VIDEO: Njeriu që do të fotografojë Nju Jorkun për 30 vite rresht

12 Shtator 2019, 12:09Bota TEMA

Një foto çdo 30 sekonda, për 30 vite rresht. Çdo ditë, më shumë se 36 GB materiale që ruhen në dy server të ndryshëm, për të mos humbur. Rezultati, një video mahnitëse e qytetit të Nju Jorkut në timelapse.

Ky është projekti i nisur nga Joseph DiGiovanna, 5 vite më parë. Ai jeton në Nju Xhersi, në një qytezë pranë lumit Hadson, që njihet për pamjen spektakolare të Nju Jorkut.

“U transferova aty 10 vite më parë, por prita 3 vite për të gjetur apartamentin perfekt për atë që doja të bëja. Fatmirësisht, çmimi ishte i përballueshëm dhe e bleva”.

Deri tani DiGiovanna ka “shkrepur” 4200000 fotografi, çdo ditë nga 2880, duke realizuar disa video fantastike, të cilat i ndan me ndjekësit në llogarinë e tij në Instagram. Duke parë nga videot e deritanishme, rezultati përfundimtar do të jetë fantastik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje