Shkatërrimi i katër grupeve kriminale, Lleshaj: Lufta kundër krimit të organizuar do njohë vetëm përshkallëzim të mëtejshëm

12 Shtator 2019, 17:34Kronika TEMA

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar pas operacionit ndërkombëtar ku u goditën katër grupe kriminale, duke vënë në pranga 57 persona.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Lleshaj parlajmëron se lufta kundër krimit të organizuar do të njohë vetëm përshkallëzim të mëtejshëm në funksion të përmbushjes së objektivave të mëdha për një Shqipëri të zhvilluar, demokratike dhe europiane.

“Operacioni ndërkombëtar “LIMIT” shkatërroi sot katër grupe te organizuara kriminale me veprimtari në fushën e narkotikëve. 57 persona, në Greqi dhe në Shqipëri janë vënë përpara ligjit.

Ky është një sukses shumë i madh i Policisë së Shtetit, Prokurorisë së Krimeve të Rënda, agjencive të tjera dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë. “LIMIT” është kulmi i një serie të madhe goditjesh që krimi i organizuar ka marrë këtë vit.

Vetëm gjatë këtij viti, ”FORCA E LIGJIT” ka finalizuar 28 operacione, në fushën e trafikut të narkotikëve janë arrestuar gjithsej 170 persona, janë sekuestruar rreth 55 milion Euro dhe shumë gjëra të tjera. Por asgjë nuk mbyllet me kaq. Operacioni vazhdon. 

Lufta kundër krimit të organizuar do të njohë vetëm përshkallëzim të mëtejshëm në funksion të përmbushjes së objektivave të mëdha për një Shqipëri të zhvilluar, demokratike dhe europiane.

Përgëzimet më të mira për Policinë e Shtetit, Prokurorinë e Krimeve të Rënda, agjencitë e tjera shqiptare të përfshira si dhe për partnerët ndërkombëtarë të angazhuar në këtë operacion”- shkruan Lleshaj. (TemA)

1 komente në “Shkatërrimi i katër grupeve kriminale, Lleshaj: Lufta kundër krimit të organizuar do njohë vetëm përshkallëzim të mëtejshëm”

  1. USA says:

    Po emrat a Po i marrim me mend. Weird

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje