Rudina Hajdari: 21 vjet pas vrasjes së tim ati, pak gjëra kanë ndryshuar për mirë në Shqipëri

Rudina Hajdari ka kujtuar 21-vjetorin e vrasjes së të atit.

Ajo thotë se që nga ajo kohë, shumë pak gjëra kanë ndryshuar për mirë në Shqipëri.

“Sot, pas 21 vitesh, krizat e ndryshme kanë mbërthyer e nuk janë të zgjidhura për shoqërinë dhe shtetin tonë, mbi faktin se sa të lirë e sa të sigurt jemi nga shteti ligjor.

Fatkeqësisht, shumë pak avantazhe dhe të drejta kanë arritur shqiptarët nga ky tranzicion i vështirë dhe nga paqëndrueshmëria politike.

Edhe pse konteksti historik është i ndryshëm, unë mendoj se figura e Azem Hajdarit, liderit të lëvizjes studentore dhe heroit të fjalës së lirë, mbetet frymëzimi më i madh i besimit tek sistemi i demokracisë.

Të rinjtë, por jo vetëm, akoma e kanë në dorë rrugën e drejtë dhe të duhur për të vendosur një shoqëri që nuk i cënohen të drejtat dhe mbrohen në mënyrë të barabartë përpara shtetit të së drejtës dhe i garantohen të gjitha mundësitë që gëzojnë vendet e familjes europiane”, shprehet Rudina Hajdari.(TemA)

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Rudina Hajdari: 21 vjet pas vrasjes së tim ati, pak gjëra kanë ndryshuar për mirë në Shqipëri”

  1. Loni says:

    Hajduteria eshte shtruar…sidomos e politikaneve dhe gjyqtaret….mbase duhet te besh transparente se me cfare lekesh u shkollove ne usa….pra filloje ndryshimin nga vetja

  2. Ujku Plak says:

    Si Babe per ty eshte me i miri ne Bote, sa per Hero eshte Heroi me kare e pa vlere qe kam degjuar e njohur ne jeten time

  3. Xeni pa qime says:

    BABAI JUAJ ISHTE RRUGACE VJEDHES KONDRABANDISTE SPIUNE NDAJE MOS U KREKOSE SHUME SE NESE BEHET NJE SONDAGJE KUSH ISHTE HAJDARI DO TA MARESH VESH TE VERTETEN

  4. ida says:

    Kemi pritur sa te rriteshe ti!

  5. xhemal says:

    kjo vajza e mat zhvillimin me metrin e saj harron qe eshte pjese e kastes per arsye se eshte deputete nga biografia asgje me teper dhe e shikon shqiperine me syzet e saliut me fjjale e ndryshoni shqiperine brenda dites sic jane pasuruar pakica ne shqiperi ,politikane,prokurore ,gjykates bezesmene tere shfrytezuesit e mungeses se shtetit ne keto 29 vjet,zonjes duhet ti kujtojme se shqiperia ngeli prapa nga tragjedite kolektive 94,96,97,98 kete te fundit po e kujton sot,2008,2011,2019 nuk po numerojme shkaterrimin e natyres ,teritorit ,ndertimit te getove rreth qyteteve ku skishte as uje ,drita kanalizime ku te mbyste era miza e mushkonjat ku u perhapen semundje,ku u ndot cdo gje ed.he shpirti i njeriut.per mua shqiperia tani eshte me mire por plaget jane te renda e do duhet nje brez i tere te kuptoje e sakrifikoje per te ndertuar nje vend te begate ku te kete pune,sherbim shendetesor per te gjithe ,arsim per te gjithe ,ambient te paster nje shoqeri demokratike ku te gjithe jetojne ne paqe ,mirekuptim kur gjerat e perbashketa behen shume te rendesishme per jeten ,ku siguria nuk eshte vetem ne dore te policeve etj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *