u bërë përgatitje për mbajtjen e zgjedhjeve, me aq sa unë jam në dijeni.

Por a e ka shkelur Presidenti i Republikës ligjin me zhdekretimin e 30 qershorit?

Markert: Nuk do të komentoj tani opinionin që do të publikohet muajin e ardhshëm.

Përgjatë 48 orëve në Tiranë, të deleguarit e Venecias kanë pasur takime me përfaqësuesit më të lartë politikë.

Markert: Opozita parlamentare nuk ka një qëndrim të unifikuar, por qëndrime të ndryshme. Ndërsa opozita jashtëparlamentare, i ka të qarta qëndrimet e saj.

Po qëndrimi i kryeministrit Edi Rama cili ishte?

Ju e dini që kryeministri Rama ka qenë shumë kritik për atë që bëri Presidenti i Republikës. Ne diskutuam dhe për rolin e presidentit. Çfarë ai duhet të bëjë, ka të drejtë të bëjë e çfarë jo, si dhe për pasojat e këtyre veprimeve.

Burimet nga takimi me komisionin hetimor i thanë A2 CNN se çështja do të trajtohet në aspektin ligjor dhe kushtetues. E po kaq teknik, pritet të jetë edhe opinion final, ku në thelb do të përmbajë 8 përgjigje për 8 pyetjet që komisioni hetimor ngriti për veprimtarinë e Presidentit të Republikës, lidhur me 30 qershorin.

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Zyrtari i “Venecias”: S’ka zgjedhje me 13 tetor. Biseda me Ramën, presidenti dhe qëndrimet e opozitës”

  1. Konstitucionalisti popullor says:

    Po kuptuat gje nga pergjigjet e ketyre ju e une, do shperbehet ODHIRI.
    Keta jane mjeshtra per te mos thene asgje ne 40 faqe.

    1. Raimond vlonjati says:

      Nga menyra se si flet ky charlatan politikan i Venecias , kuptohet se per kete , garbage from Venecia ,
      Kryeministri eshte me lart ne hierarkine e pushtetit se Presidenti

      Mendo tani se cfare drejtesie mund te presesh nga ky mut .

      Vini re se si arsyeton ky palaco , kur flet per daten 13 Tetor

      Ky nuk arsyeton mbi bazen e Ligjit , nese eshte apo jo e ligjeshme data 13 Tetotr,
      por ky thote “ nuk kemi pare pregatitje per zgjedhje per daten 13 Tetor “
      Hahahaha. Hajde Gjyqtar hajde ! 😂😂😂😂

      Skandaloze ! Edhe Habilajt e Saje qorrit , kane nje mendim me koherent dhe principal kur flasin per dicka qe , nese eshte e vertete apo jo

      Me nje fjale , kemi 30 vjet qe e kemi lene shtetin tone ne duart e ketyra perfaqsuesve te Europes ,
      qe jane pa asnje dyshim funderina morale ,dhe kjo esht fatkeqsia jone , qe rijme e degjojme tani keta mut mutesh re kurves Europe , se si genjen

      Enver Hoxha i paskav njohur keta monstra dhe paska bere shume mire qe nuk ka pranuar te bashkohet me ta

      Po te ishim bashkuar ne keta ne 1944 , sot Shqiperis do ishte e copetuar per orekset e fqinjeve ,
      sepse keta europianet jane sherbetore te ideologjive kriminale te kryqezatabe
      dhe nuk kane aspak respekt per popujt qe nuk kane te njejtin religjion me ta

      Dy fjale per Meten :

      Meta esht nje mut muti , nje kriejese e piste dhe e paskrupullt ,qe ta cosh ne burg i ben mire
      por ne kete rast e drejta eshte ne anen e Meres. dhe i duhet dhene e drejta ,
      Sepse tregojme qe jemi shtet formues

      Ndryshe tregoheni bageti , pavaresisht ca thote ky sharlatani i Venecias

      Ne fakt ky me ngjan , si dy pika uji me , te derguarit dinake te Venetikut , kur vinin ne Kruje te takonin Skenderbeun

      Mirepo atehere Shqiperia kishte ne krye , sic thote dekorata e Kongresit Amerikan, nje “ Gjeni ushtarak dhe diplomat klasi ,te jashtezakonshem”
      qe ua fuste koken ne hale ne cdo aspekt krimbave te Venetikut

      Ndersa tani jemi qelbesirat e hajdutit Rama qe ju lepihen

  2. USA says:

    Po presidenti ne ikje beri dhe gafen tjeter do digjej parlamenti nuk lajmeronte dot rucin ne Tepelene se ishte per nje sebeb familjar me

    Per keta ka rendesi familja (mafie) jo Republika.

  3. Koco says:

    Meta Informacionin e klasifikuar për zjar vënjen e parlamentit , ja ka servirur si hombrellë apo rrufe pritëse për të përligjur destabilitetin e inskenuar në bashkë punim Meta me Xhihadistin , anti shqiptarin Sahli Teroristin e Grupin Kriminal bandën e Xhoke Zinjëve të Përbindëshit , Vampirit Berishë .

  4. Free says:

    Ky kokerr daulle do ta haj tullumin se u shit te asfalua

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *