U zbulua planeti me jetë? Astronomët publikojnë zbulimin e madh: E jashtëzakonshme, ja planeti që ngjan me Tokën

12 Shtator 2019, 13:15Hi-Tech TEMA

Një trup qiellor i përcaktuar si “K2-18b” shihet si një kandidat shumë premtues në kërkimin e gjurmëve të jetës jashtë Tokës. Kështu beson një grup astronomësh, po pse?

Në kërkimet e gjata për gjurmë jete jashtë planetit Tokë, astronomët ndoshta kanë hedhur një hap të rëndësishëm përpara. Për herë të parë ata zbuluan avuj uji në atmosferën e një planeti të largët. Të dhënat janë botuar në revistën shkencore “Astronomia e natyrës”. Bëhet fjalë për një ekzo-planet 110 vite dritë larg, K2-18b. Zbulimi i tij është bërë me ndihmën e teleskopit Hubble ka bërë të ditur grupi ndërkombëtar i studuesve.

“Të gjesh ujë në një zonë me probabilitet banimi, e ku nuk bëhet fjalë për Tokën, kjo është diçka e jashtëzakonshme”, tha një bashkëautor i studimit, Angelos Tsiaras nga University College në Londër. “Kjo na çon më pranë tek përgjigja e një nga pyetjeve më bazike: A është Toka unike?”

“Ne nuk mund të përjashtojmë, që në sipërfaqen e këtij ekzoplaneti gjendet ujë i rrjedhshëm, por mendoj, se kjo është vërtet e mundur”, shpjegon kolegja e Tsiaras, Giovanna Tinetti. Tek ky trup qiellor duhet të ketë një temperaturë që është e afërt me atë të Tokës.

K2-18b me gjasë përbëhet nga silikatet, që në masë të madhe përbëjnë edhe koren e Tokës, si edhe nga akulli. Ky planet që vjen rrotull diellit K2-18, ka qenë zbuluar ndërkohë, që në vitin 2015 nga teleskopi i Qendrës Kozmike të SHBA, Kepler. Dielli K2-18 është një yll i vogël i kuq në konstelacionin e Luanit.(dw)

2 komente në “U zbulua planeti me jetë? Astronomët publikojnë zbulimin e madh: E jashtëzakonshme, ja planeti që ngjan me Tokën”

  1. Lani says:

    vari K. pa lidhie. cna duhet qe ta shkaterrojme sic po shkaterrojme token. no thnx

    1. Mo says:

      Atje nuk shkohet dot me kte teknologji qe kemi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje