Lionel Messi frikëson Barcelonën: Dua projekt serioz dhe fitues të qendroj, s'bënë gjithçka për Neymar

12 Shtator 2019, 10:02Sport TEMA

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, dha një intervistë për SPORT ku preku çështje mjaft delikate.

Ai ende nuk ka debutuar në sezonin e ri për shkak të problemeve që ka dhe duket se do të humbasë dhe ndeshjen kundër Valencias. Argjentinasi në intervistë u pyet dhe në lidhje me afrimin e Neymarit në Katalunja.

“Do të doja që Neymari të ribashkohej me klubin. Të jem i sinqertë nuk e di nëse Barcelona bëri gjithçka për ta rikthyer atë.

Sigurisht, të negociosh me PSG-në nuk është e thjeshtë. Në nivelin sportiv, Neymar është një nga më të mirat në botë.

Klubi do të përfitonte dhe në aspektin ekonomik dhe të imazhit duke tërhequr pas vetes dhe sponsorët që Neymari ka.

Nuk kam kërkuar kurrë që të nënshkruajnë me Neymarin kam dhënë mendimin tim.

Nuk jam i zhgënjyer që nuk firmosi, pasi kemi një skuadër të kompletuar dhe pa Neymarin“, – tha “Pleshti”.

Ai u pyet dhe në lidhje me kontratën e tij në të cilën mund të largohet pas çdo sezoni falas.

Nuk mund të flas për këtë, pasi kam një klauzolë në kontratë që nuk ma lejon.

Mund të them se me Barcelonën nuk dua të më lidhë kontrata.

Këtu jam në shtëpinë time dhe dua të qëndroj sa më të gjatë, por në të njëjtën kohë dua të fitoj, pra dua një projekt fitues dhe serioz”, – tha Messi.

Messi pranon se nuk është mik i ngushtë i Cristiano Ronaldos, por thotë se me kënaqësi do ta pranonte një ftesë për darkë nga sulmuesi i Juventusit.

Të dy rivalët e përjetshëm panë që rrugët e tyre të kryqëzohen edhe një herë në gala-në e fundit të çmimeve të UEFA-s. Të ulur përkrah njëri-tjetrit në rreshtin e parë, dyshja u pyet për raportin mes tyre, pasi kishin kaluar shumë vite rivalitet të ashpër për çmimet kolektive dhe individuale.

Ronaldo, i cili e la Messin vetëm në La Liga, kur u largua nga Real Madridi te Juve, në vitin 2018, përsëri tregoi admirimin dhe respektin e tij për argjentinasin.

Ata e kanë fituar nga pesë herë secili “Topin e Artë”. Këto ndjenja janë të ndërsjella. Duke pasur parasysh këtë, me Ronaldon që kishte sugjeruar që ai dhe Messi të takoheshin për donjë darkë, ikona argjentinase thotë se do të ishte i lumtur ta kalonte kohën në kolegun portugez.

I pyetur nga gazeta katalanase “Sport”, nëse ai do të pranonte një ftesë për darkë nga CR7, Messi tha:

“Po, nuk kam asnjë problem në lidhje me këtë. Gjithmonë kam thënë se nuk ekziston ndonjë problem mes nesh.

Ne mund të mos jemi miq, sepse nuk kemi ndarë kurrë një dhomë zhveshjesh së bashku, por gjithmonë e takoj atë nëpër ceremoni të shpërndarjeve të çmimeve dhe nuk kam asnjë problem. 

Ne në fakt kemi biseduar me njëri-tjetrin për një kohë mjaft të gjatë në ceremoninë më të fundit. Nuk e di nëse do të ketë një darkë mes nesh.

Varet, nëse rrugët do të kryqëzohen për arsye të dukshme. Secili ka jetën dhe angazhimet e veta. Por, padyshim, unë do ta pranoja ftesën”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje