Roli i Feçor Shehut dhe ç'më tha gruaja e Haxhi Hajdarit

12 Shtator 2019, 10:26Politika TEMA
Roli i Feçor Shehut dhe ç'më tha gruaja e Haxhi

(vijon nga numri i kaluar)

Nga Shyqri Mollaj

Shoku Shaqir, sa rrini dhe merreni me keto gjera krej bajate qe s’ju kane hije aspak (nga ana njerzore te pakten), ndersa do t’ua kerkonte ndera dhe do ishte mire per ju shoku Shaqir, qe si mik i babes suaj, Bejto Fasllise, ju te gjeni një shok a mik tuajin ose nepër arkivat tuaja, duke pare se ku mund ta ketë varrin ky njeri (pra Haxhi Hajdari), dhe pse ia zhduken edhe eshtrat? Dhe jo te denigroni figuren dhe emrin e Haxhi Hajdarit neper gazeta!

1.Pse e hoqen nga puna vellaun e te shoqes se Haxhiut, pedagogun e gjuhëtarin e njohur Xhabir Topallin, ish pedagog ne Institutin e Larte Pedagogjik?

15.Po Pjetrush Pajen si të dyshuar qe dinte se ku flinte Haxhiu pse e rrahen në kishën e fshatit Rrjoll aq shumë deri sa ju vdiq ne duar? (Gjithashtu, ai që u vra me Hazhiun ishte djali i të zotit të shtëpisë ku u strehua për ca ditë, dhe kur kërkoj të dilte nga shtepia për t’mos i rrezikuar i zoti i shtepisë nuk e la të shkonte vetëm por i dha të birin besnik).

(Per te denigruar figuren e tij, ju thoni nuk ishte mirë me shëndet Haxhiu, ai nuk vuante nga asgjë por javë më parë në shtëpi fëmijët në lojë e sipër rrezojnë mangallin dhe i bie në kembë uji i valuar. Kur heq çorapen ajo i hiqet edhe me një shtresë lëkure. Kaq).

2.Pse Mit-hat Zaçe pranoi (ne prezencen time) që të takohemi një ditë e të bisedojme gjerë e gjatë me djalin e madh të Haxhiut, Feridin, t’i tregonte se ç’dinte ai, por e lamë një ditë tjetër që të ishte më i qetë se ishte i sëmurë. (ai vdiq mbas këtij takimi).

Po takimin me shokun e babës tend, Lilo Zeneli, në shtëpinë e tij në Durrës në prezencën e nuses se djalit dhe të vetë të shoqes së Lilos ku, bashke me djalin e vogël të Haxhiut, Sadedinin shkuan të takonim në vitin l992. Ai na tha ca të vërteta që thoni edhe juse:“Enveri kish planifikuar një grup të madh në Shkodër duke bërë spastrime”, ku futeshin ai vetë, (pra Liloja), babai juaj, Bejtoja, e ndonjë deputet tjetër i asaj kohe dhe ndonjë kuadër duke i futur në një rreth të kuq.

Lilo Zeneli na dha përgjigje se: ”Kapja gjallë e zgjerimi rrethit do ju bëhej gjyq dhe në gjyq kish frikë qëndrimin e tyre”, sfidues siç ndodhi me gjyqin e Muho Balës. Në fund, Lilo Zeneli na tha: ”Te vërtetat e mia dhe të shokëve të mi nuk do i marr me vete në varr,por, mbas vdekjes sime, eni dhe kerkojani familjarëve të mi një kasetë ku keni të shkruajtur me zërin timë çdo të vërtetë për mua, Haxhiun dhe shokët e mi”. Mbas vdekjes u kërkua kjo kasetë por ajo s’u gjet kurrë.(!)

Ju shoku Shaqir thoni se me ate emision se “dikush donte që të paraqesë veten desident”. Jo i dashur, familjes së tij apo kujtdo qoftë prej tyre, mbushni nje “zetor” me dekorata dhe çonja atyre peshqesh, nuk do tundohen sepse kurrë nuk i kërkuan ato dhe as ju hynë në punë as dje dhe as sot.

Ju bëni përpjekje që të denigroni figurën e tij duke e quajtur “të sëmurë mendor” se dikush ju tha se iku nga nje dasem pa i thënë njeriu, apo se ngrihej nga tavolina papritmas.Ju pyes, në se është kështu: A ka rënduar njeri me fjalë, a ka ofenduar kënd Haxhiu?!

Por kur në tavolinë të ulën njerëz pa vlerë apo që flasin “broçkulla” kush dëshiron t’i dëgjojë, rri e i dëgjon, kush jo, ngrihet. Ju thoni se i gjeni nepër arkiva, kurse në fund pranoni se ç’shkruante Feçe-orri ishin shpifje e gjera të paqëna.Pra, kanë apo jo vërtetësi dosjet e dizinformacionet. Për këtë rastin e Feçes thoni jo,pyes: po për të tjerat?

Se Haxhiu qe flinte ne shtepine e gruas ne qytet një ditë mori fishekë, pushkë e pistoletë,se hipi fare lirshëm në një taksi dhe shkoj në shtëpinë e tij, në fshatin Golem. Po, ai shtepinë e gruas e kish mu në mes të qytetit, ngjitë postës. Nuk e di mori apo s’mori taksi, po ai kish makinë dhe shofer besnik, s’kish nevoje për taksist, shtepinë e vjehrrës e kish në një rrugicë qe asfalti prekte murin dhe deren e shtepise dhe, fshati Golem nuk eshte më teper se 3 km. larg qytetit.Siç duket në vendimin që po mirrte nuk do ua linte miqve belanë me çante fishekësh e armë në dhomën ku flinte. Imori me vete.

Ju thoni se ai që e donte të vdekur Haxhiun ishte Feçorr Shehu. Jo zotri. Ishte vete Enver Hoxha. Mos valle Feçorri urdheroj gjeneral Vaskë Gjino-n të vinte në malesi, të instalonte e shenjëstronte mortajën për në grykën e shpellës.Këtë shpiegim e bën vetë Vaskë Gjino që ia tregon nipit të tij në burg, (Muho Bales) se si e thirrën, ç’i thane etj. Ketë e bënte vetëm Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu, e jo Feçorri.

Nuk kishte tager Feçorri te asgjesonte nje deputet me artileri! Por me qe jemi ketu, mund te pyesni gjithe Shkodren dhe Malesine e saj shoku Shqir, se para se te shpallej “armik” Haxhi Hajdari, nje nga njerzit qe e respektonte me shume ate ishte Feçorr Shehu! Gjithe Shkodra e mban mend se kur dilnin ne piace, Feçorri e lejonte tre hapa para, Haxhine, dhe vete me te tjere e ndiqnin nga pas ne xhiron qe behej asokohe. Dhe e gjitha kjo ne shenje respekti, pasi Feçorri e dinte dhe e shihte mire se çfare respekti i behej Haxhiut ne te gjithe Shkodren, pasi si deputet, ai priste dhe percillte qyetetare dhe katundare hallexhinj, dite e nate duke qene per ta si Perendia.

Haxhiu e kishte kthyer shtepine ne zyre pritje te popullit dhe ua zgjidhte hallet e tyne, aq sa me shume njerez shkonin te ai, se sa te zyrat e shtetit ne Komitetin Ekzekutiv, Komitetin e Partise etj etj.

Në fund doni të bëni paralelizma Haxhi-Bejto. Babane tuaj e kam njohur vetëm fizikisht. E kam pare duke pire kafe edhe me babane tim ne Tavernen e “Rusmaxharrit”. Kafeja e dyte mbas Kafese se Madhe. Tavernen e kisha afer shtepise dhe shkolles.

Kur Haxhiun e vrane, familjen ia internuan dy here, kuse  nipin ia denuan me pushkatim, ia falen jeten dhe i lane 25 vjet, ku më pas  e ridenuan edhe me 22 vjet shtese, ku ishit ju zotni qe babai e kishte shok e mik te ngushte?!

Juve shoku Shaqir, shteti monist ju çoj me studime jashte.(kurse ajo Haxhiut me femijë në internim). Babane tuaj nuk e luajtën nga asnjë post. Edhe kur mbaruat studimet nga jashtë shtetit, kishit një post të privilegjuar. Kështu në kohën e diktaturës, kështu edhe mbas “demokracisë”, ministër dhe diplomat në Moskë. Nuk them se ishte diçka keq dhe se nuk e meritoni, por nuk ju shkon paralelizmi me familjen e Haxhiut.

Ja ç’më ka treguar e shoqja Haxhiut:

“Erdhen pa zbardhur dita dhe na than: bëni gati plaçkat e doemosdoshme se do niseni per rrugë. Shtëpia ishte e rrethuar me polic. Një kamion para shtëpisë. Mblodhëm ato ç’kishin. Na lanë sipër kamionit disa orë në diell. Pesë fëmijët, nena Haxhiut plake dhe unë. Kaluam Beratin. Unë njoha kalanë dhe Kombinatin. Ecëm edhe ca dhe ndalëm. Ishte vonë. Na ndalëm para një godine. Zbritëm. Na priti kryetari këshillit dhe na tha; kjo është dhoma. Nuk dija në cilin fshat ishim. Asgjë s’lëvizte. Shkarkuam plaçkat.Mua s’më mirte gjumi. Pashe rreth kodra e male si hije të frikshme. Nuk fjeta fare.

Ate buk qe kishim femijet e hengren rrugës. Ç’të hanin fëmijët në mëngjes. U shtriva mes fëmijve. Kur pashë konturin e drites dola në dritare. Në pravaz pashë dy buk dhe shishe qumeshti. Si t’i kish sjelle zoti me doren e vet. Por kisha frike t’i mirrja. Mos ishte provokim! Por uria e femijve doli më e fortë. Hapa dritaren dhe i mora. O zot le te jetë një mrekulli. Dhe ashtu ishte. Kështu edhe të nesërmen. Kështu herë mbas here. Mba disa vitesh e morëm vesh kush na i sillte aty:I pari mjeku që jetonte ne katin e dytë, pastaj fshatarë të tjerë…”

Se ç’respekt kishin fshataret për këtë familje të internuar pyet në Fushë Peshtan e jo rrenat e letrat dërguar nepër dosje siç i dërgonte Feçorri me shokë. Ma gjej një gënjështër e broçkull te lutem në këto që shkrova?

Edhe unë fola dhe dhashë atë intervistë për RTSH dhe fola siç dija të vërtetën, jo duke e ngatrruar me dosjet tuaja qe ju na I nxirrni si problem vetem pas emisionit?! Unë po të them vetëm një fakt që s’do zgjatem dhe fare që pak njerëz e dinë: Me 1 maj 1963, rreth mesnate isha në izolim disa orë.Atë ditë pata një zënëkë me një njeri të njohur të nomenklaturës sepse nuk mora parulla për parakalimin e 1 majit.Ai më fyejti duke më thënë; nip i tradhëtarit dhe më pështyri.

Unë s’ia bëra të gjatë dhe e godita aq fort sa ia thyeva kocken e hundes.(isha me të rinjt e boksit në atë kohë). Ate natë më morën nga dhoma, më çuan në një tjetër. Aty ishte një burrë i lidhur për karrige, me gjysmë të fikti, gjak e uje poshte në çimento. Rreth polic dhe i shkurtëri Feçor në mes.

Më tha: “E njeh këtë? Jo i thashë. Mbas një shpulle nga ai, më kërcënoj: “Shihe mire”! Nuk pa zgjatem më.Ky njeri i lidhur dhe i rrahur oshte Muho Bala. As qe e dinim se ishte ne hetuesinw e Shkodres. Ju sigurisht nuk do e besoni për vetë faktin se nuk keni provuar asgje në kurriz dhe me ç’farë shihet nga shkrimi i pëlqeni edhe sot…(isha 17 vjeç dhe më vonë më bënë gjyq popullor në lagje. Pasojat më tej s’kanë rëndësi fare.

Ju shoku Shaqir thoni:“përralla me topa e flakë- hedhes” (në intervistë). Po ku e çuan trupin e deputetit e kolonelit Haxhi Hajdari mbasi e ekspozuar ne oborrin e Degës ashtu te vrare e te coptuar pa koke. Atë ditë aty, në sfond krekosej gjakatari Feçorr?!

Ti si ish nomenklaturës dje e sot, ndihmojeni atë familje qete gjendet vendi i eshtratve.Eshtrat ia shkrinë me flak-hedhes, e lanë pa namë e pa nishan apo e varrosen diku qe s’dihet. Na ndihmo shoku Shaqir, ta dime per ndere.

Shihni ne ato dosjet tuaja e na thoni qe të paktën në fund të lani veten e borxhin ndaj mikut të babës tuaj. Mos u merrni më denigrime. Ahere më thoni janë të vërteta këto?

Jam i sigurtë se po të lexonte babai juaj shkrimin tuaj për shokun e vet sigurisht do thoshte: “Kujdes birë, kujdes me të vërtetën e gjakun e tjetrit”.

Po kështu edhe Lilo Zeneli që s’foli asgjë nga këto që thoni ju, bile për veten u tregua mjaft modest duke e qujtur Haxhiun Hero dhe se Enver Hoxhës i dukej plumbi i vogel për gjoksin e Haxhiut ndaj e gjujti me tre predha mortaje.

I thanë të dorëzohej por ai nuk u dorëzua. Shihte me dylbi që, në shpatin karshi instalohej mortaja dhe nuk u tund as ai dhe as djali i mikut të tij 30 vjeçari Nosh Kola.Të dy u coptuan nga predhat e copat e shkembit.

Ai (Haxhiu) e priti me qetësi gjithçka dhe ishte i ndergjegjeshëm. Kish qënë partizan, ia dogjën shtëpinë si bazë ku ishin strehuar Vasil Shanto, Jordan Misja, etj., etj., por gjaku i tyre qe tradhëtuar nga ai që kish dhënë urdhër të vritej me top se kish guxuar të thoshte: “Jo kooperativa malore(jo kolektivizimit siç denigroni ju), por atyre malore, dhe jo titullit kulak: ku-laku i shumë e shumë shqiptarëve…jehona e të cilëve vazhdon edhe sot i dashuri Shaqir.

Jam dakort e mirëpres t’më shkruash apo kundërshtosh,e jo vetëm ty publikisht ne shtyp apo dhe ne emailin tim:shyqyrimollaj @ outlook.com.

Në vitin 1975 kam dërguar për botim një roman fantasto-shkencor me titull: “Fundi i Perendive të Olimpit të Ri”.Siç edhe e kupton nga titulli, ai nuk u botua dhe për këtë më hoqën të drejtën e botimit.

Vitin që shkoj promovova romanin me titull “Kur do vijë ajo ditë”? Sigurisht prandaj nuk vjen e as do vijë ajo ditë që shqiptarët e presin e presin, sepse pushtetet sot ne Shqipëri janë vazhdim e inerci e atyre të Perendisë së Olimpiit të ri. Shqiptarët akoma presin Godonë…edhe sa kohë?!

Besoj se do jete e veshtire, sa të jetë mendesija si kjo e juaja. Një mendësi enveristo-komuniste si ti shoku Shaqir, që me shkrimet tuaja nuk bëre gjë tjetër veçse e vrave për së dyti deputetin Haxhi Hajdari.

Pjesa e parë më poshtë:

Shaqir Vukaj dhe e vërteta e vrasjes së deputetit Haxhi Hajdari

7 komente në “Roli i Feçor Shehut dhe ç’më tha gruaja e Haxhi Hajdarit”

  1. Xha teme, i Sateme says:

    “Pordhi kali ne der t’hanit” merreni histori psikopatesh qe u ka mbet ora ne gozhde………….

  2. klemi says:

    Desha ta lexoj artikullin, pasi kam lexuar dhe ndjekur shume materiale per kete problem, por te them te drejten nuk e kuptoj kete artikullshkruesin, i cili me sa duket kerkon te dale sikur vetem ky thote te verteten, kur me sa duket edhe nga shkrimi, nuk di asgje te sakte, por vetem thashe e theme te degjuara lart e poshte. Po keshtu mendoj se shkruesi duhet te jete korrekt ne cfare shkruan dhe te mos marri te tjeret neper goje.

  3. Santa Quaranta says:

    Aq shume e ka respektuar Malesia e Madhe Haxhi Hajdarin sa pas disa muajsh personi qe spiunoi per vendndodhjen e tij u vra dhe ekzekutori nuk u zbulua kurre!!

  4. kodrasadikit says:

    Kur i lexojme keto shkrime dhe vujtjet e popullit tone nen rregjimin e Enver Hoxhes mjerisht na lene pershtypje qe jan te njejta me vuajtjet e shqiptareve ne Kosove ,Maqedoni e Mal te ZI dhe Sangjake -fatkeqsisht …

  5. ceka says:

    Po jo vetem ky artikullshkrues po pothuajse te gjithe qe i qasen historive te tmerreve dhe turpit te asi periode mbeten te paqart.
    Ishte periode bizare dhe ireale, spiunonte gruja burrin, djali babain, vellau vellan, miku mikun, shoku shokun.Spiuni behej viktime, viktima spiun.Zyrtaret e larte benin cmos te ruanion pozitat dhe b….th e vet dhe me ne fund perfundonin si qent te vrare apo te burgosur.

  6. Lexuesi says:

    Enver Hoxha beri shtet me ligje, vendosi rregull, qetesi, siguri, pune, pensione, sherbime sociale falas, shendetesi, aresim, edukim me drejtesi dhe nuk dallohej ministri nga njeriu i thjeshte, qytetari nuk dallohej nga fshatari… Punoi per rritjen e ekonomise dhe standartin e jetes, por deshtoi per shume aresye, nga te cilat dy mbeten kryesoret:
    1. Bllokada permanente borgjezo-revizioniste dhe 2. Aktiviteti i armiqve te brendshem ne bashkepunim te ngushte me tradhetaret dhe kolaboratoret e arratisur.
    Ne se jane vrare apo denuar me burg shtetas shqiptare, 90% e tyre kane shkelur ligjet, ndersa pjesa tjeter mund te jete viktime e fajeve apo gabimeve te pafalshme te administrates shteterore.
    Faje apo gabime te tille ndodhin edhe ne vendet me te zhvilluara demokratike te botes. Te denuarit padrejtesisht ne vendet demokratike, kur vertetojne pafajesine e tyre permes fakteve ne gjykatat e pavarura, shperblehen me miliona dollare nga shteti.
    Ne vendin tone ”viktimat” apo pasardhesit e ”viktimave” bejne propagande dhe politike. Mendoj se i tille eshte edhe ky rasti i mesiperm.

  7. demokrati says:

    Meqenese ky ” shkrimtari ” i nivelit qesharak ben shume pyetje, edhe une po i drejtoj pak pyetje: Pse i hengri bytha Haxhiut dhe iku neper shpella kur pushteti i kishte dhene zyren dhe ne saje te tij iu rrit fama ? Si eshte e mundur qe ti je nipi i Haxhiut, qe je denuar 17 vjec dhe paske punuar 30 vjet ne institucione shkencore ? Si e quan ti kete ? Sikur Haxhiu t’i kishte bere hyzmet punes si shumica e shqiptareve nuk do ta kishte gjetur asgje, as ate dhe as ” nipat “. Iu ka ngrene bytha dhe jua kane kruajtur A mund te na tregosh si quhen sot ne te gjithe boten ata qe jetojne neper shpella ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje