Balla i përgjigjet Murrizit: Harroje ti se paskam dashuri për Bashën, kam respekt për dialogun politik gjithëpërfshirës

12 Shtator 2019, 11:26Politika TEMA

Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla duke iu përgjigjur Myslim Murrizit u shpreh se shumica nuk ka dashuri për Lulzim Bashën, por respekt për dialogun. 

Gjatë fjalës në parlament Balla ftoi sërish opozitën jo parlamentare për të qenë pjesë e tryezës së reformës zgjedhore. 

“Zoti Murrizi ua kemi thënë kemi pasur vetëm një çështje kusht për reformën zgjedhore, votën e shqiptarëve jashtë. Paraardhësit tuaj nuk e duan, shpresoj që ju të jeni dakord me këtë çështje.  

Përsa i përket rekomandimeve të OSBE-së për një vend si Shqipëria që vitin tjetër drejton ka presidencën janë detyrim.  

Padyshim historikisht teksa janë bërë reforma zgjedhore është punuar në mënyrë koherente me opozitën parlamentare dhe jo parlamentare. 

Në rezultatet e zgjedhjeve të fundit, PD-LSI rezultojnë parti parlamentare, harroje ti se paskam dashuri për Lulzim Bashën, por kam respekt për dialogun politik gjithëpërfshirës.  

Në komisionin e reformës i është lënë edhe një karrige bosh PD-së për të ushtruar të drejtën e saj për propozime.  

Nëse nuk duan, nuk do të thotë se reforma zgjedhore do të mbetet peng. Rudina Hajdari dhe Gjiknuri komunikojnë në mënyrë të vijueshme.  

Komisioni prej sot do të ketë edhe dy anëtar të tjerë, grupi i partive të djathta, zoti Alimadhi është propozuar nga grupi dhe zoti Shameti, një jurist i shquar, një vlerë për komisionin. Do të kemi një kod të ri zgjedhor pas këtij procesi” tha Balla. (TemA) 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje