Presion i pandershëm mbi Lulzim Bashën për një marrëveshje të re!

12 Shtator 2019, 18:56Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Tani që gjithë aleatët formalë të Lulzim Bashës, kanë hequr dorë nga kushti i uljes në tryezë pa Edi Ramën, si pengesë për dialogun. 

Pas LSI, edhe Agron Dukës, sot dhe Fatmir Mediu këmbëngul që duhet të ulen në tryezë me Edi Ramën për zgjidhjen e krizës. 

E parë nga jashtë duket sikur tani gjithçka ka mbetur në dorë të Lulzim Bashës dhe tek një “Po” e tij.

Madje ata duket sikur po i përkëdhelin sedrën, sikur ai e ka në dorë uljen në tryezë, për një Marrëveshje të re.

Por e vërteta është se ky është një presion i pashpirt mbi Lulzim Bashën dhe jo një përpjekje për ta mbivlerësuar vendimin e tj.

Kjo këmbëngulje tregon më shumë zhgënjimin nga ajo që Basha ka bërë para 30 Qershorit, se sa rrugëzgjidhjen që duhet të gjejnë tani. Dhe sa më shumë të këmbëngulin për këtë gjë, aq më të vështirë do t’ia bëjnë Lulzim Bashës ta pranojë këtë gjë.

Nëse aleatët e Bashës e kuptojnë se nuk ka asnjë zgjidhje pa u ulur në tryezë me Edi Ramën, Lulzim Basha e kupton se ky nuk është fillimi i zgjidhjes së krizës, por fillimi i dhënies së llogarisë së tij për atë që ka bërë.

Në Shqipëri nuk ka ndryshuar asgjë, që Lulzim Basha të heqë dorë nga ky kusht. Në emër të këtij kushti, ai nxori PD-në nga Kuvendi dhe nga zgjedhjet, duke i kthyer në gjendjen e parapluralizmit në Shqipëri.

Natyrisht që ai ishte një kusht fallco, dhe i gjithë revolucioni siç e pranon dhe Ilir Meta, ishte një situatë artificiale. Por ndërsa të gjithë janë të lirë ta pranojnë këtë, Lulzim Basha nuk është i gatshëm të paguajë për këtë gjë.

Ndaj përpara se të nxisin Lulzim Bashën që të ulet me Edi Ramën, aleatët e tij duhet t’i heqin atij frikën se nuk do marrë përgjegjësi për këtë gjë para partisë së tij.

LSI mund t’ia falë këtë gjëmë që i bëri, se shpreson se i rikuperon deputetët e humbur. Aleatët e PD, nuk kanë çfarë humbasin, veç 30 për qind të rrogës që u ulet si ish deputetë. 

Por Lulzim Basha ka çfarë humbet. Ulja në tryezë me Edi Ramën tani mund ta shkarkojë atë nga detyra e kryetarit të partisë, pasi është një kapitullim pa kushte i rrugës thellësisht të gabuar që ai ndoqi për nxjerrjen e PD nga sistemi.

Dhe përderisa ky vendim nuk ishte i tij, por i Sali Berishës, ai nuk mund të ulet në tryezë, pa e marrë këtë vendim Sali Berisha. Ky i fundit nuk ka ndërmend ta hedhë atë hap, pasi ka parimin që Basha e di vetë se çfarë duhet të bëjë.

Ndaj gjithë ky presion ndaj Bashës është ose përpjekje për ta ndarë atë nga Berisha, si e vetmja mënyrë që të shmangë shkarkimin, ose presion mbi Berishën që ta tolerojë këtë dështim. 

Nëse Basha hyn në konflikt me Berishën, duke marrë shkas këtë krizë dhe duke i lënë atij përgjegjësinë për “revolucionin”, do të jetë një akt i madh reformues, por duke mos qenë i sinqertë mund ta shkatërrojë dhe më shumë Bashën.

Për ta bërë këtë, ai duhet së pari të pajtohet me opozitën parlamentare, të ribashkojë PD-në dhe ti thotë Berishës “ose me ne ose vazhdo rrugën”. Por po bëri këtë, nuk i duhen më aleatët që po e ftojnë në tryezë me Ramën.

Nga ana tjetër Berisha nuk është i gatshëm ta dorëzojë Bashën në tryezën e Ramës, për të dalë nga kjo situatë.

Në këto kushte nuk ka për të ndodhur asnjëra dhe statukuo-ja e pas 30 Qershorit do jetë i vetmi sukses i gjithë palëve. 

Problemi është se ulja në tryezë kërkon kokën e Lulzim Bashës dhe ai nuk është i gatshëm ta dorëzojë atë “në sini”, si trofe për të filluar zhbllokimin e krizës në vend. Ai nuk e ka aq të lehtë sa Monika, Mediu, Duka apo Shehi, uljen me Ramën.

Ai ka më shumë problem uljen me Berishën, për të folur hapur se çfarë duhet të bëjnë, për të dalë nga spiralja ku kanë hyrë. Dhe kjo është një bisedë që do shtyhet gjatë.

Aq  gjatë sa njëri prej të dyve, të marrë i pari guximin që të pranojë se dështuan, ose guximin për t’ia lënë përgjegjësinë atij që e mori këtë vendim.  

Deri atëhere, të gjithë do bëjnë, sikur me dialogun po merret dikush tjetër dhe nuk është problem.

Madje kam frikë se dhe më 2021 do të jemi vonë dhe do të themi se nuk jemi gati për zgjedhje, se nuk jemi ulur akoma  për Kodin apo reformën elektorale, me pretendimin se “Ai” dikushi që duhet t’i ulte në tryezë nuk është shfaqur akoma.

Në fakt ai nuk do shfaqet kurrë, derisa dikush nuk është i gatshëm të paguajë për atë që ka bërë.

30 Qershori nuk mund të ketë dy fitues, edhe Edi Ramën edhe Lulzim Bashën. Dhe ne e dimë kush ka humbur.

Nëse do vazhdojmë ta trajtojmë humbësin si fitues, nuk duhet të presim zgjidhje prej tij.

18 komente në “Presion i pandershëm mbi Lulzim Bashën për një marrëveshje të re!”

  1. Veshi says:

    Aventura ish Minorances Parliamentare mbaroi dhe aventurieri duhet te ikij pa buje; te mos dale fare ne skene dhe as te mos degjohet nga prapaskena si Berisha.

  2. ben says:

    30 qershori
    Ka 1 humbes te certifikuar nga KQZ dhe propaganda rilindase
    Dhe ka 1 humbes te certifikuar nga OSBE.
    Kush duhet dhe kush do japi llogari tashme eshte e qarte.
    Sic eshte e qarte tashme se kush eshte shumica ne shqiperi.
    Fakti qe Basha duket se nuk I ka dhene rames garanci per ikjen e sigurt duket se eshte 1 e mire publike e shoqerise shqiptare.
    Nese Basha do vazhdoje me te njejten linje, fitorja e PD dhe opozites do jete jo vetem spektakolare po do jete edhe fundi I trazincionit ne shqiperi sic duket se do jete edhe fundi I ndikimit te krimit te organizuar ne politike.
    Duket se bandat dhe oligarket jane trembur
    Po nuk kane pare asgje akoma

    1. Epiriiiiii says:

      Ben….. paske Pjerdh fare. Shko vizitou. Basha nuk i ka dhene Garanci Rames te iki.??? pse mo kaqol kush eshte Basha???? Donald Trump eshte….. se kupton qe Be dhe USA si ka dhene Garanci 2B te ikin ndaj dhe kerkojne te bejne REVOLUCION ARTIFICIAL ne got te ujit. Ik mer ilaçet plako sa nuk eshte vone se do na kepusesh ndonje Perrlè tjeter

    2. Ladi says:

      ben..qënke me aluçinacione.

    3. Ladi says:

      ben.. qènke me aluçinacione…..

  3. lymi says:

    AKOMA NUK E KENI KUPTU SE LULIN NUK E PJERDH NJERI…..
    NE PD SA TE JETE GJALLE PLAKU MERE BERISHA DO BOHET CKA THOTE AI SEPSE SKA ASNJONI BYTHE TE KUNDESHTOI SHOKUN ENVER SALI RAM BERISHEN….
    KY ESHTE NJE KOMUNIST LEGJENDAR….

  4. uskania says:

    Duhet ecur me reformën edhe pa Lulushin.

  5. Arber says:

    Berisha pret garanci nga rama e miqte e tij te drejtesise qe ai dhe familia e tij nuk preken.Kete garanci e do me shkrim por me shkrim nuk ja jep dot rama se i iken koka nese e mban fjalen.Po ja dha kete garanci rama ,berisha e detyron me mjetet e veta te ulet me ramen e te hyje ne zgjedhje me te dhe e shkarkpn e i jep pd jozefines ,mikes se perbashket te Berisha-Nano-Rama.Kurban si gjitjnje behen dibranet per lirine demokracine e integrimin! Meqe eshte luli dibran e ka frike me e deklaru.Por jo gjithmone do behen dibranet per kombin.Rasti eshte qe sic dhe zoti ndalon kurbanet.Luli te ngrihet kryeminjster e sa me shpejt e ti qeroje nga skena me shpejtesi drite e pa pike frike gjithe plehrat e tranzicipnit politiko-ekpnomik te vendit.Nese nuk ben kete ai nuk eshtr dibran e te shohe qejfin e vet.

  6. Detari says:

    akoma me bashen merreni ju?

  7. Permetari says:

    Me Ramen nuk duhet bere asnje marreveshje. Ai duhet ta mbylle mandatin e tij deri ne fund dhe ne qofte se ka shprese per kete vend, SPAK do te kete kohe te fuse ne burg 75% te PS deri ne 2021. Rama ne fund do te ike me vrap ne qofte se merr garanci se nuk denohet, por pas nje vite do perfundoje ne Rec. Gjermania po ia kendon kengen, keni durim.

  8. X says:

    PD eshte shitur perfundimisht!
    Saliu e privatizoi dhe pastaj e shiti…eshte momenti per forca te reja opozitare…

  9. Xhelili says:

    Dmth Basha e di vete ate qe duhet te beje, dhe po e bone hap syte.Hajde koqe kandari Bashe ça zanati ke vendosur te besh. Lere “detyren” kur nuk e ben dot

  10. Ladi says:

    ben..qënke me aluçinacione.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje