Ditmir Bushati thumbon mazhorancën: Nuk them dot që jemi vendi i shqiponjave, Skënderbeut, Nënë Terezës, por vendi i padrejtësisë, pafytyrësisë, i kapur nga grykësia e një grupi njerëzish

12 Shtator 2019, 11:01Politika TEMA

Ish- ministri Ditmir Bushati ka vijuar sulmet ndaj mazhorancës, duke treguar një sërë çështjesh që e shqetësojnë.

Nga foltorja e Kuvendit ai u shpreh se ndjehet keq kur sheh gjendjen ku ndodhet vendi.

Bushati u shpreh se ndjehet i shqetësuar kur sheh që paratë e vendit po fokusohen veç në disa duar dhe nuk po i shpërndahen të varfërve.

Fjalimi i plotë: 

Që në fillim dua të deklaroj se marrëveshja që po shyrtojmë sot për mbrojtjen shoqërore ndërmjet Shqipërisë dhe Kandasë, së bashku me Rregulloren Administrative për zbatimin e saj, është një lajm shumë pozitiv për marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kanadasë, por mbi të gjitha është një lajm i shumëpritur nga bashkëkombasit tanë që jetojnë në Kanada. 

Në Kanada, nuk jetojnë thjeshtë 70 mijë shqiptarë, të cilët, janë përgjithësisht pjesë e diasporës së re shqiptare që kanë lëvizur apo kanë emigruar drejt Kandasë pas ndryshimeve demokratike në vitet 1990, por edhe nga eksperienca dhe kontaktet,  bashkëpunimi që kam patur me to, mund të them pa frikë se në Kanada apo në Amerikën e Veriut përgjithësisht jeton një pjesë e mirë e ajkës së shoqërisë shqiptare. 

Prandaj dhe vëmendja e shtetit, shoqërisë, e strukturave tona, sidomos ndaj kësaj pjesë duhet të jetë e posacme. Është kjo arsyeja që për këtë marrëveshje është bërë një punë voluminoze. Unë i dëgjova dhe shqetësimet që ngritën kolegët e tjerë parafolës për nevojën e një marrëveshje me Italinë e Greqinë sidomos. 

Më duhet t’ju them që hapat e para drejt kësaj marrëveshje janë hedhur në 2015 kur ne firmosëm marrëveshjen e qëllimeve të mira, që përcaktonte jo vetëm mbrojtjen shoqërore, njohjen e kontributeve të punës, por mbi të gjitha edhe lehtësinë përsa i përket aksesit në shëndetësi, jo vetëm për personat e vijës së parë, por edhe për personat që kanë lidhje me vijën e parë.

Nuk ka asnjë pengesë të karakterit politik nga Italia apo Greqia për të shkuar drejt një marrëveshje të ngjashme, por siç u tha këtu, me numra ndoshta të ekzagjeruar, shifrat në Itali dhe Greqi janë shumë herë më të mëdha. Është kjo arsyeja që ka hezitim për të përballuar detyrimet që burojnë nga kjo marrëveshje, si nga Italia ashtu dhe nga Greqia, pavarësisht se vijimësisht këto çështje janë ngritur nga të gjitha nivelet e shtetit shqiptar, duke filluar nga Kryeministrit dhe të gjithë me radhë.

Ajo që kemi kuptuar nga bashkëpunimi me shqiptarët e diasporës, është e thjeshtë, pavarësisht progresit që ne kemi bërë në këtë drejtim.

Së pari, shqiptarët nuk duan barrë nga shteti amë.

Së dyti, kërkojnë njohje të kontributit, të djersës së tyre për zhvillimin e shoqërisë, sepse jo pak herë kanë shërbyer si valvul shkarkimi për ekonominë shqiptare edhe në momentet më të vështira që kemi pasur gjatë tranzicionit.

Së treti, angazhimi i mazhorancës tonë për ti dhënë zë në vendimarrjen, në jetën publike. Ndoshta jemi ndër vendet e fundit në Europë që nuk kemi mundësi të japim mundësinë njerëzve tanë për të votuar. Që nuk kemi mundësi tu japim njerëzve tanë që jetojnë jashtë atdheut mundësinë pse jo, për të patur në të ardhmen edhe një numër vendesh në Parlament të dedikuar ekskluzivisht për to. Sepse, nuk ka një rrugë tjetër sesi mund ti bëjmë ata më aktiv në jetën tonë.

Çfarë kemi bërë ne për diasporën?

Kemi bërë atë që do të bëntë çdo shtet normal dhe kemi bërë në fakt, pak. Jemi përpjekur për të revolucionalizuar shërbimet konsullore e për ti bërë ato me kosto më të ulët në rrugë digjitale, me sa më pak abuzim. Kemi bërë dy samite, si mazhorancë, që besoj se kanë hedhur një hap pozitiv drejt ndërtimit të një marrëdhënie më të mirë besimi ndërmjet qeverisë, Parlamentit, politikës dhe diasporës që jeton jashtë atdheut.

 Por, kemi bërë pak edhe për shkak të dobësive që kemi si shtet, si shoqëri, për të mbrojtur shqiptarët jashtë Atdheut. Besoj se ky duhet të jetë një prioritet tjetër dhe duhet ta kërkojmë dhe ta mbështesim financiarisht dhe nga burimet njerëzore edhe këtë si prioritet.

Dëgjova kolegët dhe besoj se biem dakord që sot për sot, 30 vjet nga rënia e regjimit komunist, ne jemi në një dilemë të madhe. Si të mbrojmë shqiptarët jashtë atdheut, nga njëra anë dhe nga ana tjetër, si t’ia bëjmë jetën më të lehtë shqiptarëve që jetojnë këtu brenda atdheut. Është fakt që shqiptarët vazhdojnë dhe e lënë vendin e tyre. Nuk bie dakord me opozitën që tenton ta portretizojë apo vizatojë këtë thjeshtë dhe vëtëm si një fenomen që lidhet me qeverisjen tonë. Në fakt, ky ka qenë një trend i pandashëm për fat të keq gjatë këtyre 30 viteve.

Por, ajo që duhet të na bëjë përshtypje është fakti që 30 vite më pas, 20 vite më pas, 10 vite më pas, ne jemi në një gjëndje ekonomike më të mirë se ku kemi qenë para pak kohësh. Por, për fat të keq jemi duke përjetuar një krizë vlerash. Kjo krizë vlerash nuk vjen nga mungesa e të mirave, por nga padrejtësia, nga aksesi në shpërndarjen e të mirave.

 Kjo krizë nuk vjen nga përtacia, as nga mungesa e dëshirës së një qeverie për ti mbajtur shqiptarët brenda atdheut, por nga mpirja që sjell mungesa e shpresës. Kjo krizë nuk vjen nga e ashtuquajtura injorancë e turmës, por nga grykësia dhe pafytyrësia dhe paaftësia mbi të gjitha për të ndërtuar një sistem vlerash.

Ne na duhet që të ndërtojmë një sistem vlerash. Ne na duhet që të jemi të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë në këtë temë sepse mendojmë që kapitalizmi grabitqar që kemi ndërtuar këto 30 vite të gjithë së bashku, kush më shumë e kush më pak, nuk premton për të bërë një hap gjigand përpara. Nuk premton për të ndërtuar tregimin tonë si komb. Për të ndërtuar narrativën tonë.

Ne, nuk mund të themi më që jemi kombi i Shqiponjave, nuk mund të themi dot që jemi kombi i Skënderbeut, i Nënë Terezës, nuk mund të përdorim një patriotizëm fals vetëm kur mbushim stadiumet tona dhe brohorasim për kombëtarën tonë bashkë me shqiptarët që vijnë nga vise të tjera për të brohoritur. 

Ne na takon që sot, të gjithë së bashku të përcaktojmë se cilat do të jenë qëllimet e kombit tonë për 10-30-40-50 vitet e ardhshme. Ku do të jetë Shqipëria, çfarë toke do të jetë Shqipëria? Mund të ju marr rastin e Izraelit, një vend mes shkretërirës, sot është një nga vendet më të zhvilluara në botë. Pse? Sepse, izraelitët vendosën një qëllim, vendosën një objektiv, kërkuan që vendin e tyre ta bënin vendin e dijes. 

U bazuan tek ekonomia e dijes dhe novacionit. I thanë botës që toka e tyre është tokë e bekuar. Le të mos futemi në këtë debat historik, por, objektivat që duhet të përcaktojë një komb janë të domosdoshme dhe këto objektiva duhet të kenë gjithashtu diasporën në pararojë të tyre.

Më kujtohet një nga debatet me njerëzit e diasporës në Boston, në Universitetin e Harvardit, ku një nga shqiptarët më të mençur që unë kam njohur më tha: e di si është kjo punë? – Ne të diasporës kemi arritur një standard të caktuar jetese dhe jemi nga ato njerëz, e thënë në mënyrë cinike, që mund të themi sot a ke nevojë për çadër pasi ka dalë dielli.

E pra, ne na takon që ne në radhë të parë ta bëjmë këtë vend më të jetueshëm, ne në radhë të parë ta bëjmë këtë vend më të drejtë, ta brandojmë këtë vend, t’i vendosim etiketën këtij vendi se për çfarë duam të njihemi.

Ne të gjithë këtu para se t’ia drejtojmë gishtin njëri-tjetrit duhet ti bëjmë pyetje vetes, ku isha unë, 2-3 javë, muaj apo 2-3 vite para se BE të merrte vendimin për Shqipërinë?

Miq, mos ta harrojmë, Evropa ka jetuar 550 vjet pa Shqipërinë. Mund të jetojë dhe 500 të tjera. Po ne do ia falim vetes? Në rast se ne do tia falim vetes, cfarë do thonë fëmijët tanë?

Kur kam qenë student në Hollandë më tregonin rastin e Shqipërisë për vitet 1995-1996 për humbjen e shansit historik për të pasur një marrëveshje asociimi me BE. Unë nuk dua që vajza ime dhe djali im nesër të mësojnë të njëjtën histori që kam mësuar unë në 1995-1996 në 2015, 2020, 2025. 2035.

Kjo nuk është një çështje e majtë e djathtë, po nëse doni si socialist, si progresist, si politikan si qytetar, më shqetëson përqëndrimi I të ardhurave në një grusht njerëzish, më shqetëson prirja jonë për zgjidhje të lehta në vend që të punojmë për modele të qëndrueshme.

Edhe pse kam respekt maksimal për kapitalin, më shqetëson që ne vazhdojmë të eksportojmë kapital njerëzor 30 vite pas shembjes së regjimit komunist. Më shqetëson që ne nuk kemi ende dot një partneritet besimi dhe zhvillimi të qëndrueshëm me diasporën.

Më shqetëson fakti që edhe pse duam një orë e më parë të hapim procesin e bisedimeve për anëtarësim në BE-në, nuk kemi 1, 2, 5 apo 50 njerëz nga diaspora që të vijnë këtu e të punojnë me ne për ta modernizuar Shqipërinë, që të vijnë këtu të ndërtojnë një sistem gare, një sistem më të drejtë, më të qëndrueshëm për ta branduar Shqipërinë si e para për në trenin e Evropës në këtë rajon.

39 komente në “Ditmir Bushati thumbon mazhorancën: Nuk them dot që jemi vendi i shqiponjave, Skënderbeut, Nënë Terezës, por vendi i padrejtësisë, pafytyrësisë, i kapur nga grykësia e një grupi njerëzish”

  1. Dada says:

    ky po tregohet idiot fare se i duket vetja se eshte i mire se po e lavdron opozita po do ta haje keq se boll ka fituar idiot po kur je mbi kal dukesh bukur .idiot leket i marrin firmat per ndertim
    pse nuk shperndan rrogen tende te varfereve. jo taksat e mia

    1. Doni says:

      Shume i zhgenjym nga ti Ditmir, qenka e vertet qe qenka spiuni i Serbise. Nuk ma merrte mendja qe do shiteshe edhe ti.

    2. Pamuk O[turkoshakeve]: jemi birazere! says:

      CMENDURI te mendonte dikush te kunderten, dobicat e sulltan muratit pranojne te veteten: JOSHQIPTARIZMIN!

  2. BOHOTINA says:

    Ore gazetar! Sa kollaj e perdoni fjalen “sulm”. Ku e sheh sulmin. Ish ministri jep mendimin e tij se si duhet bere me mire per te ardhmen.

    1. Komentuesi says:

      Zoti Ditemir,me sa kuptohet flete me gjuhen e te djathteve,Berishes,Bashes,Metes dhe Fallxhores.Ndoshta do jete e vertete ajo qe kemi degjuar se Bushati do te kaloi me Partine e vetevendosjes se Albin Kurtit.Do na vije keq nqs do te ndodhin keshtu,se nderi dhe pristigji i Zotit Bushati eshte ne ps-te,ajo qe e mbajti kaq vite dhe i krijoi mundesit te ngrihet ne majat e larta te kesaj partie.Ai eshte politikan dhe kuader i denjt,i mire i respektuar.Do na vije keq qe neser te thon se Ditmir Bushati eshte ineresaxhi.

  3. rrema says:

    DITEZI Bushati, meso te besh autokritike ose pirdhu nga partia, ka ikur koha e Enverit dhe babait tend qe gjith jeten te jesh sekretar i pare i partise…..

    1. ana says:

      Hahaha te beje autokritike. Po pse? Ti e ndalon mendimin ndryshe ne nje parti? Epo qeke RK!

      1. Shaqo says:

        Sa te pelqen RK moj ana… po jo 24 ore me RK ne goje…

  4. leko says:

    Hiqeni kete klysh komunisti…..

    1. ben says:

      Hiqeni kete
      Qe te jete vetem I biri I kristaqit dhe nipi I spiros
      Mbesa e beqirit
      Dhe te beje ca kokaine nipi I enverit.
      O njerez te mbaruar nga rrenja ne dege.

  5. ME EMER says:

    Shume me vend ..!

  6. shqiptari i ilirise says:

    Po vehten tënde e ke futur brenda grykësisë dhe padrejtësisë?
    Se ju mender politikanët tanë kur jeni në krye,i shkelin me këmbë shqiptarët.Kur mbeteni pa gjë,shani dhe nëmni gjithshka.Por e bëni për të dalë në krye prap,kuptohet!

  7. ME EMER says:

    .. Po c`rrendesi ka , kur gjer dje ishe shok me ta ..?!

  8. Emigranti says:

    Po kur ishe ministër i jashtëm pse nuk flisje hapur po i dërgoje pasaportat e emigrantëve me autobus hidhje valle në Kretë sa të dhanë kaurët për të mbyllur gojën apo i harruam ato tëndet legennnn.
    Prandaj t’a futi i gjati se nuk ishe burrë me dy rr.

    1. Eli says:

      Ti o Ditzi na knaqe me sherbimet konsullore…me ardhjen tande diaspores “ju hapen dyert” ne ambasadat dhe konsullatat shqiptare.
      Ti je nji turk i ndyte qe as u mundove me e fsheh urrejtjen tande per katolicizmin. Asnje katolik nuk emnove ambasador apo konsull.
      Ti qe na jep mend sot shkatrrove PS ne Shkoder e sot po don me na dhane mend se si duhet e cka duhet me ba. Sa ishe minister u zvarrite si kacamidhi e se hape gojen, e tesh qe te shkarkuan me ceremoni nga cdo post kritikon te tjeret….nuk i beson kush intrigave tuja.
      Shkosh ne fund te ferrit.

  9. Falcon says:

    Gjëra me vend, apo jam gabim?
    Çfare të keqeje ka, t’i thuash gjerat ashtu si jane. Ndoshta do ishte mire te fliste keshtu edhe kur ishte minister, por me mire vone se kurrë!

  10. Doda says:

    Qe ta heqin kte klysh komunisti nga PSja cilin te marin kelyshet e ballisteve kolaboracionisteve dhe llumin e kti vendi ne PS PSJA esht pasardhesje e ish partis punes qe votohet nga familjet e deshmorve dhe njerezve me integritet e moral o debil ti qe komenton me siper , PSja nuk esht e atij kurves homoseksualit drogmen me tuta kom miu , por esht e familjeve patriote dhe me integritet , rrugaçet alabaket dhe kolaboracionistet ballisto zogist vendin e kan tek PDja ,

  11. Doda says:

    Qe ta heqin kte klysh komunisti nga PSja sic e quan ti o pler me siper ne koment nga cilin te marin kelyshet e ballisteve kolaboracionisteve dhe llumin e kti vendi ne PS , PSJA esht pasardhese e ish partis punes qe votohet nga familjet e deshmorve dhe njerezve me integritet e moral o debil ,e kam me ty qe komenton me siper , PSja nuk esht e atij kurves homoseksualit drogmen me tuta kom miu , por esht e familjeve patriote dhe me integritet , rrugaçet alabaket dhe kolaboracionistet ballisto zogist vendin e kan tek PDja, edhe kti drogmenit nudist do ja qim ate motren me vot po beni durim ,

  12. Beni says:

    Ti je ndryshe nuk je si ata

  13. faro says:

    Bushat!
    Mos harro se je DEPUTET!
    Deputeti propozon rrugezgjidhje! Ankesat janë pjesë e personalitetit të të paaftit!

    1. Ladi says:

      Po ku ishte ky perse sfliste keshtu kur ishte minister?

  14. ***** says:

    Rrenjosja e atij mentaliteti qe pershkruan Bushati me lart mund te nuhatet edhe brenda vete artikullit (pa llogaritur komentet). E ashtuquajtura analize (i thencin) nxjerr nje konkluzion qe te ben te kuptosh (sipas meje) qe arsyeja se perse Bushati po ben autokritike eshte sepese kerkon te thumboj mazhorancen, dhe jo per te nxjerr ne pah problemet qe kane realisht 30 vite qe vazhdojne te egzistojne.
    Pra medemek objektivi i Bushatit iste thumbimi i mazhorances per qellimet e veta, dhe jo mundimi per te evidentuar problemet qe karakterizojne shoqerine tone.
    Ndoshta eshte e vertete qe Bushati mund ta thumboj mazhorancen per qellimet e veta, por te me thote dikush nese ato qe ka thene ai nuk jane te verteta? Dhe a duhet te jete shqetesimi yne te dime nese ndjenjat e mazhorances jane te thumbuara ose te ledhatuara; apo mos duhet me mire te shqetesohemi e te perpiqemi te analizojme cdo pike qe parashtrohet si problem?

  15. Ragipi says:

    O Ditmir lideri i leshit po ku ishe ti sa ishe minister pse nuk i tregove rruget we populli duhej te i ndiqete por mbasi u hoqe nga tepsia po na tregon prralla kush te beson se po mos ia fut kot por formoje VV dhe ta shohim cka do te besh.

  16. Helen Serb says:

    Pse,ju rre menija ju shqiptarve !?
    Vend i sorrave t zeza dhe korbave pabuks
    Skenderbeu ?
    Nji dylber sulltani qe per hakmarrje ngrinte prita t pabesa grykave shpellnore kundra civilizimit te superfuqis se kohes,dhe kto i quante “beteja”!!!
    Nen Tereza ?!
    S dinte me fol shqip.
    Edhe emrin e ndrroji..

    Hajt t ma gzofshi ate Koken E Koles !!!

  17. USA says:

    Realist dhe i pakorruptuar ben dallim nga ishministrat tjere te ps. Soc progresist Go Go.

  18. Ilir says:

    Fajin e ka Rama qe fut ne qeveri pordhacë, pa asnje kontribut ne PS. Ata te lene ne balte sapo duhet ta dorezojne karriken. Njesoj e pesoi me Blushin, Kokedhimen, Hafizin, e shume te tjere.
    Nxirr mësim Edo!

  19. Feriali says:

    Ky eshte morali yt o zotri, qe u pasi i emroje disa ambasadore u rrije pas ca injorantve, por qe xhepat i kishin me pare nga punet e pista. Ky ishe ti dhe ky je. Sot na ben moral. Turp.

  20. DITMIR BUSHATI , DORA VET !???? says:

    I SHKARKUAR, I IDHNUAR, I SHTERUAR, I PABURRËRUAR,
    I ABANDONUAR , NGA INATI I MOTIVUAR, GATI ME MULLIXHIUN PËR TË SHKUAR.!

  21. Shaqo says:

    Sa te pelqen RK moj ana… po jo 24 ore me RK ne goje…

  22. Un grabis ti grabit ne grabisim says:

    Thjeshte tallen pak me budallejnte qe akoma besojne ke keto hajdut PS PD LSI kanceri i shqiperise

  23. Enver says:

    Te gjithe komentuesit qe shkruajne kunder ketij fjalimi te iish minstrit te jashtem Ditmir Bushati ose nuk e lexojne shkrimin fare dhe nisen nga titulli intrigues ose jane militante te semure te partise dhe pjese e grabitjes.

    1. Doli e ky says:

      Po ku je mor pordhac i vogel fare, u bane edhe ti te kritikosh njeri, ti paske pas hallin qe te hoqen si minister, ha mut edhe ti si M.Hafizi

  24. Askushi says:

    Teorikisht z.Bushati keni sh. te drejte. Praktikisht duhet te punonit dhe te punoni (te gjithe pa dallim partish, sepse nuk jane probleme partish) per ti aritur keto qe thoni ju. Ps. Dhe po nuk u be deri ne fund reforma e drejtesise dhe te vihen ne pikat mbi ” I ” ne disa ceshte, skemi per te hecur perpara.

  25. BARDHYL says:

    TE MJERET NE SI POPULL QE DHE PARTIA SOCIALISTE PO PREDOMINOHET NGA MILITANTET QE QORRAZI DHE ASNJE MENDIM NUK U DUKET I DREJTE POR CDO GJE DO E MASIM ME KANDARIN E MILITANTIZMIT.A NUK E SHIKONI QE QEVERIA KA DALE NGA RRUGA SOCIALE DHE PO SHKON DREJTE RRENIMIT TE SHQIPTARVE.E THENE TROCE QE KORRUPSIONI I QEVERIS PO BEHET ME AGRESIV SE NE KOHEN E PD.SE PO I VJENE RADHA QE TE JAPIM DHE SHQIPRIN ME KONCENSION.SE DHE FEMIJET QE DO LINDIN PAS DY BREZASH DO KENE JO ME PAKE SE NGA 300 EURO BORXH TE HUAJVE SA PO LINDIN.ZGJOHUNI SE POPULLI DUHET TE MARRE DREJTIMIN NE DUART E VETA DHE JO TE DREJTOHET NGA NJEREZ QE PER INTERESAT E VETA CDO GJE MUND TE BEJNE. BARDHI

  26. american says:

    Sa veshtire eshte te thuash drejt ate qe mendon ?? !!! Ngrihen dhjetra ” buburrece ” pas tastierave te paguar apo te shprishur ne gjeneze dhe te bejne per hakaret. Nuk kujdeset njeri per te drejten , per realitetin , per vleren POR per partine… per udheheqesin qe i di te gjitha, per irealitetin , per parate e fituara me njemije pislliqe per antivlerat , dhe me tej per shume kend per pjaten e supes se radhes ..
    Kjo eshte nje gjendje e padurueshme prej se ciles njerezit ikin ikin ikin duke mos kthyer koken pas .. Ky eshte demi me i madh qe po i behet shoqerise Shqipetare vendit dhe te ardhmes se femijeve … ZOTI MARRTE HAK TE SHKAKTARET !!!!

  27. doni says:

    Shume te verteta te gjjitha ato qe thua. Vetem se ju politikanet si majtas ashtu dhe djathtas – merr rastin e Zhelefina Topallit – beheni demokrat te flakte dhe i qani hallet popullit vetem pasi bini nga fiku. Me dyfeqe pas dasme PD, PS, Lesh E LI jemi ngaopur or mik, kshu qe mos harxho frymen kot se nuk ta ve njeri.

  28. Nik says:

    Me duket shume e çuditshme titulli qe zgjedh gazeta, “Thumbon”! Roli i gazetarise ne nje sistem demokratik eshte konstruktiv, jo destruktiv apo cinik! Ne vend qe gazeta te pershendese dhe injurajoje debatin e brendshem ne parti si çelesin e zhvillimit te demokracise dhe partise per fat te keq ben te kunderten; e ve Z. Bushati ne poziten e kundershtarit apo armikut te partise se tij! Kjo me duket shume e gabuar!

  29. A says:

    Shqiptaret besuan se zBushati do te ishte pjese e progresisteve te PS ,prandaj e votuan.Pa asnje difference ideologjike nga e kaluar a z.Bushati mundohet te argumentoj me stilin dogmatik deshtimin per hyrjen e vendit ne BE,nderkohe qe cdo njeri e ka te qarte se mos plotesimi i Qellimshem i kushteve teBE nga partite politike eshte e vetmja arsye…Shqiptaret brenda dhe jashte vendit jane sh.hapa para nga politika ,keshtu qe megjth.perpjekjet partite politike e kane humbur totalisht besimin e qytetareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje