"Futemi në zgjedhje me ose pa Ramën kryeministër", Mul Noka "korrekton" Monika Kryemadhin: Nuk tha kështu

12 Shtator 2019, 14:37Politika TEMA

Ish-deputeti i PD, Flamur Noka ka përgënjeshtruar deklaratën e kryetares së LSI, Monika Kryemadhit, e cila tha se ‘futemi në zgjedhje me ose pa Ramën kryeministër’.

I ftuar në studion e News 24, Noka e hodhi poshtë këtë deklaratë publike të Kryemadhit duke u shprehur se nuk ka thënë kështu.

Zonja Kryemadhi ka bërë me dije se edhe me Edi Ramën opozita fiton. 

Por deri më sot në tryezën e opozitës sot nuk është artikuluar se do të ketë zgjedhje me Edi Ramën. 

Opozita e ka të patjetërsueshëm qendrimin për zgjedhjet “, tha Noka.

I pyetur më tej nëse po krijohet një përçarje mes opozitës, Noka theksoi se opozita ka qendrime të unifikuara.

“Opozita në tryezat e mbledhura ka patur diversitete mendimesh por ka dalë me një qendrim. 

Edhe në tryezën e radhës, qendrimi i opozitës do të jetë unik. 

LSI nuk ka deklaruar se ne do shkojmë në zgjedhje ndryshe nga opozita. Kemi qendrim të unifikuar”, tha Noka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje